LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Unë jam rast unik në botë”/ Berisha tregon pse shpallja non-grata, është hakmarrje politike

3 Dhjetor 2021, 08:49, Politikë CNA
“Unë jam rast unik në botë”/ Berisha tregon pse

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar shpalljen non-grata në SHBA, si një hakmarrje politike nga George Soros.

Në një intervistë dhënë gazetarit Jason French të radios amerikaneFrench Capital Podcast., Berisha ka theksuar se Soros po hakmerret, pasi kundërshtoi ndryshimin e kufijve të Kosovës.

?G. Soros që ka politikën e vet të jashtme pothuajse gjithnjë të ndryshme nga politika zyrtare e SHBA-së u përfshi fuqishëm në shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. Në fakt, ishte një projekt me rrezik të lartë, sepse do të hapte Kutinë e Pandorës. Unë e kundërshtova me forcë dhe efiçensë projektin e tij. Paskësaj, disa kryetarë të opozitës në Kosovë filluan ta kundërshtonin. Për këtë shkak, G. Sorosi, E. Rama, M. Palmer e zyrtarë të lartë të DASH-së nisën një procedurë për të më shpallur të padëshiruar për arsye komploti kundër politikës së jashtme të SHBA-së, çka ishte tërësisht e pavërtetë. Megjithatë, nuk ia dolën mbanë. Sekretar Pompeu ka deklaruar se asgjë nuk është paraqitur në zyrën e tij për të ndaluar Berishën të hyjë në SHBA. Pas ndërrimit të pushtetit, në maj 2019, unë u akuzova nga sekretari Blinken si person non-grata nën akuzën për korrupsion të madh, për ndërhyrje në procese publike për t?u pasuruar vetë, për të pasuruar gruan, fëmijët, miqtë, bashkëpunëtorët e mi dhe se kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetimet kundër meje, fëmijëve dhe miqve të mi.?-tha Berisha.

Ndërsa duke iu rikthyer shpalljes non-grata, Berisha e cilësoi rastin e tij unik në botë, për faktin se vendimi është dhënë tetë vite pasi është larguar nga pozicionet drejtuese.

?Më lejoni të theksoj 3 gjëra: së pari, unë jam një rast unik në botë i shpallur non-grata 8 vjet pasi jam larguar nga pozicione drejtuese dhe pushteti ekzekutiv; së dyti, unë jam i vetmi person në botë i shpallur non-grata kur asnjëherë nuk jam akuzuar në 30 vite nga ndonjë person apo institucion për korrupsion, as unë, as fëmijë; së treti, u shpalla non-grata sepse kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetime, por nuk është zhvilluar kurrë ndonjë hetim zyrtar ndaj meje apo ndaj familjes sime. Gjithçka është gënjeshtër. Sekretari Blinken ka shkruar në Tëetter se z. Berisha ka minuar demokracinë në Shqipëri. Më lejoni të shtoj 2 gjëra: një person që e ka çmuar shumë Sali Berishën si kryeministër që ka luftuar korrupsion ka qenë vetë z. Blinken në pozicionin e kryekëshilltarit të zv. Presidentit Biden. Blinkeni si kryekëshilltar i Biden-it më ka pritur një një takim njëorësh si kryeministër i vendit tim dhe më ka lavdëruar në këtë takim. Në 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë në Shqipërisë, sekretarja Clinton erdhi në Shqipëri dhe në fjalimin e saj ajo u shpreh: ?Kush do ta shikojë demokracinë në veprim, le të vijë në Shipëri, që ta shikojë me sytë e veta?.

Jua thashë këto sa për të kujtuar se çfarë më ka thënë dhe çfarë ka shkruar në mesazhin e tij në Tëetter. Pasi e lexova, shkrova një letër dhe vendosa të padis në Gjykatën e Parisit për shpifje mbi të cilat është bazuar vendimi, jo për vendimin. Vendimi është në kompetencat e tij. Këto shpifje janë të papranueshme. Është poshtërim i dinjitetit tim. Gjykata e Parisit e ka pranuar padinë. Në fillimit të gushtit, Philip Rucker, asistent i zv. Sekretarit të Shtetit erdhi në Shqipëri dhe i kërkoi kryetarit të partisë sime që të mos lejohesha të hyja në kuvend. Unë i thashë kryetarit se kjo nuk mund të ndodhje kurrë. Kush hyn në kuvend vendoset nga zgjedhësit shqiptarë dhe ligjet shqiptare. Askush tjetër nuk mund të vendosë kush hyn e kush ja në kuvend. Ne jemi vend mik i SHBA-së. Unë kam punuar nga afër për 30 vjet rresht dhe kam pasur marrëdhënie miqësore me qeverinë dhe qeveritarët e SHBA-së, por asnjëherë nuk e kisha imagjinuar se dikush do të shkelte sovranitetin e një vendi në këtë mënyrë. Thashë: ?Unë do të hyj në kuvend!?-tha Berisha, duke shtuar se është vetëm një hakmarrje politike e Sorosit dhe asgjë më shumë./CNA.al

Berisha intervistë për median amerikane/ Tregon ?hilen? e Soros në Shqipëri, si ndihmoi komunistët

Lajmet e fundit nga