Mallkimi i “Klubit 27”, si vdiqën në të njëjtën moshë këngëtarët më të famshëm të botës

2 Janar 2022, 18:00, Blog CNA
Mallkimi i “Klubit 27”, si vdiqën në të

Ishte data 8 prill e vitit 1994 kur elektriçisti Geri Smith mbërriti në një rezidencë luksoze në Siatëll dhe gjeti pranë garazhit trupin e pajetë të pronarit të saj. Kërt Kobain, një ikonë e  muzikës botërore gjendej i shtrirë, i pajetë, me një letër lamtumire dhe një pushkë gjahu pranë tij.

Ai ishte vetëm 27 vjeç, ashtu si Brajan Xhons, Xhimi Hendriks, Xhenis Xhoplin dhe Xhim Morrison. ?Klubi i 27 vjeçarëve? është një shprehje gazetareske që lindi në fillim të viteve 1970, pas vdekjes së 4 artistëve të famshëm, që të gjithë në moshën 27 vjeçare dhe në periudhën midis 3 korrikut 1969 dhe 3 korrikut 1971. Kur vdiq Kobein, ?Klubi 27? ishte një thashethem i vjetër pa ndonjë rëndësi, por pas vdekjes së liderit të grupit ?Nirvana?, ai u rikthye dhe u vendos në imagjinatën kolektive moderne.

Lindi më 20 shkurt 1967. Në moshën 20-vjeccare themeloi grupin ?Nirvana?, që kapi shumë shpejt majat e klasifikimeve botërore. Më 24 shkurt 1992 ai u martua me Kërtni Lav i veshur me pizhame. Çifti pati një vajzë, Frensis Bin. Por as martesa dhe as të bërit prind nuk ia lehtësuan problemet psikologjike.

Ai ishte një yll i muzikës rok, por e urrente atë botë. Nuk ishte në gjendje të dilte në skenë dhe të pretendonte se gjithçka ishte në rregull. Në vitin 1994, Kërt ishte nën presionin e medias dhe i varur nga heroina. Më 1 mars, ?Nirvana? e mbylli turneun e tyre evropian me një koncert në Mynih të Gjermanisë.

Kërt shkoi në Romë me gruan dhe vajzën e tij. Natën që pasoi ai gëlltiti mbi 50 tableta Rohypnol, një qetësues 10 herë më i fortë se Valiumi, dhe Kërtni e gjeti atë në mbidozë.

Ai u transportua menjëherë në spital duke i shpëtuar vdekjes. Por në retrospektivë, gruaja e tij pretendoi se ai episod ishte tentativa e tij e parë për vetëvrasje.

Kur u kthye në SHBA gjërat vetëm sa u përkeqësuan. Ai u izolua nga pjesa tjetër e botës dhe gjeti ?strehë? tek droga. Por me mbështetjen e gruas së tij dhe dashurinë e vogëlushes Frensis Bin u përpoq të dilte nga ai tunel i pafundmë. Më 30 mars shkoi vullnetarisht në një qendër detoksifikimi në Los Angeles. Ishte data 1 prill kur u pa për herë të fundit nga anëtarët e familjes.

Autopsia dhe analizat toksikologjike konstatuan se ai kishte qëlluar veten pasditen e 5 prillit, por në gjak kishte një përqindje shumë të lartë të heroinës, e barabartë me një mbidozë të 3-fishtë, shoqëruar me një sasi të madhe valiumi.

Ishte kitaristi dhe anëtari themelues i grupit të famshëm ?Rolling Stones?. I lindur në Çeltenham të Anglisëmë 28 shkurt 1942, suksesi i grupit të tij e bëri atë të varur nga alkooli, droga LSD dhe kokaina, duke e dëmtuar shëndetin e tij tashmë të brishtë.

Më 10 maj 1967, Xhons u arrestua për posedim droge. Ajo ngjarje solli distancimin e tij nga grupi. Brian ishte viktimë e abuzimit të vazhdueshëm me drogën. Situata u përkeqësua më 21 maj 1968, kur policia i shkoi për kontroll në shtëpi, duke gjetur sërish drogë të llojit marijuanë.

Ndonëse u shpall fajtor, gjyqtarit i erdhi keq dhe e la të lirë me vetëm një gjobë të vogël dhe më këshillën për të hequr dorë nga droga. Por Brajan vazhdoi abuzimin me drogat, ndaj shkëputja nga grupi u bë e pashmangshme. ?Rollings Stones? ishte gati për t?u nisur për një turne në SHBA, por për shkak të dosjes së tij kriminale Xhons iu mohua viza.

Ai u zëvendësua nga dikush tjetër. Gjendja e tij u përkeqësua dhe më 3 korrik, e dashura e tij Ana Uohlin e gjeti trupin e tij në fundin e pishinës në shtëpinë e tij në Hartfilld. Sipas raportit zyrtar ylli i rock-ut vdiq nga një mbytje e pavullnetshme e shoqëruar nga abuzimi me alkoolin dhe drogën. Por ngjarja mbetet ende e mbuluar me mister.

I konsideruar si një nga kitaristët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, Hendriks ishte një ikonë e kohës kur jetoi. Shumëkush e mban mend performancën e tij historike në festivalin e Udstok në vitin 1969, apo kur në vitin 1967 e mbylli koncertin duke djegur kitarën e tij në skenë.

Por edhe ai vdiq në moshën 27-vjeçare, kur një mbrëmje shtatori të vitit 1970, ai mori një sasi vdekjeprurëse pilulash gjumi. Të nesërmen në mëngjes, e fejuara e tij Monika Daneman e gjeti pa ndjenja në dhomën e tij në hotelin Samarkand në Londër. Kur autoritetet u lajmëruan ishte tepër vonë.

Hendriks vdiq para se të shkonte në spital. Hetimet e hodhën poshtë hipotezën e parë, atë të një mbidoze droge. Mjekët zbuluan se ylli i rock-ut kishte qenë viktimë e një përzierjeje vdekjeprurëse midis alkoolit dhe Vesparax, një qetësues shumë i fuqishëm. Në atë kohë pati zëra që mbështetën hipotezën e një vrasjeje.

E lindur në Porth Artur më 19 janar 1943, Xhanis debutoi në skenë në një moshë shumë të

re, dhe u bë e njohur për publikun e gjerë si këngëtarja e grupit ?Big Brother & Holding Company?. Xhoplin ishte një hipi, një zëdhënëse e kundër-kulturës, paqes dhe dashurisë, barazisë racore dhe emancipimit të grave.

Por jeta e saj ishte e trazuar, dhe kjo e nxiti të abuzonte gjithnjë e më shumë me drogat. Jeta e saj mori fund më 4 tetor 1970 në një hotel në Los Anxhelos. Trupi i saj i pajetë u gjet në dhomën e një hoteli nga menaxheri dhe miku i saj i ngushtë, XhonKuk.

I lindur në Melburn më 8 dhjetor 1943, Morison ishte një ikonë e viteve kur jetoi bashkë me grupin ?The Doors?. Xhim kishte një natyrë rebele, dhe si të gjithë në atë kohë pinte shumë drogë. Në kulmin e karrierës së tij, në prillin e vitit 1971, ai pësoi një sërë krizash respiratore dhe filloi të villte gjak.

Pas këshillës së mjekëve ai shkoi në Marok për të qëndruar në një klimë më të shëndetshme. Tre muaj më vonë u zhvendos në Paris me partneren e tij Pamela Kurson, gjithashtu e varur nga heroina. Në kryeqytetin francez gjendja e Morrison u përkeqësua, por artisti vazhdoi të pinte drogë.

Mbrëmjen midis 3-4 korrikut, ai pati një kollë të fortë dhe të vazhdueshme, gjë që zgjoi Pamelën. Lideri i ?The Doors? refuzoi që ajo të njoftonte urgjencën dhe e siguroi të fejuarën e tij se do të bënte një dush të nxehtë për t?u shëruar.

Pamela bëri humor me të dhe u kthye të flinte, por të nesërmen në mëngjes e gjeti trupin e tij të pajetë të zhytur në vaskë. Vdekja e tij nxiti edhe disa teori konspirative, njëra prej të cilave pretendon se Morrison  e inskenoi vdekjen e tij për t’u arratisur në Afrikë dhe për të jetuar larg vëmendjes së publikut.

E lindur në Londër më 14 shtator 1983, Emi ishte një këngëtare shumë produktive, e aftë për t?u ngjitur në majat e klasifikimit botëror. Por gjatë karrierës së saj të shkurtër ajo shpesh bëri bujë për problemet e saj me alkoolin, drogën dhe çrregullimet e të ngrënit.

Në majin e vitit 2008 ajo u martua me Blejk Fider-Sivil, për t?u divorcuar më pas një vit më vonë. Kjo ishte goditja përfundimtare për gjendjen e saj të brishtë psikologjike. Emi u zhyt ne depresion dhe duke nisur nga viti 2011 situata e saj u përkeqësua kur partnerja e re e ish-bashkëshortit e denoncoi atë për përndjekje.

Edhe në nivel profesional, gjërat ishin të këqija:ajo ndihej i bllokuar, viktimë e suksesit të saj. Mbrëmjen e 22 korrikut 2011, Endrju Morris, një nga truprojat e saj, e pa atë për herë të fundit teksa po shihte në kompjuter një nga koncertet e saj.

Të nesërmen, në orën 15:53 të pasdites, Morris e gjeti trupin e saj të pajetë në shtrat, të rrethuar nga disa shishe vodka bosh. Autopsia dhe testet toksikologjike përjashtuan hipotezën e vetëvrasjes duke marrë parasysh sasinë e lartë të alkoolit të pranishme në gjakun e këngëtares, e barabartë me pesëfishin e kufirit të lejuar për ngjarje të tilla, autoritetet arritën në përfundimin se Emi ishte thjesht e dehur për vdekje.

Përkthyer dhe përshtatuar nga CNA.al

La Maledizione del Club dei 27

Lajmet e fundit nga