LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentakulat e inceneratorëve edhe tek ujësjellësit/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

2 Janar 2022, 12:00, Politikë CNA

Dosja e koncesionit të inceneratorëve, është ndër më të akuzuarat, e quajtur edhe si afera e shekullit.

Koncesioni i inceneratorëve, u bë ?kryefjalë? në media, pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit në qeverinë ?Rama 1?, Lefter Koka, pas një hetimi të SPAK, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Por, në fakt historia e inceneratorëve, nuk fillon e nuk mbaron me Lefter Kokën, dhe nuk fillon e as nuk mbaron në Elbasan.

Janë tre koncesione, Elbasan me 22 milionë euro, në Fier me 28 milionë euro dhe në Tiranë, me 128 milionë euro, të cilat prej më shumë se një viti janë denoncuar nga CNA.al nëpërmjet dokumenteve zyrtare dge që duhet të hetohen nga SPAK.

Por, duket se tentakukat e inceneratorëve nuk ndalen vetëm tek përpunimi i mbetjeve.

Pra kur flasim për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, nuk po flasim vetëm tek 22 milion eurot e inceneratorit të Elbasanit, një skandal i shumëpërfolur dhe nga opozita. Pa folur për 28 milion eurot e inceneratorit të Fierit, skandalit të djegies së mbetjeve atje, apo edhe faktit që u vonua, nuk u ndërtua dhe më shumë sesa incinerator modern, janë gjetur pajisjet dhe janë mbledhur lloj lloj instrumentash për të krijuar inceneratorë, të cilët duket se nuk i përkasin aspak, jo vetëm standardeve të BE-së, por as po kryejnë detyrën e tyre dhe janë kthyer në një barrë të madhe për institucionet e shtetit shqiptar.

Pa shkuar më tej në Tiranë, për 128 milionë euro kontratë koncesionare për incenerarorë, ku inceneratori nuk ekziston por kemi vetëm landfillin e shfrytëzuar nga një kompani private, të cilës tani iu shtuan edhe milionat e eurove nga mbetjet e Durrësit, e kështu me radhë.

Kjo është një tjetër dosje e denoncuar nga CNA.al gjatë vitit 2021, ku nëpërmjet dokumenteve ekskluzvize dhe zyrtare kemi treguar sesi tentakulat e inceneratorëve, janë futur edhe tek ujësjellësit.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.

Gjithashtu dhe ka dënuar me gati 10 milionë lekë të vjetra administratorin e kompanisë, titullarin e autoritetit, Zotin Petrit Tare.

Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matësa inteligjentë, matësa elektronikë. Që quhen sistemi elektronik, për matësit e ujit.

Në fakt janë disa matësa kinezë, të cilët sillen dhe instalohen, duke pasur një vlerë 5-6 fish, më të lartë se tregu. Matësat kushtojnë nga 110-130 euro. Ndërkohë që matësat e zakonshëm kushtojnë në cilësinë e tyre më të lartë, të kolauduar dhe me standardet e BE-së, jo më shumë se 20 deri  në 30 euro.

Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki.  Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë.

Pra, janë disa dokumente dhe fakte që tregojnë se nuk janë vetëm kontratat koncesionare të inceneratorëve, por edhe miliona euro të tjera nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të marra nëpërmjet ujësjellësave për gjoja sisteme efikase të menaxhimit të sistemeve elektronike, për matësat e ujit, e të tjera si këto që në fakt janë përgjysëm. Diku nuk bëjnë matësat e diku projektet nuk kanë ecur.

Dhe SPAK, nuk mund të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr, por duhet hetuar ky skandal, i cili rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë./CNA.al

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Vjedhje, abuzim, korrupsion?/ Skandali në ujësjellësa, si po tentohet të fshihet e vërteta

Ku shkuan miliardat e ujësjellësave?/ Ngrihen dyshime për zhvatje të buxhetit të shtetit

Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek ujësjellësi i Lushnjës

Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian Zoton/ Zgjerohen ?tentakulat? e njeriut të inceneratorëve

Lajmet e fundit nga