LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të na duhet të marrim vazhdimisht doza përforcuese të vaksinës kundër Covid-19?

22 Dhjetor 2021, 09:21, Blog CNA
A do të na duhet të marrim vazhdimisht doza përforcuese të

Nga Helen Branswell ?Statnews?

Në kushtet kur bota jonë po përballet me variantin më të fundit, nga një rrjedhë në dukje e pafundme variantesh të koronavirusit, dhe me diskutimet e zjarrta nga kompanitë për nevojën e prodhimit të më shumë vaksinave – nuk do të ishit të vetmit në rast se do të pyesnit veten:A do të jemi të detyruar të bëjmë gjithmonë doza përforcuese të vaksinave anti-Covid?

E vërteta e thjeshtë është se në këtë pikë, nuk ka asnjë përgjigje shteruese për këtë pyetje.

?Stat News?pyeti një numër ekspertësh mbi këtë çështje. Dhe përgjigjet e tyre jepnin më shumë siguri nga sa mund të prisnim. Disa prej tyre ishin të mendimit se marrja e 3 dozave të vaksinës mund t`i mbrojë disa njerëz për një farë kohe ndaj pasojave të rënda që mund të shkaktojë Covid-19.

Shumica e tyre thanë se përfitimi nga doza e tretë, e marrë pas një intervali 6-mujor nga 2 dozat e para, do të forcojë ndjeshëm reagimin imunitar. Sipas tyre vaksinat që shkaktojnë më pak efekte anësore mund të jenë më të dobishme nëse autoritetet e shëndetit publik, duant?i bindin njerëzit që të marrin rregullisht doza përforcuese me kalimin e viteve.

Ali Elebedi, profesor i asociuuar i patologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, thotë se ka mbetur i habitur nga fakti se sa gjatë e mbrojnë sistemin imunitar 2 dozat e para të vaksinës mRNA, edhe pas gjysmë viti nga marrja e dozës së dytë reagimi imunitar vazhdon të rritet.

?Ka një reagim të vazhdueshëm tek nyjet tona limfatike që zgjat për 6 muaj. Dhe ky reagime rrit fuqinë e antitrupave, madje edhe përpara marrjes së dozës së tretë?- thotë ai. Forcimi i përgjigjes imunitare pas një dozë të tretë, e marrë pas një intervali më të gjatë, sjell në fakt përfitime të mëdha.

Antitrupat që prodhon trupi ynë përmirësohen në cilësi nëpërmjet një procesi të quajtur maturimi i afinitetit. Ato bëhen më të afta në njohjen e objektivit të tyre viral, edhe nëse ky i fundit ka pësuar ndryshime në pamje, siç edhe ka ndodhur me variantet e koronavirusit të ri.?Në rast se ju e merrni dozën e tretë përforcuese pas 6 muajsh apo më tepër pasi keni marë2 dozat e para, ju nuk do të vini re vetëm një rritje të imunitetit që e keni marrë nga vaksina e parë, por edhe një zgjerim të përgjigjes imune, e cila mund të njohë edhe viruse të tjera apo variantet e virseve aktuale.

Përgjigja juaj imunitare bëhet shumë më mbrojtëse?- thotë Dejvid Tofam, imunolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Roçesterit, SHBA. Ndërkohë Florian Kramer, profesor i vaksinologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Spitalin ?Mount Sinai? në Nju Jork, kishte hezituar të merrte një dozë përforcuese, duke menduar se kishte mbrojtje të fortë nga 2 dozat e vaksinës Pfizer që mori në fillim të këtij viti.

Ai mendoi se do të ishte më mirë që dozat shtesë t?u shpërndaheshin vendeve me të ardhura të ulëta, të cilat kanë pasur një qasje më të kufizuar deri më sot tek vaksinat.

Shfaqja e variantit që ka pësuar shumë mutacione, Omicron, e ka ndryshuar mendimin e tij mbi dozën e tretë. Megjithatë ai nuk është i sigurt se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i kësaj doze.?Ne po vërejmë se ata të cilët marrin dozën e tretë kanë 2-3 fish më shumë antitrupa sesa pas dozës së dytë. Por pyetja është:Sa zgjat kjo mbrojtje? Kur nis rënia? Dhe a është ajo e njëjtë për të gjithë?

Edhe me dozat përforcuese… mund të ketë në një moment infeksione të reja. Dhe unë mendoj se synimi real i tyre është që ne të fitojmë sa më shumë imunitet në popullatë, në mënyrë që virusi të jetë i bezdisshëm, por jo problematik për ne?- thotë Kramer.

Barni Graham ka menduar prej kohësh se do të duhej një dozë e tretë për të kompletuar mbrojtjen ndaj Covid-19.Ai punoi si imunolog, dhe ishte zëvendësdrejtor i Qendrës së Kërkimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Britani (NIH), deri në daljen në pension në fund të muajit gusht Graham drejtoi ekipin në NIH, që punoi me prototipin e proteinës që vesh nga jashtë Covid-19,të cilët shumë prodhues të vaksinave e përdorën në vaksinat e tyre.

Ai thotë se antitrupat e prodhuara nga dozat e treta të vaksinave anti-Covid, do të jenë të një cilësie më të madhe, duke prodhuar një përgjigje më të gjerë imunitare, e cila mund të pikasë më saktësisht edhe viruset që kanë pësuar mutacione, sikurse janë variantet e reja, tha ai.

Graham beson ndërkohë se me kalimin e kohës imuniteti ynë kundër SARS-CoV-2 mund të rritet natyrshëm nga ekspozimet e rastësishme ndaj virusit; dhe kjo quhet ?përforcimi anamnestik?. Antitrupat neutralizues mund të bien ndoshta pas dozës së tretë, siç ndodh edhe pas dozës së dytë.

Kësisoj mund të infektohemi nga SARS-2. Por aspektet e tjera të përgjigjes imunitare do të fillojnë që ta pengojnë virusin të zbresë deri në mushkëri, ku mund të shkaktojë dëme serioze.

?Ndaj unë mendoj që pyetja në lidhje me qëndrueshmërinë e imunitetit, do të duhet të përcaktohet pas rreth3 vjetësh duke nisur nga tani, nëse njerëzit do të preken sërish apo nëse kanë relativisht një mbrojtje të mirë ndaj sëmundjeve të formës së rëndë, pavarësisht nga niveli i tyre i antitrupave. Pasi këto të fundit mund të bien, por ju keni ende shumë qeliza B të kujtesës, të cilat mund të reagojnë me shpejtësi?- thotë Graham.

Marion Peper dhe laboratori i saj në Universitetin e Uashingtonit, kanë bërë kërkime për të gjetur prova se sa shumë na mbron imuniteti që kemi krijuar kundër SARS-2. Ata kanë vëzhguar një grup njerëzish që ishin vaksinuar ose të infektuar, dhe në disa raste edhe ata që ishin të infektuar dhe më pas të vaksinuar.

Peper tha se nga ajo që po vëren grupi i saj në terren, pret që dozat përforcuese të ofrojnë një mbrojtje të shtuar. Por nga ana tjetër ajo nuk mendon se ka përfitime të pafundme nga bërja në mënyrë të vazhdueshme e dozave të reja të vaksinës anti-Covid, sidomos duke përdorur të njëjtin lloj vaksine.

Ndërkaq Pol Bieniaz, kreu i laboratorit të retrovirologjisë në Universitetin Rokfeler, thotë se nga studimet e ekipit të tij, del se ka ende hapësirë ??për të rritur imunitetin tek njerëzit e vaksinuar. ?Isha shumë më i sigurt deri disa javë më parë se antitrupat do të ishin në gjendje të tejkalonin kapacitetin evolucionar të SARS-CoV-2. Por me shfaqjen e Omicron nuk mendoj se kjo është plotësisht e qartë?- thotë ai.

Edhe Tofam mendon se evolucioni viral mund të na detyrojë të bëjmë vazhdimisht doza të reja përforcuese. ?Përgjatë një pandemie njerëzit mund të pranojnë shumë gjëra. Por nëse flitet për një vaksinim periodik ndaj Covid-19 kur nuk ka një situatë pandemike,vështirë se kjo do të pranohej nga shumë njerëz- thekson ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Will we always need Covid-19 boosters? Experts have theories

Lajmet e fundit nga