LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 vila në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit/ Basha në GJKKO, refuzon pajtimin me Veliajn

24 Nëntor 2021, 09:40, Politikë CNA
4 vila në këmbim të mbylljes së protestës së

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Basha raportohet se ka qenë I pranishëm në seancë, ndërsa Veliaj është përfaqësuar nga avokati i tij.

Gjithashtu raportohet se Basha ka refuzuar të pajtohet me Veliajn, duke kërkuar që të vijojë gjyqi për kallëzimin penal për shpifje.

Kujtojmë se  Basha paditi për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se ishte bërë me katër shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë dhe se të gjitha i kishte përfitur në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit../CNA.al

Lajmet e fundit nga