LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti u ekzekutua me plumb pas shpine/ Kamerat fiksojnë autorin

30 Nëntor 2021, 10:31, Kronika CNA
Ish-deputeti u ekzekutua me plumb pas shpine/ Kamerat fiksojnë autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti Pashko Ujka është ekzekutuar me armë zjarri.

Atentati është realizuar shumë afër banesës së tij.

Të dhënat e fundit flasin se kamerat e sigurisë në zonë ka pikasur dhe fokusuar autorin, por identifikimi ende është I vështirë.

Ngjarja ka ndodhur në errësirë, gjë që vështirëson identifikimin e autorit në kamera.

Paraprakisht se pistë hetimi policia ka hedhur borxhet që Ujka mund të kishte, mirëpo kjo pistë është rrëzuar nga familjarët e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga