Dhjetë shpikjet më të mira, të cilat e ndryshuan botën

31 Dhjetor 2021, 20:15, Blog CNA
Dhjetë shpikjet më të mira, të cilat e ndryshuan botën

(Pjesa e parë)

Përgjatë historisë, njerëzit kanë ëndërruar dhe kanë krijuar disa shpikje mbresëlënëse. Që nga momenti kur dikush mprehu një gur për të prodhuar mjetin e parë prerës, deri tek shpikja e rrotës, dhe deri te zhvillimi i anijeve hapësinore që sot dërgohen për eksplorim në Mars, apo edhe interneti, disa përparime spikatin si shumë revolucionare në raport me të tjerat. Ja cila janë shpikjet më të mira, që e ndryshuan botën.

Përpara shpikjes së rrotës në vitin 3500 Para Krishtit, njerëzit ishin shumë të kufizuar sa i përket sasinë së objekteve që mund të transportonin në rrugë tokësore, por edhe në distancë. Rrota në vetvete nuk ishte pjesa më e vështirë. Kur erdhi koha për të lidhur një platformë jo-lëvizëse me atë cilindër rrotullues, gjërat u ndërlikuan shumë thotë Dejvid Entoni, profesor i antropologjisë në Kolegjin Hartuik.

?Gjenialiteti i kësaj shpikjeje ishte koncepti i timonit dhe boshtit. Por ndërtimi i tij ishte gjithashtu e vështirë?- thekson Entoni. Për shembull, vrimat në qendër të rrotave dhe skajet e boshteve fikse, duhet të ishin pothuajse krejtësisht të rrumbullakëta dhe të lëmuara.

Po ashtu madhësia e boshtit ishte një faktor kyç, siç ishte edhe komoditeti i tij brenda vrimës (jo shumë e ngushtë, por as shumë e lirshme). Puna e madhe dhe e vështirë u shpërblye.

Karrocat me rrota e lehtësuan shumë zhvillimin e bujqësisë dhe zgjerimin e tregtisë, duke mundësuar transportin e mallrave drejt dhe nga tregjet, si dhe ia lehtësuan barrën njerëzve që udhëtonin në distanca të mëdha. Sot rrotat janë jetike për mënyrën tonë të jetesës, dhe ato gjenden tek çdo gjë, nga orët tek automjetet, dhe deri te turbinat.

Kjo shpikje kyçe daton më shumë se 2000 vjet para, në periudhën Romës së lashtë. Ajo u bë e mundur vetëm pasi njerëzit zhvilluan aftësinë për të shkrirë metalet, dhe u bënë format që synoheshin. Më parë, godinat prej druri ndërtoheshin duke ndërthurur gjeometrikisht dërrasat, një proces që ishte shumë më i mundimshëm.

Nga vitet 1790 dhe në fillimin të viteve 1800, gozhdët e punuara me dorë ishin një normë. Një farkëtar ngrohte një shufër hekuri katrore, dhe më pas e godiste atë në të katër anët për

të prodhuar një gozhdë. Makineritë e prodhimit të gozhdëve pak më vonë.

Teknologjia për prodhimin e tyre avancoi shumë kur Henri Besemer, zhvilloi një proces për prodhimin në masë të çelikut nga hekuri. Gozhdët prej hekuri nisën të reduktohen. Duke nisur nga vitin 1886, 10 për qind e gozhdëve në Amerikë prodhoheshin nga tela çeliku të butë. Dhe nga viti 1913 e tutje, 90 për qind e gozhdëve të prodhuara në SHBA, ishin nga telat prej çeliku.

Detarët e lashtë i përdornin yjet për t?u orientuar gjatë lundrimit. Por kjo metodë nuk funksiononte gjatë ditës apo në netëve me re, duke e bërë të rrezikshëm udhëtimin detar shumë larg brigjeve. Busulla e parë u shpik në Kinë gjatë dinastisë Han midis shekujve II-I Pas Krishtit; ishte prej guri magnetik, një mineral hekuri i magnetizuar në mënyrë natyrale, vetitë tërheqëse të të cilit kinezët i kishin studiuar prej shekujsh.

Megjithatë, ajo u përdor për lundrim për herë të parë gjatë Dinastisë Song, midis shekujve XI-XII. Më pas kjo teknologji u transferua në Perëndim. Busulla u dha mundësi marinarëve të lundronin në mënyrë të sigurt larg tokës, duke çelur mundësinë e eksplorimit të territoreve të reja, dhe zhvillimin e mëvonshëm stë tregtisë globale. Një instrument ende i përdorur gjerësisht sot, busulla ka transformuar rrënjësisht njohuritë dhe kuptimin tonë mbi Tokën.

Shpikësi gjerman Johanes Gutenberg, e shpiku shtypshkronjën diku midis viteve 1440-1450. Çelësi i zhvillimit të saj ishte kallëpi i bërë me dorë, një teknikë e re e formimit të objekteve, që mundësoi prodhimin e shpejtë të sasive të mëdha të kallëpëve metalikë të lëvizshëm. Megjithëse edhe të tjerët para tij – duke përfshirë disa shpikës në Kinë dhe Kore – e kishin zhvilluar llojin e kallëpëve të lëvizshëm prej metali, Gutenberg ishte i pari që krijoi një proces të mekanizuar që e transferonte bojën në letër.

Me këtë proces, makinat e shtypit e rritën në mënyrë eksponenciale shpejtësinë me të cilën mund të prodhoheshin kopjet e librave, dhe ato çuan për herë të parë në histori në përhapjen e shpejtë dhe të gjerë të njohurive. Vlerësohet se deri në 20 milionë vëllime ishin shtypur në Evropën Perëndimore deri në vitin 1500.

Ndër të tjera, shtypshkronja lejonte një qasje më të gjerë tek Bibla, e cila nga ana e saj çoi në interpretime alternative, përfshirë ?95 Tezat? e Martin Luterit. Ato u botuan në 100 mijë kopje dhe nxitën fillimin e Reformimit Protestant.

Tek këta motorë, djegia e karburantit çliron një gaz me temperaturë të lartë, që ndërsa zgjerohet ushtron forcë mbi një piston duke e lëvizur atë. Kështu, motorët me djegie e shndërrojnë energjinë kimike në punë mekanike.

Dekadat e punës inxhinierike nga shumë shkencëtarë, çuan në projektimin e motorit me djegie të brendshme, që mori formën e tij moderne në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të.

Ky lloj motori shënoi fillimin e Epokën Industriale, si dhe mundësoi shpikjen e një larmie të madhe makinash, duke përfshirë makinat dhe avionët modernë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.livescience.com/33749-top-10-inventions-changed-world.html

Lajmet e fundit nga