LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Uragani” Berisha nuk ndalet/ Zbulohet axhenda e "Foltores", qytetet ku do ndalet

24 Nëntor 2021, 09:33, Politikë CNA
“Uragani” Berisha nuk ndalet/ Zbulohet axhenda e

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët, në kuadër të ?Foltores?, e cila ka për qëllim bashkimin dhe ringritjen e së djathtës.

Kështu mësohet se qyteti i radhës që do të presë ish-kryeministrin Berisha, është Kuçova.

?Nesër, ditën e enjte me datën 25 nëntor në ora 17:00 në Kinemanë e qytetit Kuçovë do mbahet ?Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur?. Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Kuçovës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!?-thuhet në njoftim.

Ndërsa ditën e premte, ?Foltorja? me demokratët do të ndalet në qytetin e Kurbinit.

Kujtojmë këtu se lëvizja e Berishës është pritur me entuziazëm nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për një opozitë më të fortë përballë kryeministrit Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga