LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha intervistë për median amerikane/ Tregon “hilen” e Soros në Shqipëri, si ndihmoi komunistët

3 Dhjetor 2021, 08:29, Politikë CNA
Berisha intervistë për median amerikane/ Tregon “hilen” e

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë dhënë gazetarit Jason French të radios amerikane, French Capital Podcast. ka folur për fillimet e George Soros në Shqipëri.

Berisha tha se në fillimit të viteve 90, Sorosi erdhi dhe ndihmoi në krijimin e shoqërisë civile, por më pas filloi të punonte në mënyrë të njëanshme , që do të thotë, se ndihmonte mbeturinat e sistemit diktatorial komunist të hynin në organizatat e shoqërisë civile dhe po i vendoste nën ombrellën e ish- Partisë Komuniste.

?Në fillimit të viteve 90, Sorosi erdhi dhe ndihmoi në krijimin e shoqërisë civile. Unë isha mirënjohës dhe i lumtur. Brenda pak vitesh kuptova se Sorosi punonte në mënyrë të njëanshme , që do të thotë, se ndihmonte mbeturinat e sistemit diktatorial komunist të hynin në organizatat e shoqërisë civile dhe po i vendoste nën ombrellën e ish- Partisë Komuniste. Në diktaturë ne kishim shoqëri civile, por ajo ishte moniste nën varësinë e ministrive dhe PPSH-së. Në vend të kishim një shoqëri civile të pavarur dhe pluraliste, ne u kthyem mbrapa në modelin monist të shoqërisë civile. U mërzita nga ky zhvillim. Unë vetë e konsideroja shoqërinë civile të pavarur shumë të rëndësishme për një shoqëri demokratike.

G. Soros që në fillim ndihmoi shumë ish-komunistët me OSHC-të dhe operatorët mediatikë. Kur u bëra kryeministër në 2005, punova shumë për të integruar vendin në NATO, BE dhe u shënuan progrese të mëdha. Njëra prej betejave të mia të suksesshme ishte kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çka mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe dyfishoi të ardhurat, pagat, pensionet. Shqipëri u bë një vend i vërtetë dinamik. Unë u largova nga pushteti pas zgjedhjeve 2013. Pasi u largova nga pushteti, mbeta vetëm si deputet. Hoqa dorë nga kryesia dhe presidenca e partisë dhe mbeta një deputet i PD-së.?-tha Berisha.

Ndërsa duke u ndalur tek Reforma në Drëjtësi, Berisha tha se ekspertët shqiptarë e të huaj dhe pothuajse të gjithë kishin lidhje me fondacionin e Soros.

Dhe rezultati sipas tij, ishte se u kap i gjithë sistemi i gjyqësorit.

?Problemet e reja u shfaqën sepse kur erdhën në pushtet miqtë e Sorosit, si Edi Rama, në dhjetor 2013, Fondacioni ?Shoqëria e Hapur? në Shqipëri (FSHH) hartoi planin strategjik në të cilin parashikoheshin ndryshime kushtetuese, reforma e gjyqësorit dhe reforma zgjedhore. Bazuar në këtë plan strategjik, Fondacioni ?Shoqëria e Hapur?në fillim të 2014 nisi punën për të zhvilluar tavolina të rrumbullakëta për këto reforma, manipuloi sondazhet e opinioneve për reformën e gjyqësorit.

FSHH krijoi trurin e reformës së gjyqësorit të përbërë tërësisht nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj dhe pothuajse të gjithë kishin lidhje me fondacionin. Sorosi personalisht u përfshi për të promovuar reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Si opozitë ne morëm pjesë dhe vumë një kusht. Kushti ishte që draftet e këtyre rezultateve t?i dërgoheshin Komisionit të Venecias dhe të shqyrtoheshin prej tij. Shumë shpejt u bë e qartë se: së pari, reforma ishte unike në botë; së dyti, qëllimi kryesor i saj ishte ta shndërronte gjyqësorin në një degë të ekzekutivit të PS-së. Në tetor 2015, u paraqit drafti i parë i ndryshimeve kushtetueses në kuadër të reformës së gjyqësorit. Iu dërgua Komisionit të Venecias. Në dhjetor 2015, Komisioni i Venecias rrëzoi 38 nga 63 nene të draftit, sepse që të gjitha synonin të kapnin gjyqësorin dhe nuk përputheshin me standardet ndërkombëtare.

Më pas, përgatitën një draft të dytë. E dërguar në janar 2016 në Komisioni i Venecias. Në mars 2016, Komisioni i Venecias e rrëzoi si një draft që synonte të kapte gjyqësorin dhe ta kthente në një degë të ekzekutivit. Paskësaj, ata u detyruan të uleshin me opozitën. Ne punuam së bashku dhe i përfshimë të gjitha rekomandimet e Komisioni i Venecias të cilat ishin thelbësore për një gjyqësor të pavarur. Por, pasi votuam draftin në 22 korrik, menjëherë kryeministri Rama dhe truri i reformës vendosën të votonin ligjet organike pa pjesëmarrjen e opozitës. Kështu që ata morën të gjitha nenet që ishin të papajtueshme me një gjyqësor të pavarur dhe i futën në ligjet organike. Cili është rezultati? U kap i gjithë sistemi i gjyqësorit. Drejtuesit e institucioneve të reja të gjyqësorit janë ish-ministra socialistë, motra e vëllezërit të ministrave socialistë, ish-prokurorë komunistë, ish-hetues, ose ish-gjyqtarë, ish-oficerëtë policisë sekrete të Enver Hoxhës. Në këto 30 vite nuk kemi pasur kurrë një sistem gjyqësor të tillë. Çfarë do të ndodhë më pas? Përdorën procesin e vetingut. Si opozitë, ne mbështetëm një proces ventingu nga poshtë-lart. Qeveria me ndihmën e trurit të reformës miratoi një reformë nga lart-poshtë, shfrytëzoi vetingun si një gjueti shtrigash, shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. E la vendin për 4 vjet pa Gjykatën Kushtetuese dhe pa Gjykatën e Lartë. Më tepër se 40,000 dosje mbetën pa u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë. Tani po vazhdojnë po njësoj. Po shfrytëzojnë vetingun për ta pastruar sistemin e gjyqësorit nga të gjithë gjyqtarët që nuk ishin të majtë, ose kishin dallime të tjera.?-deklaroi Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga