LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka i përgjigjet Bashës/ 'Boll përçave PD!' Ja si e thuri planin në zyrën e Berishës për firmat

30 Nëntor 2021, 20:45, Politikë CNA
Paloka i përgjigjet Bashës/ 'Boll përçave

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës i cili pasditen e sotme, ne studion e ABC news deklaroi se firmat nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon statuti, gjë të cilën e kishte kërkuar Paloka dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Paloka thekson se në asnjë pikë të statutit nuk thuhet se ku apo si do dorëzohen formularët e firmosur nga delegatët dhe se propozimi i tij i pranuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, u refuzua nga pjesëmarrësit e tjerë të foltores.

Më tej Paloka thotë se firmat janë legjitime duke shtuar se Lulzim Basha ka detyrimin që të respektojë vullnetin e demokratëve. Ndersa rrëfen edhe takimin në zyrën e Sali Berishës.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sqarim !

Meqenese u be e disata here qe z. Basha perdor ne menyre jo korrekte fjalet e mia si alibi te qendrimit te tij ndaj vullnetit te mbi 4200 delegateve qe kane firmosur per mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor, jam i detyruar  te sqaroj dhe nje here cfare kam deklaruar .

Ne statutin e PD , ne asnje pike dhe asnje rresht nuk percaktohet se cila eshte procedura qe ndiqet ne rastin kur 1/4 e delegateve kerkojne mbledhjen e jashtezakonshme te Kuvendit. Ne statut parashikohet vetem detyrimi i mbledhjes se Kuvendit kur e kerkojne 1/4 e delegateve , po nuk percaktohet as se si mblidhen firmat, as ku depozitohen formularet dhe asnje procedure tjeter per kete ceshtje. Lidhur me verifikimin e mandateve, statuti eshte me se i qarte, verifikimi i mandateve behet ne Kuvend nga komisioni i verifikimit te mandateve, askush tjeter nuk e ka kete tager.

Ne keto kushte , perfaqesuesit e firmetareve kerkuan nje takim me mua si Kryetar i Keshillit Kombetar te PD. Takimi u zhvillua ne zyren e z.Berisha dhe ishin te pranishem, si  perfaqesues te firmetareve ; deputete , antare te kryesise se PD, kryetare degesh te PD, dhe nje sere funksionaresh te tjere te PD si nga sekretariati dhe organizatat partnere te PD. Midis tyre , hartues te statutit dhe juristet me te cilet z.Basha  eshte perfaqesuar deri me sot ne gjithe institucionet dhe tryezat politike.

Kerkesa e gjithe pjesmarresve ishte qe , ne mungese te percaktimit te procedurave te permendura me lart, duke e konsideruar pjesen tjeter drejtuesve te PD si ilegjitime dhe mbi te gjitha si pale ne kete konflikt, ne mungese te plote besimi ne luajalitetin e tyre ndaj ketij procesi, formularet e mbledhur te dorezoheshin  tek une si Kryetar i Keshillit Kombetar, organi me i larte i zgjedhur i PD midis dy Kuvendeve.

Une , pas kesaj kerkese, kam propozuar qe , pavarsisht gjithe argumentave te paraqitur nga pjesmarresit ne takim, edhe per faktin qe une isha pozicionuar ne krah te z.Berisha, formularet te dorzoheshin tek sekretari organizativ i PD, ?JO SEPSE E PARASHIKON STATUTI? , sic abuzon me kete thenie timen z.Basha, por per te shmangur cdo mundesi spekullimi nga pala tjeter, sic ndodhi me pas ne fakt .

Kete argumentim timin e pranoi dhe z.Berisha . Nderkohe gjithe pjesmarresit e tjere , me argumentat e dhena me lart, duke ofruar dhe fakte se si firmetareve ju ishte bere presion nga disa drejtues degesh , kembengulen qe ose te vinin ne zyren time me detyrimin e mbrojtjes se te dhenave personale te firmetareve, ose ata nuk kishin asnje detyrim tjeter statutor apo procedurial per ti cuar tek kundershtaret e tyre ne kete rast. Keshtu vendosi shumica ne ate takim dhe z.Berisha pranoi vendimin e shumices, nuk vendosi vete, me koken e tij?!

Kjo eshte ajo qe ndodhi dhe ajo qe une kam deklaruar.

Prandaj , ne vend qe te vazhdohet me truke e me hile  qe po percajne cdo dite e me shume demokratet, do ishte e denje, po mbi te gjitha ne te mire te demokrateve , qe vullneti i mbi 4200 delegateve, vullneti i shumices , te respektohet!

Keshtu veprohet ne demokraci, keshtu thote edhe statuti i PD e mbi gjithe te tjeret,  ky eshte detyrim dhe pergjegjesi per kryetarin e PD .

 

 

Lajmet e fundit nga