Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Lyle Goldstein ?The Hill?
Jo pak analistë kanë bërë një lidhje kohët e fundit midis situatave të tensionuara që përfshijnë Ukrainën dhe Tajvanin, edhe pse këto vende ndodhen rreth 8.000 km larg njëra-tjetrës. Admirali në pension i Marinës Amerikane, Xhejms Stavridhis, shkroi kohët e fundit:? Kina do ta shohë me vëmendje mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës, dhe do të bazohet tek kjo çështje, për të bërë llogaritë e saj në lidhje me Tajvanin?.
Boni Glejzër, një eksperte e Kinës në think-tankun ?German Marshall Fund?, paralajmëron: ?Unë mendoj se nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht në një krizë në Ukrainë, atëherë për Pekinin kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhynin ushtarakisht as një krizë të ngjashme në Tajvan?.
Ky është një debat interesant, dhe mbi këtë paralelizëm ia vlen të hulumtohet më thellë:Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet midis këtyre dy situatave të rëndësishme të politikës së jashtme? Një vështrim i thjeshtë mbi botën, na ofron të dhënat e para, se këto 2 raste janë vërtet të ngjashme.
Edhe pse Ukraina dhe Tajvani ndodhen mijëra km larg nga territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, secila është jashtëzakonisht afër, dhe përballet me një kërcënim të madh të sigurisë kombëtare nga njëra prej fuqive të mëdha euroaziatike – Rusia dhe Kina – të cilat zotërojnë shumë armë konvencionale dhe madje edhe ato bërthamore.
Kremlini është i përgatitur ta godasë Ukrainën me një kombinim të përdorimit të tankeve dhe trupave parashutiste, së bashku me një seri sistemesh artilerie vdekjeprurëse me rreze të gjatë, të cilat u përdorën me një efekt shkatërrues kundër forcave ukrainase në vitin 2015.
Strategët ushtarakë në Pekin, kanë bërë kërcënime ogurzeza kundër Tajvanit, se do të lëshojë drejt ishullit mijëra raketa balistike, duke shkaktuar ?tronditje dhe frikë? tek tajvanezët, edhe përpara një pushtimi, i cili duket të jetë një opsion gjithnjë e më realist.
Për më tepër, ajo që i bën këto situata krejtësisht të krahasueshme, është se forcave të armatosura të SHBA-së u mungon fuqia e mjaftueshme e zjarrit pranë Detit të Zi apo Ngushticës së Tajvanit, për të pasur një përballje ushtarake me kushte të favorshme.
Dhe kjo jo sepse ushtria jonë nuk është e financuar apo e trajnuar në mënyrë të pamjaftueshme. Përkundrazi, gjithçka shpjegohet më pozitën gjeografike. Rusia dhe Kina janë më se të afta të vendosin në terren një fuqi zjarri shkatërruese, duke i dhënë një goditje fatale armikut, shumë kohë përpara se forcat të mjaftueshme amerikane të kenë mundësi të ndërhyjnë në secilin nga frontet.
Por situata për Ukrainën dhe Tajvanin bëhet edhe më e zymtë, kur këto kriza të mundshme analizohen nga këndvështrimi i vullnetit kombëtar.
Nëse Pentagoni do të kërkonte vërtet ta angazhonte drejtpërdrejt Rusinë ose Kinën në një luftë me intensitet të lartë, kjo në përgjithësi do të nënkuptonte dhjetëra mijëra – ose më shumë gjasa qindra mijëra – viktima. Luftërat me përmasa të tilla, do t?i bënin të dukeshin si ?shëtitje? luftërat në Irak apo Afganistan, madje edhe Lufta e Vietnamit. A janë amerikanët gati të bëjnë sakrifica të tilla për të shpëtuar qytetet portuale të Odesës në Ukrainë apo Kaohsiung në Tajvan? Kjo është e dyshimtë. Pastaj është çështja delikate e potencialit të përshkallëzimit të konfliktit në një luftë bërthamore.
A do të ishin të gatshëm udhëheqësit e SHBA-së të rrezikonin Honolulunë apo Hjustonin, për të ndërhyrë në këto konflikte në skajet e Euroazisë? Të dhënat e disponueshme deri më sot, tregojnë se udhëheqësit kinezë dhe ata rusë, janë të gatshëm të angazhoheshin edhe në një luftë bërthamore, pasi si Ukraina ashtu edhe Tajvani, janë pjesë e ?interesave thelbësore? të këtyre dy fuqive.
Dhe nuk është as rastësi që SHBA-ja nuk ka nënshkruar asnjë traktat të mbrojtjes, as me Ukrainën, dhe as me Tajvanin. Këto dy vende janë përtej fuqisë mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.
Për ta kuptuar këtë, elitës së Uashingtonit nuk i duhen dekada rivaliteti, triliona dollarë shpenzime për mbrojtjen, një seri krizash bërthamore, apo edhe një luftë me pasoja katastrofike. Mjafton që ata të hedhin sytë mbi një hartë.
Ndërkohë, ata që shqetësohen se dështimi për të mbrojtur Ukrainën dhe Tajvanin, do të dëmtonte reputacionin e Amerikës, duhet të lexojnë me kujdes mendimet e profesorit të Universitetit të Harvardit, Stefën Uollt mbi besueshmërinë e SHBA-së.
Ai deklaroi me shumë tone kritike disa vite më parë se amerikanët ?nuk ndalen dot së zhvilluari luftërat e popujve të tjerë?, ndërsa e këshilloi Pentagoni të pushojë së zgjedhuri luftëra në ?vendndodhje të errëta?. Uollt theksoi se besueshmëria e Amerikës do të mbetet e fortë vetëm kur ?interesat e SHBA-së të jenë të dukshme për të gjithë?.
Siç është bërë e qartë gjatë javëve të fundit, kritere të tilla nuk vlejnë për Ukrainën. Vetëm disa nga ?skifterët? më radikalë të politikës së jashtme amerikane, e kanë mbështetur dërgimin e forcave ushtarake të NATO-s në këtë konflikt të paqëndrueshëm.
Një mendje e rafinuar e kupton se ky do të ishte ?mision i pamundur?. Siç është vënë re, është Kremlini ai që ka ?kontrollin e përshkallëzimit? në këtë konflikt, ndaj SHBA-ja dhe Evropa duhet të shpresojnë se instrumentet e tyre ekonomike, do të jenë të mjaftueshme për ta frenuar Kremlinin.
Është e vërtetë, Tajvani ka një hendek që në dukje e mbron atë, por kushdo që sheh ritmin e shpejtë të zhvillimit ushtarak të Pekinit, për të mos përmendur zhvillimet e tij revolucionare përdorimin e dronëve ushtarakë, duhet ta kuptojë se Tajvani nuk është në fakt më i sigurt se sa Ukraina, madje është ndoshta edhe më pak.
Sa më shpejt që establishmenti në Uashigton të kuptojë ngjashmëritë e qenësishme të këtyre dy rasteve, dhe të pushojë së fantazuari se do t?u vijë në ndihmë partnerëve të aleancës, apo mbi zgjidhjet ushtarako-teknike, aq më mirë do të jenë të gjithë, përfshirë qytetarët e Tajvanit dhe Ukrainës.
Ekzistojnë vërtet zgjidhje diplomatike për këto mosmarrëveshje komplekse. Por kjo përfshin interesimin serioz për dy fjalë që thuhen rrallë në ligjërimin e politikës së jashtme amerikane kohët e fundit:?kompromis diplomatik?./Përshtatur nga CNA.al
Nga Rizvan Virk “Spectator World”Me daljen në kinema të seri...
Nga James Holmes“19 Forty Five”Një miku im kilian më pyeti k...
Për shkak të emetimeve të shfrenuara të gazeve serrë, planet...
Ka diçka në Egjiptin e lashtë që vazhdon të ndezë imagjinatë...
Lidhja midis mbretëreshës egjiptiane Kleopatra dhe të dashur...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Duke pasur parasysh se sa shpesh flitet për të, sidomos tek ...
Nga Rainer Zitelmann “Linkiesta”Para shfaqjes së kapitalizmi...
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...