A po jetojmë në një botë reale apo në një Matrix, një realitet të simuluar?

30 Dhjetor 2021, 09:11, Blog CNA
A po jetojmë në një botë reale apo në një Matrix,

Nga Rizvan Virk ?Spectator World?

Me daljen në kinema të serisë të katërt të filmit të famshëm?Matrix? këtë javë, janë ndezur sërish diskutimet nëse bota jonë është reale apo jo. Koncepti se ?bota jonë reale? është në fakt një simulim i gjeneruar nga kompjuteri, u konsiderua si një ide fantastiko-shkencore, kur u shfaq seria e parë e këtij filmi në vitin 1999.

Por prej shumë kohësh filozofët kanë pretenduar se ka argumente të forta se kjo ide mund të jetë e vërtetë. Argumenti njihet si ?Hipoteza e Simulimit?, dhe sado e çmendur dhe kundër-intuitive që mund të tingëllojë, po diskutohet me shumë seriozitet nga studiues, fizikanë dhe filozofë.

Multi-miliarderi Elon Musk, bëri bujë në media disa vite më parë, kur deklaroi që shanset që ne të jemi duke jetuar në një ?botë realiste? (pra që nuk jemi pjesë e simulimi) janë 1 në 1 miliardë. Por vetë ?Hipoteza e Simulimit? është në një farë mënyre mishërimi modern i një ideje që ekziston prej mijëra vjetësh:atë që bota fizike nuk është bota ?reale?.

Platoni thoshte se ne të gjithë jetojmë në një shpellë alegorike, të lidhur me zinxhirë në një mur, duke qenë në gjendje të shohim vetëm ?hijet? e botës reale të ndriçuara nga projeksionet. Ai tha se nëse nuk do të kishin përjetuar asgjë tjetër, një banor i shpellës (pra ne), do të mendonte se hijet ishin ?bota reale?.

Platoni tha se gjëja e parë që do të ndodhte, në rast se dikush do të dilte nga shpella, ishte se ai do të verbohej nga drita në botën e jashtme: pra nga bota reale. Kjo skenë pati jehonën e jsaj tek filmi ?Matrix?, kur Neo zgjohet dhe pyet veten pse sytë e tij i dukeshin si shumë të çuditshëm.

Morfeu (i quajtur kështu sipas Zotit grek të ëndrrave), i tha se kjo ndodh pasi ai nuk i kishte përdorur asnjëherë sytë e tij të vërtetë. Dy mijë vjet pas Platonit, filozofi francez Rene Dekart propozoi një skenar, që të kujton atë që Morfeu i tregon Neos në film mbi natyrën e vërtetë të realitetit.

Dekarti arsyetonte se nëse do të ekzistonte një demon i keq, që me dinakërinë më të madhe po i mashtronte shqisat e njeriut, ai do të mendonte se qielli, Dielli, ajri dhe objektet fizike ishin reale, por do të gabonte. Kjo e çoi atë në përfundimin se ai nuk mund të jetë i sigurt se bota fizike ekziston, dhe e vetmja gjë për të cilën mund të ishte i sigurt ishte thënia e tij tashmë e famshme:Cogito, ergo sum (Unë mendoj, pra ekzistoj).

Dhe fakti që ai po përjetonte diçka, edhe nëse e gjitha ajo ishte një trillim, e detyronte të besonte se ekzistonte në një farë kuptimi. Unë u interesova për herë të parë mbi teorinë e simulimit në vitin 2016, në të njëjtin vit kur Musk bëri deklaratën e tij të famshme.

Kur po luaja një lojë ping-pong në një lojë të realitetit virtual (VR) në Marin Country, përtej gjirit nga San Françiskos, vendosa një kufje VR dhe reagimet gjatë lojës ishin aq realiste, saqë për një moment harrova se isha duke luajtur një lojë nëse nuk do të kishin përjetuar asgjë tjetër ping-pongu.

Aq sa në fund të lojës, u përpoqa instinktivisht të vendosja ?raketën? në ?tavolinë?, dhe u përpoqa të mbështetesha në tavolinë. Sigurisht, nuk kishte asnjë tavolinë. Kontrolluesi VR ra në dysheme dhe unë për pak u rrëzova. Në këtë pikë, e kuptova se teknologjia jonë VR do të arrinte brenda dekadave në të njëjtën pikë me atë që aludoi Musk.

Musk deklaroi se 40 vjet më parë, e vetmja video-lojë e disponueshme gjerësisht ishte Pong, e cila përbëhej nga dy katrorë dhe një pikë, ndërsa video-lojërat e sotme janë gjithnjë e më të sofistikuara, ndaj shumë shpejt ato të jenë të padallueshme nga realiteti fizik.

Unë e quaj këtë moment të së ardhmes si ?Pika e Simulimit?. Në librin tim të vitit 2019, ?Hipoteza e Simulimit? unë parashikova 10 faza të zhvillimit të teknologjisë, që do të na çonin në një pikë të tillë. Në atë kohë, llogarita se aktualisht jemi diku midis fazës ë katërt dhe të pestë, pra gati në gjysmë të rrugës.

Këtë vit, pak muaj para daljes në kinema të ?The Matrix Resurrections?, Mark Zukerberg njoftoi se kompania e tij, Facebook, e ndryshoi emrin e saj në Meta. Pse? Sepse ai synonte ndërtojë një metaverse, një grup teorik të botëve virtuale të lidhura, të cilat ne mund t?i eksplorojmë me avatarët tanë virtualë në realitetin virtual.

Nga një analizë e fundit, rezulton se fazat që duhet të përshkojë ende për të zhvilluar metaverset, janë të njëjta me ato që na nevojiten për të arritur ?Pikën e Simulimit?. Video-lojërat e sotme, si Fortnite, Roblox apo World of Warcraft, bëjë bashkë miliona lojtarë në internet në të njëjtën kohë dhe botët e tyre 3D, po bëhen më të vështira për t?u dalluar nga ?bota reale?.

Një nga fazat e mbetura për të arritur tek ?Pika e Simulimit? janë njerëzit virtualë apo personazhet e Inteligjencës Artificiale që enden në botën virtuale, por që duken si njerëz të vërtetë. Duke folur për ?The Matrix ?, ju rikujtoj se Neo dhe Morfeus (dhe çdo njeri në atë të ardhme distopike) u futën në Matricë nëpërmjet një teli të futur në një vrimë të shpuar në pjesën e pasme të kokës së tyre.

Sot ne e quajmë këtë Ndërfaqe Kompjuterike të Trurit, ose BCI, dhe është faza e vetme e teknologjisë që do ta bënte Matricën të shfaqej papritur në botën reale. Ndërsa kjo teknologji është ende në fillimet e saj, ?NeuraLink? e Elon Musk është një kompani instinktivisht në rrugën e duhur.

Ajo po vendos çipa në trupat e majmunëve dhe derrave, të cilët janë në gjendje të lexojnë dhe interpretojnë sinjalet e trurit të tyre. Madje një majmun është mësuar se si të luajë një video-lojëra, duke përdorur vetëm sinjalet e tij të trurit.

Unë mendoj që ne do të jemi në gjendje të krijojmë brenda disa dekadash versionin tonë të diçkaje si Matrix. Por, vetëm sepse mund të krijojmë botët tona të ngjashme me Matricën, kjo nuk do të thotë se jemi brenda një simulimi apo jo?

Në një studim të vitit 2003, profesori i Universitetit të Oksfordit Nik Bostrom, na tregoi se ndoshta kjo mund të ndodhë. Bostrom arsyetoi se nëse ndonjë qytetërim teknologjik ka arritur ndonjëherë në ?Pikën e Simulimit?, edhe nëse do t?i duheshin mijëra vjet, atëherë ne mund te jemi tashmë me shumë gjasa brenda një simulimi, pasi ka të ngjarë që ata të kryejnë më shumë simulime sesa ka botë në ?realitetin bazë?.

Bostrom sugjeroi se një qytetërim i tillë mund të krijonte botë shtesë virtuale shumë realiste (me miliarda qenie të simuluara brenda tyre) me lëvizjen e një çelësi të vetëm. Ai i quajti këto ?simulime të paraardhësve?, të cilat do të ishin si ne duke krijuar një simulim ultra-realist të themi, Perandorinë Romake brenda një loje si ?The Sims?.

Bostrom arsyetoi se duke qenë se ekziston vetëm një realitet bazë, numri i botëve të simuluara (dhe numri i mendjeve të simuluara brenda botëve të simuluara) është shumë më i madh se saa numri i atyre në botën fizike, i quajtur ndryshe realiteti bazë.

Kështu arrijmë tek logjika e pohimit të Musk, se shanset që të mos jemi një simulim, bazuar vetëm në statistikat e thjeshta, janë vetëm një në një miliardë. Pra me fjalë të tjera, nëse kemi të ngjarë të arrijmë ndonjëherë në ?Pikën e Simulimit?, ka shumë të ngjarë që ne jemi tashmë në një simulim./ Përshtatur nga CNA.al

 

Lajmet e fundit nga