LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbajti lokalin hapur pas orarit policor/ Gjobitet dhe procedohet penalisht pronarja

29 Nëntor 2021, 11:02, Kronika CNA
Mbajti lokalin hapur pas orarit policor/ Gjobitet dhe procedohet penalisht

Policia ka proceduar penalisht një shtëtase në Durreës me Iniciale E. S, pronare e një lokali pasi ka mbajtur lokalin hapur pas orës policore dhe nuk i ishte bindur urdhërit të policisë.

Gjithashtu kjo shtetase ëshë gjobitur me 1 000.000 lekë për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi nga policia:

?Procedohet penalisht dhe administrativisht një shtetase që mbante hapur lokalin e saj, me muzikë, gjatë orës policore, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht për veprën penale ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, shtetasja E. S., banuese në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për mbylljen e lokalit që e mbante hapur, me muzikë, gjatë orës policore.

Gjithashtu, për këtë shtetase është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ?./CNA.al

Lajmet e fundit nga