web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngriu për 6 orë dhe u shërua, historia e pabesueshme e Xhin Hilard

9 Dhjetor 2021, 09:54, Blog CNA

Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një rast mjekësor misterioz, apo një rastësi fatlume, na provokon një ndjenjë shqetësimi për shkak se nuk dimë apo nuk kuptojmë gjithçka që ndodhi.

Një shembull i tillë ishte ngjarja gati e pabesueshme që i ndodhi Xhin Hilard (e lindur në vitin 1961), një vajze 19-vjeçare nga Lengbaj i Minesotës, SHBA. Mbrëmjen e 20 dhjetorit 1980, Xhin ishte duke u rikthyer në shtëpi, kur makina e saj doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Ishte shumë ftohtë, binte borë dhe frynte një erë e fortë. Xhin e dinte se nuk do të mbijetonte dot në një makinë të prishur deri në mëngjes. Prandaj vendosi të shkonte në këmbë tek shtëpia e shoqes së saj, e cila ndodhej 3.2 kilometra larg.

Gjëja e fundit që mbante mend ishte se kishte arritur në rrugën ku ndodhej shtëpia e shoqes së saj, më pas u shemb pa ndjenja përtokë. Ajo ishte vetëm 5 metra larg derës ballore të shtëpisë. Ishte ora 1 e mëngjesit. Për gjashtë orë, Xhin mbeti e shtrirë në dëborë pa ndjenja teksa temperatura ishte -31 gradë Celsius.

Trupi i saj ishte shndërruar praktikisht në akull. Në orën 7 të mëngjesit, mikesha e saj Uolli Nelson e gjeti trupin e saj të mbuluar me borë para shtëpisë së saj. Ajo e hipi në një makinë dhe e dërgoi me shpejtësi në spital.?Fytyra e saj i ngjante një fantazme. Unë isha e bindur se ajo kishte vdekur?- do të tregonte me vonë Nelson.

Në fakt temperatura e trupit të Xhin ishte shumë e ulët për t?u regjistruar në termometër. Trupi i saj ishte ngurtësuar plotësisht. Mjekët nuk mund t?i ngrinin dot as krahun apo t?i hapnin gojën. Sytë e saj nuk i përgjigjeshin dritës. Lëkura e Xhin ishte shumë e vështirë për t’u shpuar me gjilpërë.

Megjithatë, mjekët dëgjuan disa pëshpëritje jashtëzakonisht të dobëta që dilnin nga goja e saj, dhe vendosën të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Ata e mbështollën me një batanije termike elektrike, dhe ajo u shkri ngadalë. Pas njëfarë kohe, ata mundën të ndjenin një puls, vetëm 8 rrahje të dobëta zemre në minutë.

Po ashtu mjekët regjistruan 2-3 frymëmarrje të lehta në minutë. Për krahasim, një person i shëndetshëm ka të paktën 60 rrahje zemre në minutë, dhe minimumi 12 frymëmarrje.?Ne e mbajtëm nga duart dhe vazhduam t?i flasim në emrin e saj, duke u lutur për një përgjigje?- kujton mjeku Xhorxh Sater.

Në mesditë, Xhin u përmend dhe kërkoi një gotë ujë. Ajo ishte e shqetësuar se çfarë do të thoshte babai i saj për shkatërrimin e makinës së tij. Pas 3ditësh, ajo mundi të lëvizte këmbët dhe krahët. Megjithatë, mjekët i than të përgatitej për prerjen e mundshme të të
dyja këmbëve.

Për fatin e Xhin, mjekët e kishin gabim. Ajo u largua pas 49 ditësh nga spitali pa asnjë dëmtim fizik apo mendor.?Unë ende nuk mund ta shpjegoj dot sesi mundi të mbijetonte?- u shpreh dr. Xhorxh Sater, mjeku i Xhin.

Shkencëtarët thonë se nga pikëpamja mjekësore është e mundur të mbijetosh edhe duke qenë i ngrirë për një kohë më të gjatë. Trupi i njeriut reagon ndaj të ftohtit ekstrem si një kafshë që bie në letargji. Kur trupi ftohet, ngadalësohet qarkullimi i gjakut, gjë që do të thotë se nevojitet më pak oksigjen për metabolizmin.

Normalisht, truri mund të durojë vetëm 3-6 minuta pa oksigjen, përpara se të ndodhë ndonjë dëmtim serioz i tij. Por në rastet e ftohjes së ngadaltë, trupi ngrin para se zemra të ndalojë së rrahuri. Në atë pikë, truri është aq i ftohtë saqë qelizat e tij kërkojnë shumë pak oksigjen, ndaj ai mund të mbijetojë për disa orë pa u dëmtuar.

Në rast se fluksi i gjakut rritet me të njëjtin ritëm me ngrohjen e trupit, personi që ka pësuar incidentin mund të shërohet plotësisht. Për rrjedhojë, mjekët e mirë janë shumë të kujdesshëm kur e shpallin të vdekur një viktimë të hipotermisë.

?Askush nuk mund të konsiderohet i vdekur derisa trupit i tij të ngrohet dhe të konfirmohet kjo?-thotë Sater. Sot, Xhin bën një jetë të thjeshtë. Ajo u martua, më pas u divorcua, dhe ka fëmijë. Ajo vijon të rrëfejë përvojën e saj pranë vdekjes:?Ishte njëlloj sikur më zuri gjumi, dhe u zgjova në spital.

Nuk pashë dritë apo diçka të tillë. Ishte disi zhgënjyese. Shumë njerëz flasin për këtë, por unë nuk pata asgjë të tillë?.Megjithatë, Xhin eviton të ngasë makinën në rrugët e akullta gjatë natës.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://historyofyesterday.com/jean-hilliard-8ee1443c586f





Lajmet e fundit nga