Punimet në Unazën e re/ “Paralizohet” qarkullimi në Astir
Punimet në Unazën e re herë pas herë sjellim paralizim të ...
Ish-ministri i Mjedisit në qeverinë ?Rama 1?, është vënë në pranga sot , pas një hetimi të SPAK në lidhje me koncesionet e inceneratorëve.
Mësohet se SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë.
Po ashtu, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg?, për Stela Gugallën dhe Klodian Zoton.
?Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.100, datë 12.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:
-Caktimi ndaj personit nën hetim L.K. i masës së sigurimit personal ?arrest në burg?, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.
-Caktimi ndaj personit nën hetim K.Z. i masës së sigurimit personal ?arrest në burg?, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.
-Caktimi ndaj personit nën hetim S.G. i masës së sigurimit personal ?arrest në burg?, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.?, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.
Historia e korrupsionit
Kujtojmë këtu se historia e korrupsionit, dyshohet se ka filluar me inceneratorin e Elbasanit, ku Stela Gugallja e cila është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, rezulton aksionere.
Pasi, me një kompani të dalë nga hiçi është marrë inceneratori me një kontratë 22 milionë euro nga qeveria shqiptare.(Lexo këtu)
Stela Gugallja, në atë kohë 26-vjeçare, nuk ka pasur asnjë biznes tjetër dhe as ndonjë pasuri të madhe të deklaruar që të shkonte të merrte një koncesion 22 milionë euro. Ndaj dyshohet se kjo është një skemë e madhe korrupsioni, ku pas saj fshihet Mirel Mërtiri dhe të tjerë.
Për të shkuar më pas tek 28 milionë eurot e koncesionit të inceneratorit të Fierit, dhe 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, ku në skenë duket se dalin të njëjtët emra.
Ortakëria me Ben Blushin
CNA.al, duke investiguar, me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka publikuar një skemë të plotë në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.(Lexo këtu)
Të gjitha kanë provuar me fakte dhe dokumente aferën korruptive të inceneratorëve, milionat e eurove që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Stela Gugallës, Klodian Zotos apo Mirel Mërtirit.
Janë këta pronarë inceneratorësh, të cilët më pas kanë lidhur ortakëri me pronarë dhe ish-drejtues mediash.
Një ndër personat i cili shfaqet në ortakëri në kompani të tjerë, me pronarët e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, është Ben Blushi.
Janë tre kompani, ku Ben Blushi është ortak me pronarët e inceneratorëve.
Së pari kujtojmë këtu Em Capital Group.
Një kompani e themeluar në Bullgari, ku 33% të aksioneve i ka bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi, 33% Mirel Mërtiri dhe 34% Klodian Zoto. (Lexo këtu)
Pra, bashkëshortja e Ben Blushit është ortake me Stela Gugallën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë bashkëpronarë në tre koncesionet e inceneratorëve në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro.
Kompania e dytë është Valtelina Kafe, ku marrëdhënien tregtare e ka Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.
Pra, EM Capital, ku aksionere është Eva Blushi, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe. (Lexo këtu)
Kompania e tretë.
Kjo është një kompani, ku Ben Blushi del hapur me emrin e tij është kompania KudoPay.(Lexo ketu)
Bëhet fjalë për një kompani, që do operojë në fushën e sistemeve elektronike të karburanteve, e regjistruar në QKB në 12 prill 2021.
Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra shumë të njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e fëmijevë të Mirel Mertirit, një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.
Ben Blushi, politikani që dështoi me copën e Librës së tij, që lajmet më të mëdha kishte sulmet ndaj Ramës, pasi la Parlamentin u bë drejtues media, ku vetëm sa shtoi kompanitë ku është aksioner dhe më pas e larguan apo u dorëhoq, kjo nuk ka rëndësi.
Dhe ortaku i tretë, është Vjollca Hoxha, aksioneria e Top Channel.
Pra, pronarët e inceneratorëve, janë ortakë me ish-politikanin Ben Blushi, gjë që të çon në dyshime se ?laku? po shtrëngohet edhe për ish-deputetin socialist./CNA.al
Dosja e inceneratorëve/ Shpallet në kërkim Mirel Mërtiri
128 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston/ Kontrata PPP, që i vuri prangat Lefter Kokës
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Punimet në Unazën e re herë pas herë sjellim paralizim të ...
Gazetarja Koldiana Lala tha, duke folur në lidhje me çështje...
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha në “Now” se Left...
Skandali i inceneratorëve që çoi në pranga ish ministrin e L...
Pas një hetimi të SPAK në lidhje me dosjen e inceneratorëve,...
Gazetari dhe editori i CNA.al Elvi Fundo ka treguar detaje n...
Miratohet rezoluta për procesin e zgjerimit për Shqipërinë.K...
Me qindra familje në fshatrat e Korçës prej 4 ditësh vuajnë ...
Nga Miron ÇakoVirgjëria është një fjalë por edhe një gjendje...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me sekuestrimi...
Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shq...
Ish-Ministri Lefter Koka, është arrestuar sot nga SPAK rreth...
Ish Ministri i Ramës, Leftër Koka, i cili është prangosur di...
12 vendet më të kërcënuara të trashëgimisë në Europë, të për...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...
Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në S...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur mbi situatën e pë...
Ish Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, z...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka firmosur sot dy emërime të...
Arrestohet në Itali, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...