LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Ja sa persona humbën jetën sot

25 Nëntor 2021, 16:57, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,761 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 516 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë, 13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat, Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.

Janë 7,718 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 597 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 516
Të shëruar në 24 orë 597
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2,761

Testime totale 1,382,679
Raste pozitive 198,292
Raste të shëruara 187,506
Raste Aktive 7,718
Humbje jete 3,068

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4046
Fier 699
Gjirokastër 577
Shkodër 487
Berat 437
Durrës 384
Elbasan 351
Vlorë 263
Korçë 201
Lezhë 159
Dibër 65
Kukës 49

Lajmet e fundit nga