LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Luftoni korrupsionin publik dhe pastrimin e parave”/ Ambasadori i BE-së i “tërheq” veshin drejtësisë

24 Nëntor 2021, 09:25, Politikë CNA
“Luftoni korrupsionin publik dhe pastrimin e parave”/ Ambasadori i

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka apeluar për më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin.

?BE do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, si dhe përpjekjet që po bëhen për integrimin Evropian. Do të çojmë përpara bashkëpunimin e vendet e BE dhe Europolin. Do të forcohen ekipet e hetimeve të përbashkëta të policisë dhe do të kemi operacione të përbashkëta të suksesshme. Duhet të bëhen përpjekje për të luftuar korrupsionin, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionin publik?, është shprehur Soreca.

 Soreca më tej ka folur edhe për rritjen e standardeve në ulje të aksidenteve rrugore si dhe për lufta e krimeve mjedisore.

  ?Jam i lumtur që kemi folur për sigurinë rrugore. Shqipëria ka prezantuar shumë nisma dhe ende kjo problematikë është shqetësim. Kemi pasur numër të lartë aksidente rrugore vitet e fundit. Do të doja të flisja dhe për krimin mjedisor. Nuk mund t?i shtyjmë më tej angazhimet tona. Krimi mjedisor nuk është pa viktima, sepse krijohen dëme ndaj mjedisit. Krimi mjedisor sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t?u kapur. Shqipëria po përballet në emigracion në rritje. Është i rëndësishëm zbatimi i plotë i legjislacionit?,  ka thënë Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga