web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gafat e ministres së “preferuar” të Ramës që gajasën Kuvendin

1 Janar 2022, 17:00, Politikë CNA

Dëbora Muzhaqi, 31 vjeçarja të cilës kryeministri Rama i besoi detyrën e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, do të mbahet mend ndoshta  më së shumti për gafat e saj.

Muzhaqi e nisi debudimin e saj në Kuvend në shtator 2021, ndërsa fjalimi i saj i parë, u bë shumë shpejt viral në rrjet për gafat edhe lapsuset.

Gjatë fjalës së saj Bora mezi mbajti të qeshurën dhe u ngatërruar vazhdimisht teksa fliste për fëmijët, shkollat, bujqësinë e teknologjinë.

Nga fjalët e saj të pakuptueshme, as deputeti Agron Gjekmarkaj nuk e mbajti dot të qeshurën, dhe Bora u përpoq t?i tërheqë vëmendjen me fjalimin e saj që vazhdonte të bëhej edhe më i ngatërrueshëm.

?Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua?, tha ajo.

Ndërsa për ta mbyllur sa më bukur fjalimin e saj, Bora u kujdes që t?iu dhuronte të qeshura parlamentit me shprehjen: Trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë(sipas Borës e cila u përpoq ta ndryshonte) duke thënë: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.?

Ndrkaq, ngjarja makabre e Fierit, ku 8 vjeçari Mateo u vra nga fqinji i tij dhe më pas u gropos në oborrin e shtëpisë, ishte një tjetër ngjarje për të cilën ajo u ?kryqëzua? nga mbararë opinion publik.

Muzhaqi e cila nuk kishte bërë më herët asnjë reagim, u shfaq e buzëqeshur para mediave teksa gazetarët e pysnin për ngjarjen e rëndë.

Por si të mos mjaftonte kaq, ajo tha se nuk kishte kohë për të folur për këtë dhe se i duhej të largohej.

?Unë jam shumë vonë dhe më duhet që të lëvizi, Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që përcakton përgjegjësitë e mia do ta kishit kuptuar dhe përgjigjen?, ka thënë ajo, duke kritikuar edhe gazetarët.

Dalja e saj ngjalli shumë reagime, ku u kërkua edhe që të dorëhiqej, po më vonë ajo doli me një ndjesë publike, duke e konsideruar si keqkuptim.

Bora u bë ?lëmsh? para mediave dhe kur u pyet për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj dhe solli mbajtjen e protestave kombëtare.

E pyetur se ç?do të bëhet për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve, Muzhaqi tha dy fjali që nuk kishin lidhje aspak me pyetjen që iu bë dhe madje linte të kuptohej se ministrja mund të mos ishte fare në dijeni të vrasjes që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë.

?Patjetër që kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete.?

Bora Muzhaqi është një nga prurjet e reja të kryeministrit Edi Rama, i cili e futi në kabinet në mandatin e tretë, por ajo që ka ditur të bëjë deri më tani është tregojë se përsa i përket dikasterit që ka marrë nën drejtim, është totalisht e painformuar.

Daljet e saja para mediave për ngjarje të rënda, siç ishte edhe vrasja e Mateos Fier, kanë qenë një ?ngelje në klasë?./E.T.CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga