LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthesë në udhëzimet anticovid/ BE kërkon vaksina përforcuese për të gjithë të rriturit

24 Nëntor 2021, 20:39, Lifestyle CNA
Kthesë në udhëzimet anticovid/ BE kërkon vaksina

Bashkimi Europian bën një kthesë të madhe në udhëzimet për luftimin e pandemisë koronavirus. Kreu i Agjencisë së Shëndetit publik, kërkoi që të merret në konsideratë aplikimi i një dozë përforcuese për të gjithë të rriturit, nga 18 vjeç e sipër.

Prioritet pritet të kenë personat mbi 40 vjeç, ndërsa paralajmëron se dhjetori dhe janari do të jenë dy muaj të vështirë përballë Covid-19.

Ndjekja e këtij rekomandimi të Qëndrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve nuk është i detyrueshëm për qeveritë e vendeve të BE-së, por ndikojnë në vendimet për mbrojtjen e shëndetit publik, shkruan A2.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimit të zymtë të Organizatës Botërore të Shëndetit lidhur me situatën pandemike në kontinentin e vjetër. Sipas parashikimeve që bëhen në bazë të të dhënave të raportuara, në Europë dhe Azinë Qendrore mund të vdesin deri në 700 mijë persona nga Covid-19 deri në shkurt, duke e çuar bilancin total të viktimave në mbi 2 milionë.

?Përballemi me dimër sfidues përpara, por nuk duhet të humbasim shpresat?, u shpreh Hans Kluge, Drejtori OBSH për Europën.

Për rritjen dramatike të rasteve në Europë, ekspertët e organizatës, fajësojnë numrin e lartë të të pavaksinuarve dhe dominimin e variantit me të transmetueshëm Delta.

Lajmet e fundit nga