VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga James Holmes?19 Forty Five?
Një miku im kilian më pyeti kohët e fundit nëse do të vazhdojë mania për ndërtimin e ?akullthyesve, apo anijeve polare?, dhe nëse fushëbeteja e ardhshme gjeopolitike do të zhvendoset në Antarktidë. Përgjigja ime ishte:ndoshta po, deri diku.
Por unë dyshoj nëse operacionet polare do të marrin një karakter luftarak në ujërat e Antarktidës, siç ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht në Arktik. Në fakt, mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen e Antarktidës, është ta krahasojmë atë me të tashmen e pellgut të Arktikut.
Para së gjithash, pretendentët për territoret e tyre sovrane në Antarktidë,nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin. NATO dhe Rusia shohin shpesh praninë e njëra-tjetrës në të gjithë zonën e Arktikun, ndërsa atje përplasen jo rrallë interesat e tyre tregtare dhe politike.
Dhe krahasojeni këtë situatë me kontinentin e ngrirë të Antarktidës, ku Argjentina, Australia, Kili, Franca, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Britania e Madhe, kanë paraqitur pretendime për pjesën e tyre sovrane. Tani për tani, pjesa më e madhe e kontinentit mbetet e paprekur, kryesisht në rajonin Marie Byrd Land.
Nëse Antarktida do të shndërrohet apo jo në një fushëbetejë të konkurrencës gjeopolitike, kjo gjë do të varet ndoshta nga fakti nëse ajo bart pasuri natyrore që mund të shfrytëzohen me një kosto të arsyeshme.
Burimet natyrore e kanë një mënyrë për të nxitur konkurrencën, si në rastin e ?Etheve të Arit? në Kaliforninë në mesin e shekullit XIX-të, apo si fuqitë aziatike që konkurrojnë për të drejtat e peshkimit, të naftës dhe gazit që ndodhet nën Detin e Kinës.
Marrëdhëniet mes shteteve në këto zona të acarta duhet të mbeten të qeta, përveç rastit kur Antarktida të fillojë të ofrojë pasuri të mjaftueshme natyrore, që arrijnë të rimbursojnë investimet në këtë rajon. Për momentin situata aty është e qetë. Dhe kjo ndodh për një arsye thelbësore që është gjeografia.
Në dallim nga Antarktida, Arktiku nuk është vetëm një rezervuar i pasurive natyrore; ai është aktualisht një kanal për trafikun detar. Nëse klimatologët kanë të drejtë, dhe nëse rrugët detare polare do të jenë gjithnjë e më të hapura për lundrim çdo vit që kalon, tregtarët mund të shkurtojnë ndjeshëm udhëtimet e tyre, le të themi në nivelin 30-40 për qind midis Azisë Lindore dhe Evropës Perëndimore.
Ndryshimet klimatike premtojnë kursime të mëdha në karburant, në konsumimin e pajisjeve, në pagat për ekuipazhin dhe në kostot e transportit. Prodhuesit dhe transportuesit mund t?u shesin mallrat e tyre konsumatorëve me kosto më të ulëta, duke rritur marzhet e tyre të fitimit.
Një Arktik i lundrueshëm ka ndërkohë edhe një vlerë ushtarake. Në veçanti Rusia do të përfitonte nga një rrugë detare e besueshme përgjatë bregut të saj verior. Lëvizja midis brigjeve ruse është e vështirë në kohën më të mirë, duke imponuar kalime të gjata tranzit nëpër terrene të ndërlikuara detare, shumica e të cilave mund të kontestohen në kohë lufte. Ky është një mësim që vjen nga Lufta Ruso-Japoneze e viteve 1904-1905, kur Flotës Ruse në Baltik iu desh të bënte një udhëtim prej 18.000 miljesh përmes Oqeanit Indian për të arritur në fushën e betejës në Lindjen e Largët.
Flota e Kombinuar e Marinës Perandorake Japoneze,i kishte zënë pritë në ngushticën Tsushima, duke e shkatërruar rivalin e lodhur nga udhëtimi i stërgjatë, dhe duke i dhënë fund për disa dekada fuqisë detare ruse në Azi.
Një lëvizja më e lehtë midis Rusisë evropiane dhe asaj aziatike, do t?i kursente Marinës Ruse një përsëritje të skenarit të Luftës Ruso-Japoneze. Këtu e ka burimin edhe qasja agresive të cilën Moska e pohon me juridiksionin e saj mbi Rrugën detare të Detit të Veriut.
Pastaj ekziston edhe një aspekt tjetër i gjeopolitikës së Arktikut. Shtetet e Bashkuara janë një komb Arktik, siç janë edhe vendet e tjera të NATO-s si Kanadaja dhe Norvegjia. Në rast se Kina apo Rusia duan që të lehtësojnë presionin ushtarak amerikan ose aleat në Paqësorin Perëndimor apo Atlantikun e Veriut, ata mund ta bëjnë këtë duke vendosur trupat e tyre ushtarake në Arktik.
Moska dhe Pekini mund ta afrojnë konkurrencën gjeopolitike deri në brigjet amerikane dhe skandinave, dhe të zvogëlojnë ndikimin e pranisë ushtarake të aleatëve përgjatë brigjeve të tyre. Tek e fundit, forcat e armatosura të SHBA-së duhet të ruajnë interesat e SHBA-së afër saj, dhe kjo kërkon burime të cilat duhet të vijnë nga diku.
Uashingtoni mundet ose të pranojë kërcënimin që vjen nga Veriu; duke larguar forcat e dislokuara përpara për ta përballuar këtë sfidë duke zvogëluar gradualisht praninë ushtarake të SHBA-së; ose duhet të shtojë trupat e saj dhe të sigurojë mjaftueshëm anije dhe avion për të qenë gati për fushëbetejën e re gjeopolitike.
Kjo është një dilemë me tre kahe. Ndryshe nga Arktiku, Antarktida përbën një pengesë të madhe për lundrimin rreth saj. Nuk do të ketë asnjë rrugë detare transpolare në jug, ndaj Antarktida nuk do të nxisë konkurrencën detare në të njëjtën masë si rrugët detare të Arktikut.
Pa nxitjen për të luftuar me njëri-tjetrin në det, fuqitë e Antarktidës do të kenë më pak nevojë për të treguar fuqinë e tyre detare në oqeanin jugor, dhe kësisoj më pak nevojë për anije akullthyese për të mbështetur operacionet detare.
Çfarëdo lloj pranie që mund të vendosin atje mund t?i shërbejë synimeve tregtare apo shkencore. Shumë gjëra po ndodhin aktualisht në botë, dhe shumica e tyre në një kurs negativ. Le të shpresojmë që Antarktida dhe rrugët ujore pranë saj të mbeten një përjashtim nga kjo prirje.
Shënim: Dr.James Holmes, ish-oficer i Marinës Amerikane, është lektor në Kolegjin e Luftës Detare. Më herët ka dhënë mësim në fakultetin e Shkollës së Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Xhorxhias./ Përshtatur nga CNA.al
Për shkak të emetimeve të shfrenuara të gazeve serrë, planet...
Ka diçka në Egjiptin e lashtë që vazhdon të ndezë imagjinatë...
Lidhja midis mbretëreshës egjiptiane Kleopatra dhe të dashur...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Duke pasur parasysh se sa shpesh flitet për të, sidomos tek ...
Nga Rainer Zitelmann “Linkiesta”Para shfaqjes së kapitalizmi...
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...