LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehaj verifikoi vërtetësinë e firmave/ PD nis sulmet: Nuk njeh asnjë nga baza demokrate

23 Nëntor 2021, 15:55, Politikë CNA
Shehaj verifikoi vërtetësinë e firmave/ PD nis sulmet: Nuk njeh

Degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike kanë reaguar  pas nismës së deputetit Agron Shehaj për të verifikuar disa prej firmave të delegatëve që ndodhen në zyrën e Edi Palokës.

PD thotë se Shehaj dështoi t?i verifikojë firmat pasi ?ai nuk e njeh bazën e partisë dhe nuk e respekton atë?. Në reagim thuhet se ?show? i Shehajt konfirmon se interesi i tij i vetëm është ?protagonizmi personal?.

Deklarata e plotë:

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet./CNA.al

Rivali i Bashës verifikon firmat/ Telefonon delegatët nga zyra e Palokës

16:07 Politikë

Meta, metë…

“Asgjë e re nga fronti i lindjes” qe shprehur disa javë më p...

Lajmet e fundit nga