
Thellohen përplasjet PD-LSI/ "Djali" i Kryemadhit kërcënon Bashën
Përplasjet mes PD-së, dhe LSI-së, duket se vijojnë të thello...
Ka hapur dyert qendra sociale ?Të qëndrojmë së bashku? në Njësinë Administrative nr 6, një tjetër objekt i financuar në kuadër të Programit të Rindërtimit.
Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj vizituan sot ambientet e reja të qendrës, e projektuar si qendër multidisiplinare për personat me aftësi ndryshe me një kapacitet prej rreth 250 frekuentues të përditshëm dhe 800 familje në nevojë. Objekti sipas projektit eshte trajtuar si pike atraksioni për komunitetin dhe sidomos për këtë grup specifik, të grupmoshave fëmijë dhe adoleshentë për të mbështetur riintegrimin e tyre në shoqëri.
Në fjalën e tij Zv.Kryeministri Ahmetaj tha se ?kjo qendër komunitare nuk është thjesht një ndërtesë, është shprehja më e mirë sesi ne ringrihemi edhe më të fortë, më të maturuar, më të kujdesshëm për njerëzit në nevojë.?
Ahmetaj iu referua gjithashtu mbështetjes që qeveria ka dhënë në vazhdimësi e do të japë për familjet, edhe me buxhetin e vitit 2022.
?Buxheti i vitit që vjen, përpos disa reformave shumë të rëndësishme që nga dixhitalizimi apo infrastruktura kritike si investime për ta bërë Shqipërinë më moderne dita pas ditës, ka në themel paketën e mbështetjes për familjen. Është kujdesi për fëmijën, është kujdesi për të rriturit, për të rinjtë dhe për moshën e tretë?.
Duke përmendur disa nga politikat mbëhstetëse të paketës, Ahmetaj tha se ?25 mijë familje në nevojë me më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, duke filluar nga viti tjetër do të marrin 2-fishin e ndihmës ekonomike. Sërish pensionet rriten gati 5% vitin që vjen dhe ai bonusi i fundvitit nuk është më një rastësi, por është i përhershëm, është në ligjin e buxhetit. Të rinjtë do të mbështeten për t?u bërë më konkurrues në të gjithë ekonominë globale, së fëmijët e sotëm, nesër do konkurrojnë në një ekonomi shumë më të gjerë, se Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Evropian, Shqipëria është një ekonomi e hapur dhe të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen, duhen marrë sot që ta përballojmë nesër.?-tha Ahmetaj.
Fjala e plotë e Zv.Kryeministrit Ahmetaj
Faleminderit të gjithëve, është moment shume emocional jo thjesht për procesin e rindërtimit por për gjithë atë ndjesi të thellë që mishëron kjo mazhorancë dhe kjo qeveri për qytetarët në nevojë por sidomos për të gjithë ato familje që kanë më shumë nevojë për kujdes. Për të gjithë ata njerëz që premtuam që nuk do t?i lëmë vetëm dhe nuk do t?i lëmë mbrapa.
Tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 përpos e përtej një fatkeqësie shumë të madhe që rëndoi në kurriz të shumë e shumë familjeve, pati dhe fatalitete. Na testoi si shoqëri, na testoi si individë, na testoi si zemra, si mendje, na testoi si mazhorancë, si qeveri dhe si ne ia dolëm. Ia dolëm jo me pak vështirësi, post tërmetit patëm edhe pandeminë dhe sërish patëm të njëjtin angazhim, jo si premtim elektoral por, premtim njerëzor i një mazhorance tejet të lidhur, siç e theksova, me qytetarin, me komunitetin.
Kjo qendër komunitare nuk është një ndërtesë, është shprehja më e mirë sesi ne ringrihemi edhe më të fortë, më të maturuar, më të kujdesshëm për njerëzit në nevojë. Dikush i referohet si një ndërtesë moderne, ndërsa unë do t?i referohesha si shpirti i ringritjes dhe vëmendja ndaj gjithë familjeve dhe qytetarëve në nevojë.
Drejtoresha me të drejtë i përmendi të gjitha ato shërbime funksionale që qendra model, siç iu referua Erjoni, jo vetëm ne Tiranë, jo vetëm në Shqipëri por dhe përtej, afron për familjet në nevojë. Janë 800 familje, janë pak, janë shumë, mund të jenë më pak me zhvillimin ekonomik por sado që të jenë ato kanë nevojë për mbështetje, për vëmendje, që nga fëmijët e deri tek nënat e baballarët në moshë të thyer që ne i takuam së fundmi kur po vinim të ndanim me ju emocionin e sotëm, jo të rindërtimit, po të një mazhorance që ka vendosur në themel qytetarin e zakonshëm dhe mbi të gjitha qytetarin në nevojë.
Iu referova buxhetit të vitit që vjen. Shumëkush pyet kur na dëgjon në debatet që bëjmë në parlament kur dikush shan dikë, kur dikush përqesh dikë, dikush duartroket dikë dhe për qytetarët e zakonshëm pyetja normale për të marrë përgjigje është ? Çfarë është buxheti, çfarë bën buxheti ? Dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos disa reformave shumë të rëndësishme që nga dixhitalizimi apo infrastruktura kritike si investime për ta bërë Shqipërinë në infrastrukturë më moderne dita pas ditës, ka në themel paketën e mbështetjes për familjen.
Çfarë është paketa e mbështetjes për familjen? Është kujdesi për fëmijën, është kujdesi për të rriturit, për të rinjtë dhe për moshën e tretë. Nuk do arrija t?i numëroja të gjitha, por disa reflektime për ju dhe për të gjithë qytetarët që na ndjekin do desha t?i afroja. ?
Dikush na tha, ?po çfarë do të thotë që ju ofroni falas vizitën e syve për fëmijët deri 14 vjeç?. I them nuk është vetëm kjo, ka kujdes për fëmijët jetim, ka kujdes për mësues për ata me aftësi ndryshe, ka kujdes për familje në nevojë. Një shembull, janë 25 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç që do marrin 2-fishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo, nuk është shumë sigurisht, se të gjithë lëvizin brenda mundësive që ofron buxheti i shtetit, ama është vëmendje e drejtpërdrejtë.
Po mosha e tretë, pensionistët, e mbani mend debatin sa u rritën pensionet, sa u rritën pensionet. Sërish pensionet rriten gati 5% vitin që vjen dhe ai bonusi i fundvitit nuk është më një rastësi, por është i përhershëm, është në ligjin e buxhetit.
Po për të rinjtë që janë paketat në ndihmë të tyre për t?i bërë më konkurrues në të gjithë ekonominë globale, së fëmijët e sotëm nesër nuk do konkurrojnë thjesht në Tiranë, thjesht në Shqipëri, por do konkurrojnë në një ekonomi shumë më të gjerë, se Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Evropian, Shqipëria është një ekonomi e hapur dhe të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen, duhen marrë sot që ta përballojmë nesër.
I them të gjitha këto për të kujtuar që tërmeti i 2019 na testoi të gjithëve, shumë derdhën lot, shumë u trishtuan, shumë psherëtinë, shumë e humbën edhe besimin, por ne nuk e humbëm besimin dhe kur premtuam që do ta rindërtojmë të gjithën më bukur, më të sigurt, më moderne, nuk e kishim një premtim në erë por e kishim një fjalë nga shpirti për të mos lënë askënd mbrapa dhe askënd vetëm.
Sot, personalisht, por edhe kur diskutojmë me Kryeministrin, të vjen rasti, i qëllimtë, i përditshëm, në qeveri të mundohesh të bësh gjëra të mira për qytetarët, e lufton nga mëngjesi deri në mëngjes nëse doni; sigurisht që jo gjithmonë ia del, por në memorien time individuale qytetare, rindërtimi ka për të mbetur tërë jetën time krenaria ime personale, se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, kur shohim familje që gjejnë strehë të ngrohtë e të dashur në këto institucione, nuk ka kënaqësi më të madhe për një shërbëtor publik siç është Kryeministri, siç jam unë, siç është Erjoni dhe për këtë ia vlen të merresh me politikë.
Faleminderit dhe ta gëzoni!
Përplasjet mes PD-së, dhe LSI-së, duket se vijojnë të thello...
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, D...
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrja e Bujqësisë, F...
Komisioni Hetimor për 25 Prillin ka dështuar që të miratojë...
Ka dalë vendmi i parë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave...
Situata në Partinë Demokratike duket të jetë ndoshta ndër më...
Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ishte në përurimin e qendrës ...
Partia Demokratike ka prezantuar planin e hetimit për zgjedh...
Sot është zhvilluar Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 pri...
Vazhdon Teatri me Komisionin Hetimor për 25 Prillin.Pasi kër...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës gjyqës...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët, n...
Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka apeluar për m...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka qënë sot e pranish...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta ndaj k...
Paraditja do jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash,...
Media pranë Lulzim Bashës ka bërë një sondazh lidhur me situ...
Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Ka...
Anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj deklaroi se p...
“Basha është ministri i 20-të i Ramës”. Kështu është shprehu...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...