LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja e Bujqësisë jep lajmin e mirë/ Më shumë financim për komunitetet rurale

24 Nëntor 2021, 12:30, Politikë CNA
Ministrja e Bujqësisë jep lajmin e mirë/ Më shumë

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka dhënë një lajm të mirë për komunitetet rurale.

Në një deklaratë për mediat, ministrja tha se Qeveria ka aprovuar ligjin për grupet vendore të veprimit.

Sipas saj, kjo konsiston në bashkimin e një komuniteti rural dhe në shprehjen e një dëshire të përbashkët, që do të thotë investime për arkitekturën e fshatit, një rrugë të re të shtruar etj.

?Është aprovuar një nismë për grupet vendore të veprimit. Kjo është një ligj i rëndësishëm sepse afrohet me kuadrin Evropian. Këtu i jepet mundësi një morie komunitetesh rurale për të marrë më shumë financim. Këto grupe vendore mund të marrin fonde bashkërisht në mënyrë që të kryejnë projekte të bashkuar. Aktualisht Ministria e Bujqësisë po harton strategjinë kombëtare për vitin 2022-2027 e kjo do të rijetëzohet në të gjitha komunitetet rurale në vend. Është një ligj i cili do i japi përmirësim t ndjeshëm cilësisë së jetës.

Po jap shembull që fshati i Dardhës mund të jetë organizuar në një grup veprimi për të marrë financim për të ndryshuar sistemin e çative, të arkitekturës, një rrugë, gjë që deri dje nuk ishte e mundur?, tha Krifca.

Lajmet e fundit nga