Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka filluar pa drojë e me energji detyrën e re. Por në perspektivë politika e saj mund të kthehet në mollë sherri për qeverinë e re gjermane, mendon Jens Thurau.
Ministren e re të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Të Gjelërit, nuk mund ta akuzosh se nuk po sjell hov në detyrën e re. Sapo erdhi në këtë post, ajo filloi një program vizitash të menjëhershme. Në Paris, Bruksel, Varshavë, pjesëmarrje në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7-s në Liverpool, pastaj në konferencën për çarmatimin në Suedi. Baerbock po tregon, se mund të marrë vendime. Pas dhënies së dënimit në rastin e vrasjes në Kopshtin Zoologjik në Berlin, ku thuhet qartë, se vrasësi ka vepruar me porosi të instancave ruse, Baerbock i shpalli dy punonjës të ambasadës ruse si persona të padëshiruar dhe thirri ambasadorin rus në Berlin. Për politikanen 40-vjeçare po flitet gjithkund.
Ndryshimi përballë vijimësisë
E megjithatë ka gjasa që politika e jashtme të kthehet në një mollë sherri të vazhdueshme brenda koalicionit trepartiak të SPD-së, Të Gjelbërit dhe liberalëve, FDP. Ku mund të kalojnë kryesisht vijat e konflikteve? Baerbock kërkon të ndryshojë shumë, ajo do t’i japë një vlerë të re politikës për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së klimës me ardhjen në postin e saj. Kurse kancelari, Olaf Scholz i SPD-së ka më shumë parasysh vijimësinë e politikës së Angela Merkelit. Herët a vonë në këtë drejtim do të plasë grindja.
Për shembull Kina: Zyra e kancelarit nuk e hedh poshtë vërtet, që Scholz që në mesin e tetorit, pra kohë para zgjedhjes si kancelar i ka bërë të ditur Kinës, se në kursin gjerman kundrejt Kinës nuk do të ndryshojë shumë. Që do të thotë, se interesat ekonomike kanë prioritet. Si lajmsjellës me gjasë ka shërbyer presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, raportojnë njëkohësisht disa media. Kjo kur Të Gjebrit dhe FDP në marrëveshjen e koalicionit ia dolën që të përmendin shprehimisht shkeljet e të drejtave të njeriut të Kinës në Hongkong.
Baerbock kërkon një politikë të orientuar nga vlerat, por se ç’do të thotë kjo konkretisht mbetet e paqartë.E menjëherë kreu i i fuqishëm i grupit parlamentar të SPD në Bundestag, Rolf Mützenich i tregoi kufijtë ministres së re të Jashtme, kur ai pavarësisht zemërimit të Të Gjelbërve dhe FDP tha, se politika e jashtme përcaktohet në masë të madhe në zyrën e kancelarit. Në lidhje me politikën e Europës ky është fakt, si u desh ta kuptonin shumë ministra të Jashtëm nën Angela Merkelin.
Molla tjetër e sherrit, Nord Stream 2
Shembull tjetër – Rusia: Reagimi i ashpër i Baerbock pas vendimit për vrasjen në Kopshtin Zoologjik e gjen miratimin e të gjithë anëtarëve të qeverisë. Por ajo tjetra që mendon Baerbock, pra që të mos e lerë të futet në rrjet gazsjellësin Nord Stream 2, nuk është e qartë si do të marrë fund. Sigurisht nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, fundi i Nord Stream 2 do të ishte një opcion për europianët. Por vetëm atëherë.
Socialdemokratët kanë qenë dhe janë mbështetës të biznesit të gazit me Rusinë. Kancelari Scholz u shpreh se gazsjellësi nuk është më problem politik, autoritetet duhet ta miratojnë atë ose jo. Duke e ditur, se Gjermania ka nevojë për gazin, kur në vitin e ardhshëm edhe centralet e fundit atomikë gjermanë do të dalin nga rrjeti dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme nuk po ecën aq shpejt si e dëshirojnë Të Gjelbërit.
Klima tani temë e politikës së jashtme
Si shembull duhet marrë edhe çarmatimi: Baerbock kërkoi në Suedi më pak armë atomike. Por ende në Gjermani janë të stacionuara armët atomike amerikane, që në rast serioz do të hidheshin nga avionë gjermanë. Ky quhet partneritet nuklear. Dhe do të mbetet kështu edhe nën qeverinë e re. Madje gjermanët duan të prodhojnë avionë të rinj për këtë. Kështu kërkesa për më pak armë atotomike mbetet vetëm një apel i ministres së re të Jashtme, asgjë më shumë.
Por fakti që Baerbock ka tërhequr tek vetja kompetencën për negociatat ndërkombëtare për klimën, që deri më tani i kishte si kompetencë Ministria e Mjedisit mund të quhet një veprim i zgjuar që e ngre më lart Ministrinë e Jashtme. Rrjedhojë e një hapi të duhur për një ministre të gjelbër. Sido që të jetë, politika e jashtme gjermane tani do të bëhet më interesante se më parë, gjë që vetëm mund ta përshëndesësh./DW
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
(Pjesa e dytë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
(Pjesa e parë)Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...