EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Ngarkesa politike e vitit 2021, duket se do të pasqyrohet edhe në këtë vit të ardhshëm.
Përplasjet në PD vijojnë të jenë tema e diskutimit, por edhe pika më e nxehtë në sferën politike.
Për deputetin e PD Belind Këlliçi, i cili është njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit deklaroi se viti 2022 do të nis me përplasje të mëdha politike.
Në një intervistë për CNA.al, Këlliçi deklaroi se vendi ka nevojë urgjente për të pasur një opozitë të fortë, teksa shton se prej 9 vitesh Rama nuk është rrëzuar nga pushteti dhe sipas tij sa më shumë të kalojë koha aq më shumë pushtet politik dhe ekonomik akumulon kryeministri.
?Mendoj se po, dhe nuk do të isha i vërtetë nëse do thoja të kundërtën. Të gjitha gjasat janë se fillimviti i ri nis me përplasje të mëdha politike, duke nisur me zhvillimet e brendshme në PD. Vendi ka nevojë urgjente të ketë një alternativë të fortë opozitare, për të frenuar tatëpjetën e ekonomisë dhe degradimin e shtetit shqiptar në një republikë kryeministrore.
Po kalojnë 9 vjet dhe opozita nuk e rrëzoi dot regjimin oligarkik të Edi Ramës. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë kapital ekonomik dhe politik akumulon Rama. Demokratët nuk mund të presin pafundësisht. Prandaj me ndryshimin e lidershipit në PD, priten të tjera zhvillime. Shumica absolute e demokratëve kërkojnë një opozitë të pakapur, të pashantazhueshme dhe reale. Duke kaluar nga humbja në humbje PD forcoi pozitat e Ramës, duke i dhënë kundërshtarit një avantazh të frikshëm. Me djegien e mandateve dhe me bojkotin e zgjedhjeve vendore, PD i dha Ramës pushtet të pakufizuar në nivel vendor dhe parlamentar. Këto dy strategji të Lulzim Bashës ishin fatale dhe rrezikuan ekzistencën e PD, deri në nisjen e aksionit Foltore që e riktheu PD në lojën politike?, tha ai për CNA.al.
Duke iu referuar krizës në PD, Këlliçi deklaroi se ajo shkon përtej dy emrave, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
?Mjaftojnë dy vetë për të ndezur një konflikt politik, por kriza në PD shkon përtej dy emrave.
Luhen fatet e mijëra demokratëve. Bëhet fjalë për ekzistencën ose asgjësimin e PD, forcës që garanton vazhdimësinë e pluralizmit. Për herë të parë në këto 31 vite nuk ndodhi rrotacion politik. Kush përfiton nga kjo? Jo Shqipëria, jo PD, vetëm Edi Rama. Me thoni një shtet demokratik ku opozita është e dobët, gati inekzistente. Nuk ka. Vetëm në Bjellorusi e Rusi mund të gjesh opozitë-kukull, ku mbretëron një njeri i vetëm.
E ardhmja e PD është vetëm fitorja dhe Lulzim Basha nuk fiton dot. Koha e tregoi. Prandaj unë nuk do të rresht së punuari për të bindur edhe ata demokratë të cilët ende nuk janë shprehur, bashkë me demokratët e fraksionit Basha, se duhet të respektojmë vendimet e shumicës dhe të mos lejojmë ndarjen e PD.
Me statutin e ri fraksionet në parti janë legjitime. Askush nuk do të përjashtohet. Ndryshe nga Basha, i cili flet për fitore dhe përjashtime. Nuk ka fitore me përjashtime. PD ka nevojë për të gjithë. Nuk do të jetë e lehtë aspak të bashkohemi në një mendje, por do të jetë më e vështirë, madje e pamundur për PD të shkojë në fitore, nëse nuk ndryshojmë drejtimin?, tha Këlliçi./E.K-CNA.al
Dëbora Muzhaqi, 31 vjeçarja të cilës kryeministri Rama i bes...
Plot 8 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe situata politik...
Gjatë vitit që po lëmë pas janë shënuar një sërë skandalesh....
Duke nisur nga sot, Shqipëria do të ulet si anëtare jo e për...
Viti i ri 2022 është pritur me spektakël fishekzjarresh në t...
Mbrëmjen e së premtes Presidenti i Republikës Ilir Meta u ës...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Festat e fundvitit janë periudha kur njerëzit mblidhen së ba...
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka uruar të gjitha zonjat drej...
Shkëputja e energjisë elektrike do na shoqërojë gjatë natës ...
Në foltoren e Kuvendit jemi mësuar që të dëgjojmë fjalime të...
Ish kryeministri Sali Berisha në prag të ndërrimit të viteve...
Kryetari i shkarkuar i opozitës, Lulzim Basha do të mbahet m...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha po braktiset çdo dit...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar të gjith...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në lagjen ‘5 Ma...
Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes Niko ...
Politika shqiptare në 30 vite demokraci, ka prodhuar persona...
Për të dytin vit radhazi, në 2021, shqiptarët, ashtu si dhe ...
“Basha është kthyer në ushqim për memexhinjtë”. Kështu është...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...