E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Plot 8 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe situata politike nga përplasjet mes dy forcave PD-PS, tashmë është qendërzuar në një luftë të brendshme brenda opozitës.
Teksa kthejmë kokën pas për të analizuar zgjedhjet parlamentare të këtij viti, një sërë ndryshimesh të pamenduara ndodhën, që nga formula zgjedhore e aplikuar, thyerja e herësit dhe lënia jashtë listave e shumë kandidatëve me emër apo dhe dalja në dritë e forcave të reja politike, të cilat garuan të vetme, por që nuk mundën të triumfonin.
Jozefina Topalli me ?Lëvizja për Ndryshim?, Mylsim Murrizi me ?Lëvizjes Demokratike Shqiptare?, Rudina Hajdari me ?Nisma Thurje? apo edhe Bojken Abazi ?Vetëvendosje?, ishin disa nga emrat që hynë në garë, por nuk kapërcyen dot pragun e votave për t?u futur në Parlament.
Megjithëse në përgjithësi procesi para dhe paszgjedhor ishte i qetë, i vetmi incident që tronditi jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërkombëtarët, ishte vrasja disa ditë para zgjedhjeve e aktivistit të Partisë Socialiste në Elbasan, Pjerin Xhuvani.
Vrasja e tij erdhi në një kohë kur në këtë qytet ishin ngritur struktura për mbrojtjen e votës, e grupi opozitar udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit u vu në qendër të diskutimeve asokohe dhe u kritikua ashpër për këto struktura të ngritura, që çuan në përplasje me armë mes palëve.
Fill pas kësaj ngjarje të rëndë, teksa u shpreh e shqetësuar, ambasadorja amerikane Yuri Kim ?u tërhoqi veshin? liderëve politike, duke theksuar se është përgjegjësi e tyre të bëjnë thirrje dhe të sigurohen që do të ketë qetësi.
25 Prilli, data e zgjedhjeve parlamentare. Partia Demokratike vendosi të garojë si koalicion, duke kristalizuar kështu marrëveshjen me 13 parti, e cila u emërua ?Partia Demokratike -Aleanca për ndryshim?.
Proocesi nuk u pasua nga ndonjë incident i rëndë dhe rezultatet paraprake treguan që mazhorancë me 74 mandate u konfirmua Partia Socialiste. Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe aleatët morën 59 mandate, LSI 4 ndërsa Partia Social Demokrate me kryetar Tom Doshin mori plot 3 mandate.
Një nga çudirat që pasuan këto zgjedhje ishte edhe formula zgjedhore e aplikuar dhe thyerja e herësit tek disa deputetë, të cilët ?kapërcyen? listat dhe ?zaptuan? karriget e kolegëve.
Në Tiranë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi arritën të merrnin mandatin edhe pse ishin në listën ?jo fituese? të socialistëve . Ata lanë jashtë Kuvendit figura politike me kontribute në PS, të tillë si kreu socialist i Tiranës, Ervin Bushati dhe Fidel Yllin, ndërkohë që jashtë Parlamentit për katër vitet e ardhshme mbetën edhe Pandeli Majko e Mimi Kodheli, të cilët Rama me apo pa qëllim, i la në fund të listave.
Në listat e demokratëve ai që arriti të thyejë herësin në Elbasan ishte deputeti Luçiano Boçi, i cili mori mbi 10 000 vota dhe “la pa karrige” Eugen Isajn.
Pas mbylljes së zgjedhjeve dhe shfaqjes paraprake të rezultateve nga KQZ, teksa socialistët festonin fitoren e tyre të tretë dhe zgjedhjet u njohën nga ndërkombëtarët, nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë para mediave theksoi se ata ishin të manipuluara dhe të blera. Deklarata shtoi dyshimetse mos ndoshta opozita do të refuzonte sërish të futej në Parlamet pas këtyre pretendimeve, ndaj deri në ardhjen e shtatorit dhe nisjen e legjislaturës së re në Kuvend, të gjithë prisnin me padurim atë që do të ndodhte.
Basha dhe opozita hynë në Kuvend, por teksa u mendua që tashmë përplasja me PS sapo kishte nisur, në fakt ndodhi e kundërta. Një mori ngjarjesh ndodhen brenda PD, ku anëtarët iu kundërvunë njëri pas tjetrit Bashës dhe kërkuan largimin e tij. Kjo situatë vijon ende sot, teksa atij i janë kthyer shpatullat nga demokratët, të cilët duan rikthimin dinjitetit dhe të liderit historik, Sali Berisha. Në Kuvendin e 11 dhjetorit, demokratët shkarkuan Lulzim Bashën nga drejtimi i PD, sekretarin e përgjithshëm dhe katër nënkryetarët e kësaj force politike. Ky rezultat u konkretizua edhe në referendumin që u mbajt në 18 dhjetor./CNA.al
Gjatë vitit që po lëmë pas janë shënuar një sërë skandalesh....
Duke nisur nga sot, Shqipëria do të ulet si anëtare jo e për...
Viti i ri 2022 është pritur me spektakël fishekzjarresh në t...
Mbrëmjen e së premtes Presidenti i Republikës Ilir Meta u ës...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Festat e fundvitit janë periudha kur njerëzit mblidhen së ba...
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka uruar të gjitha zonjat drej...
Shkëputja e energjisë elektrike do na shoqërojë gjatë natës ...
Në foltoren e Kuvendit jemi mësuar që të dëgjojmë fjalime të...
Ish kryeministri Sali Berisha në prag të ndërrimit të viteve...
Kryetari i shkarkuar i opozitës, Lulzim Basha do të mbahet m...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha po braktiset çdo dit...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar të gjith...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në lagjen ‘5 Ma...
Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes Niko ...
Politika shqiptare në 30 vite demokraci, ka prodhuar persona...
Për të dytin vit radhazi, në 2021, shqiptarët, ashtu si dhe ...
“Basha është kthyer në ushqim për memexhinjtë”. Kështu është...
Kreu i LZHK-së, Nard Ndoka akuzoi sot Xhelal Mziun se ka pag...
Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur deklaratave të b...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...