LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfitimet afatgjata të vaksinimit

25 Nëntor 2021, 19:42, Lifestyle CNA
Përfitimet afatgjata të vaksinimit

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe ne ISHP

Vaksinat parandalojnë sëmundjet që përndryshe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, paaftësi të përhershme apo edhe vdekje. Qindra miliona njerëz vaksinohen çdo vit në mbarë botën për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda.

Për shembull, në vitin 2018, rreth 86% e foshnjave në mbarë botën morën tre doza të vaksinës që i mbron ata kundër difterisë, tetanozit dhe pertusisit (DTP), dhe 85% e foshnjave globalisht morën tre doza të vaksinës kundër poliomielitit .

Ndryshe nga trajtimet që synojnë shërimin e sëmundjeve, vaksinat zakonisht u jepen njerëzve të shëndetshëm për t’i parandaluar ata të sëmuren. Prandaj, përfitimet afatgjata të vaksinimit mund të mos jenë të dukshme menjëherë.

Shumë sëmundje infektive janë shumë të rralla sot falë vaksinimit, ndaj pasojat negative të këtyre sëmundjeve ndonjëherë harrohen. Nëse njerëzit do të ndalonin së vaksinuari, shumë nga këto sëmundje dhe epidemi të lidhura me to mund të përsëriten…

Dobia e një vaksine është të mbroni veten dhe të mbroni të tjerët, veçanërisht njerëzit më të brishtë që ju rrethojnë: të porsalindurit, gratë shtatzëna, njerëzit që vuajnë nga një gjendje që kundërshton vaksinimin, të moshuarit, etj. Ky është veçanërisht rasti me vaksinat e kollës së mirë dhe fruthit, të cilat ofrojnë mbrojtje për foshnjat ndërsa presin që të vaksinohen.

Fruthi psh..

Fruthi pothuajse ishte eliminuar në shumë vende evropiane.

Megjithatë, që nga tetori 2016, është vërejtur një rritje e fruthit në BE me shpërthime në disa vende , për shkak të rënies së shkallës së vaksinimit.

Fruthi mund të jetë serioz dhe madje kërcënues për jetën.

Vaksinimi është mbrojtja e vetme kundër fruthit. Vaksina MMR mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola. Është e sigurt dhe efektive.

 

 

Lajmet e fundit nga