LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vuante nga një sëmundje e rëndë”/ Klodiana Lala nxjerr në dritë detaje nga vrasja e ish deputetit

29 Nëntor 2021, 20:36, Kronika CNA
“Vuante nga një sëmundje e rëndë”/ Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë në dritë detaje të reja nga vrasja e ish deputetit Pashko Ujka.

Lala tha se në sallën e operacionit, 64-vjeçari kishte pësuar një arrest kardiak, duke theksuar se kishte humbur shumë gjak për shkak të plagës së marrë nga plumbi. Gjithashtu ajo shtoi se Ujka prej kohësh vuante nga  një sëmundje e rëndë dhe çdo mbrëmje dilte shëtitje me familjarët e tij, ç?ka lë të kuptohet se autorët e vëzhgonin prej kohësh shënjestrën e tyre.

?Ai pësoi arrest kardiak në sallën e operacionit. Mjekët e kishin të pamundur të ndërhynin, pasi plumi i kishte prekur shtyllën kurrizore. Pashko Ujka vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dilte çdo ditë në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Shoqërohej nga gruaja, apo dhe vëllezërit e tij?, tha ajo ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga