LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri Ramës në duar të SPAK/ Si tentoi të largohej pa zhurmë nga politika

14 Dhjetor 2021, 11:55, Aktualitet CNA
Ish-ministri Ramës në duar të SPAK/ Si tentoi të largohej pa

Ish Ministri i Ramës, Leftër Koka, i cili është prangosur ditën e sotme nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, rreth 3 muaj më parë dha dorëheqjen nga pozicioni i deputetit.

Me 1 Shtator 2021, Koka ka dhënë dorëheqjen nga mandati deputetit.

Ndërkohë ende vazhdon operacioni policor lidhur me aferën e inceneratorëve, pasi urdhër arreste janë lëshuar edhe për persona të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

SPAK, konfirmon për CNA.al se pak më vonë do të zbardhein të gjitha detajet e operacionit anti-korrupsion.

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.

Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndryshe deputetët e tjerë të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në vitin 2019.

Më 1 shtator, deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit në Durrës./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga