LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Pse bashkëqeverisja Rama-Basha, është një realitet  

3 Dhjetor 2021, 10:28, Politikë CNA
Faktet/ Pse bashkëqeverisja Rama-Basha, është një realitet

Bashkëqeverisja PS-PD është bërë realitet. Pas ftesave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama, drejtuar Lulzim Bashës, ka ardhur edhe bashkëqeverisja.

De jure, vendi drejtohet nga Partia Socialiste, por de fakto, drejtimi bëhet sipas marrëveshjeve Rama-Basha.

Basha vijon të pranojë ofertat e kryeministrit Rama, ashtu si ka bërë më herët, që pas majit të vitit 2017, kur bëri dhe marrëveshjen e famshme, pas së cilës doli nga çadra dhe shkoi ?në prehrin? e kryeministrit.

Pra, ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga CNA.al, duket se Rama dhe Basha po bashkëqeverisin në parlament dhe këtë e tregojnë mësë miri aktet e miratuara, të cilat në jo pak raste kanë marrë edhe ?bekimin? e deputetëve të Lulzim Bashës.

Aktin normativ nr. 32, datë 5.11.2021 ?Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me Aktin Normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave?, që synon miratimin e disa ndryshimeve në marrëveshjen me kompaninë Pfizer.

Në përfundim të diskutimeve Kuvendi e miratoi aktin normativ me 112 vota pro dhe 2 abstenim

Projektligji ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 ?Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit? të ndryshuar?.

Në përfundim të diskutimeve, projektligji u miratua me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Projektligji ?Për një ndryshim në vendimin nr. 166, dt. 16.12.2004, ?Për miratimin e Rregullores së Kuvendit?.

Edhe ndryshimet në Rregullore, u bënë me ?bekimin? e deputetëve të Lulit. Miratimi është bërë me 111 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim.

Pra, gjithçka është e qartë, nuk kemi një bashkëqeverisje me ministra, por sikurse ishte paralajmëruar, kemi një bashkëqeverisje në parlament.

Faktet flasin vetë. Rama i shkel ?syrin? Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit voton ?pro? në parlament.

Tani Rama dhe Basha po bashkëqeverisin me këtë bashkëpunim kaq të hapur./CNA.al

Si po bashkëqeverisin Edi Rama dhe Lulzim Basha?!

Bashkëqeverisja Rama-Basha/ Si po “joshen” demokratët me poste shtetërore

Deputetët e PD pro bashkëqeverisjes

Lajmet e fundit nga