LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët të jenë të lumtur?

12 Dhjetor 2021, 08:34, Blog CNA
Pse disa njerëz e kanë më të vështirë se të

Nga Jolanta Burke ?Medicalxpress?

Industria e ndihmës ndaj vetes dhje rritjes personale po lulëzon kudo nëpër botë, e nxitur nga kërkimet e shumta mbi psikologjinë pozitive. Por njëkohësisht po rritet shkalla e ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit. Atëherë, a jemi të dënuar të jemi të palumtur, pavarësisht përparimeve të fundit në degën e psikologjisë?

Sipas një artikulli me ndikim të botuar në ?Revieë of General Psychology? në vitin 2005, 50 për qind e lumturisë së njerëzve përcaktohet nga gjenet e tyre, 10 për qind varet nga rrethanat e tyre, dhe 40 për qind nga ?aktiviteti i qëllimshëm? (kryesisht, nëse jeni pozitivë apo jo).

Ky i ashtuquajtur ?byreku i lumturisë? i dha një rol qendror psikologjisë pozitive, duke i dhënë mundësinë vetë njerëzve vendosin për trajektoren e tyre të lumturisë. Po kjo skemë u kritikua gjerësisht pasi bazohej në supozime rreth gjenetikës, të cilat janë hedhur tashmë poshtë.

Për dekada, studiuesit e gjenetikës së sjelljes kryen studime mbi binjakët, dhe vërtetuan se midis 40-50 për qind e variancës në lumturinë e tyre shpjegohej nga gjenetika. Gjenetistët e sjelljes përdorin një teknikë statistikore për të vlerësuar komponentët gjenetikë dhe mjedisorë, bazuar në lidhjet familjare të njerëzve, prandaj përdorën binjakët në studimet e tyre.

Por këto shifra supozonin se dy binjakët identikë dhe vëllazërorë, përjetojnë të njëjtat ndjesi kur rriten së bashku, një supozim që në fakt nuk është i vërtetë. Në përgjigje të kritikave për studimin e 2005-ës, të njëjtët autorë kryen një studim të ri në vitin 2019, që ofroi një qasje më të nuancuar mbi efektin e gjeneve në lumturinë e njeriut, dhe njohu ndërveprimet midis gjenetikës dhe mjedisit tonë.

Natyra dhe edukimi, nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Përkundrazi, gjenetika molekulare, studimi i strukturës dhe i funksionit të gjeneve në nivel molekular, tregon se ato ndikojnë vazhdimisht tek njëri-tjetri. Gjenet ndikojnë tek sjellja, e cila i ndihmon njerëzit të zgjedhin mjedisin e tyre.

Për shembull, ekstraversioni në sjellje (të qenit i hapur), i trashëguar nga prindërit te fëmijët, i ndihmon fëmijët të krijojnë grupet e tyre të miqësisë. Po kështu, mjedisi ndryshon shprehjen e gjeneve. Për shembull, kur nënat shtatzëna ishin të ekspozuara ndaj urisë, gjenet e foshnjave të tyre ndryshuan në përputhje me rrethanat, duke shkaktuar ndryshime kimike që shtypnin prodhimin e hormonit të rritjes.

Për pasojë foshnjat lindnin me peshë më të vogël se sa zakonisht, dhe me kushte të tilla si sëmundjet kardiovaskulare. Natyra dhe edukimi janë të ndërvarura dhe ndikojnë vazhdimisht mbi njëra-tjetrën. Është kjo arsyeja pse dy njerëz të rritur në të njëjtin mjedis, mund të reagojnë ndryshe, çka do të thotë se nuk është më i vlefshëm supozimi mbi gjenetikën e sjelljes në një mjedis të barabartë.

Po ashtu, nëse njerëzit mund të bëhen apo jo më të lumtur, kjo varet nga ?ndjeshmëria e tyre mjedisore?, aftësia e tyre për të ndryshuar. Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj mjedisit të tyre, ndaj mund të ndryshojnë ndjeshëm mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e tyre, si një reagim ndaj ngjarjeve negative dhe pozitive.

Prandaj kur ndjekin një kurs të rritjes personale apo lexojnë një libër psikologjie pozitive, ata mund të ndikohen prej tij, dhe të përjetojnë dukshëm më shumë ndryshime në krahasim me të tjerët, dhe ky ndryshim mund të zgjasë më gjatë në kohë.

Por nuk ka asnjë ndërhyrje të tillë që do të funksionojë për të gjithë njerëzit, pasi ne jemi po aq unikë sa ADN-ja jonë dhe si të tillë, kemi një kapacitet të ndryshëm për mirëqenien dhe luhatjet e saj gjatë gjithë jetës. Atëherë, a jemi të destinuar të mbetemi të palumtur?

Disa njerëz mund ta kenë pak më të vështirë të përmirësojnë mirëqenien e tyre se të tjerët, dhe kjo mund të nënkuptojë se ata do të vazhdojnë të jenë të palumtur për periudha më të gjata. Dhe në raste ekstreme, ata nuk mund të përjetojnë kurrë nivele të larta lumturie.

Megjithatë të tjerët, që kanë më shumë ?plasticitet gjenetik?, pra janë më të ndjeshëm ndaj mjedisit, dhe kanë për rrjedhojë një kapacitet të shtuar për ndryshim, mund të jenë në gjendje të rrisin mirëqenien e tyre dhe ndoshta edhe të lulëzojnë në rast se adoptojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, dhe zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në një mjedis që rrit lumturinë dhe aftësinë e tyre për t?u rritur.

Por gjenetika nuk përcakton se kush jemi ne, ndonëse luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë. Ajo që ka rëndësi janë edhe zgjedhjet që bëjmë për vendin ku jetojmë, me kë jetojmë dhe si e jetojmë jetën tonë, të cilat ndikojnë si në lumturinë tonë, ashtu edhe në lumturinë e brezave të ardhshëm.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://medicalxpress.com/news/2021-12-people-harder-behappy.html

Lajmet e fundit nga