
Pse është mirë të dëgjojmë orën tonë biologjike
Trupi ynë ka aktivitetin e tij minimal dhe maksimal brenda 2...
Nga Paul E.Smith ?The Conversation?
Për shumë njerëz në mbarë botën, momentet e para të Vitit të Ri, do të jenë të mbushura me tinguj dhe shfaqje shumëngjyrëshe të fishekzjarrëve. Sot ekzistojnë mijëra variacione të këtyre mjeteve piroteknike, dhe një degë e tërë e kimisë merret me këto shpërthime në funksion të argëtimit të njerëzve në momente festimi.
Unë jam kimist në profesion dhe president i Shoqatës Ndërkombëtare të Piroteknikës, një organizatë që promovon përdorimin e sigurt të fishekzjarrëve, dhe përdorimin e tyre për të kremtuar festa siç është edhe ajo e Vitit të Ri. Për prodhimin e fishekzjarrëve përdoren qindra formula kimike.
Ato bazohen ende në një përzierje të lashtë kimikatesh, që prodhojnë fishekzjarret klasike, Por fishekzjarrët sot përdorin të gjitha llojet e kombinimeve kimike. Përbërësi i parë i çdo fishekzjarri është pluhuri i zi i prodhuar për herë rë parë që në lashtësi, dhe që shpërthen me forcë.
Ai u zbulua nga alkimistët kinezë më shumë se 1 mijë vjet më parë, dhe receta ka qenë praktikisht e pandryshuar ndër shekuj. Për të prodhuar këtë pluhur të zi, gjithçka që duhet të bëni është të përzieni 75 për qind nitrat kaliumi, 15 për qind qymyr dhe 10 për qind squfur.
Për të prodhuar një fishekzjarr klasik, mjafton që ta vendosni këtë pluhur në një enë, zakonisht prej kartoni të trashë apo letre.
Po si funksionon mekanizmi i një fishekzjarri? Squfuri rrjedh mbi nitratin e kaliumit dhe qymyrin, të cilat më pas digjen. Djegia prodhon me shpejtësi një sasi të madhe energjie dhe gazi. Pra me fjalë të tjera, një shpërthim.
Nëse ka një vrimë të vogël për daljen e gazit, reagimi lëshon fishekzjarrë në ajër. Në një hapësirë ??shumë të kufizuar, ajo shpërthen përbërësit e fishekzjarrëve, dhe ndez gjithçka aty pranë. Përveç ndryshimit të sasisë së kufizuar të pluhurit të zi, ndryshimi i madhësisë së kokrrizave të tij, mund të ndryshojë edhe shpejtësinë e djegies.
Imagjinoni një zjarr në një kamping në pyll. Kur hidhni në të një trung të madh peme, zjarri digjen më gjatë dhe më ngadalë. Por nëse i hidhni një grusht tallash, ai do të digjet me shumë shpejtësi. Pluhuri i zi funksionon në mënyrë të ngjashme.
Nëse vendosni pluhur shumë të imët të zi në një hapësirë ??të mbyllur, ai shpërthen në një re nxehtësie, gazi dhe zhurme. Por nga vijnë ngjyrat dhe drita e shndritshme? Kur ngrohni ndonjë material të caktuar, ajo që po bëni në fakt është vendosja e energjisë në elektronet e atomeve të atij materiali.
Dhe nëse i ngacmoni mjaftueshëm elektronet, kur ato bien nga nivelet e tyre normale të energjisë, dhe e lëshojnë në formën e dritës energjinë e tepërt. Ekzistojnë një sërë elementësh të ndryshëm që kur shtohen në një fishekzjarr dhe nxehen, lëshojnë gjatësi vale të ndryshme drite që shfaqen në ajër si ngjyra të ndryshme.
Kështu prania e stronciumit e jep fishekzjarrin ngjyrën e kuqe. Bariumi prodhon jeshilen. Bakri digjet në ngjyrën blu e kështu me radhë. Prodhimi i fishekzjarrëve që prodhojnë ngjyrën blu ka qenë prej kohësh një sfidë për kimistët e fishekzjarreve.
Bluja e thellë është shumë e errët, prandaj nuk mund të shihet në qiellin e natës. Por nëse bluja është shumë e lehtë, ajo duket e bardhë. Prandaj gjatësia e valës së ?blusë së përsosur? duhet të jetë shumë e saktë.
Kjo gjë është e vështirë të arrihet, pasi drita blu ka një gjatësi vale më të shkurtër. Dhe kjo
do të thotë se distanca midis majave dhe luginave të valës së dritës, janë shumë pranë njëra-tjetrës. Disa elementë prodhojnë ngjyra të ndryshme, por ç?mund të themi mbi shkëlqimet dhe vezullimet e fishekzjarrëve?
Për t?i realizuar këto efekte, në formulat piroteknike mund të shtohen metale të ndryshme. Alumini, magnezi dhe titani, prodhojnë që të gjitha shkëndija të bardha. Duke shtuar hekur, mund të keni fishekzjarrë me shkëndija të arta. Përzierja e llojeve të ndryshme të qymyrit mund të prodhojë shkëndija të kuqe dhe portokalli.
Secili prej këtyre elementëve, digjet me një shpejtësi të ndryshme, dhe në një mënyrë të ndryshme, ndaj prodhon ngjyra dhe intensitete të ndryshme drite. Faza e fundit e prodhimit të një fishekzjarri cilësor, është një efekt zanor emocionues.
Për t?i shtuar efekte zanore fishekzjarrit, ju keni nevojë për një formulë që prodhon shumë shpejt një sasi të madhe gazi. Nëse një fishekzjarr ka një vrimë të vogël për daljen e gazit, do të prodhojë një tingull në formën e një fishkëllime. Shpejtësia e gazit dhe madhësia e vrimës, do të ndryshojnë lartësinë dhe prodhojë zërin e një bilbili.
Theconversation.com-Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Trupi ynë ka aktivitetin e tij minimal dhe maksimal brenda 2...
(Pjesa e parë)Përgjatë historisë, njerëzit kanë ëndërruar dh...
(Pjesa e dytë)Përgjatë historisë njerëzit kanë ëndërruar dhe...
Nga Lyle Goldstein “The Hill”Jo pak analistë kanë bërë një l...
Nga Rizvan Virk “Spectator World”Me daljen në kinema të seri...
Nga James Holmes“19 Forty Five”Një miku im kilian më pyeti k...
Për shkak të emetimeve të shfrenuara të gazeve serrë, planet...
Ka diçka në Egjiptin e lashtë që vazhdon të ndezë imagjinatë...
Lidhja midis mbretëreshës egjiptiane Kleopatra dhe të dashur...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Duke pasur parasysh se sa shpesh flitet për të, sidomos tek ...
Nga Rainer Zitelmann “Linkiesta”Para shfaqjes së kapitalizmi...
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit t...
Një 48-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në ...
Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në rrjetet sociale,...
Pamje të rënda, janë bërë virale, ku një shofer ka lidhur ...
Kleoi Sulkollari, është 9 vjeçari nga fshati Gështenjas i ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e nesërme pritet që vendi të ndikohet nga kthjel...
Territori shqiptar mbetet me alternime kthjellimesh dhe vr...
Gjermania ka ndërmarrë hapa të fortë për kursimin e en...
Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të ko...
Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian n...
Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për termocentralin bërth...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë vetëm me 4 lek...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, nga 120 lekë,...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...