LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivali i Bashës verifikon firmat/ Telefonon delegatët nga zyra e Palokës

23 Nëntor 2021, 15:53, Politikë CNA
Rivali i Bashës verifikon firmat/ Telefonon delegatët nga zyra e

Agron Shehaj, një nga rivalët e Lulzim Bashës për kreun e PD ka shkuar ditën e sotmë në zyrën e Edi Palokës për të veriifikuar vërtetësinë e formularëve për Kuvendin e 11 dhjetorit në njësitë që ai drejtonte.

Shehaj nisi t?i telefonojë delegatët e zonës zgjedhore që mbuloi ai në zgjedhjet e 25 prillit, konkretisht delegatës e njësisë 5 dhe 7.

I pari që ka hapur telefonin dhe e ka konfirmuar firmën e dhënë për mbledhjen e Kuvendit Kombetar në datë 11 dhjetor është një delegat i degës 5.

Kujotojmë këtu se Shehaj që ishte një nga surprizat e zgjedhjeve përsa i përket numrit të votave preferenciale që mori në qarkun e Tiranës, thotë se PD ka nevojë për një vizion të ri dhe se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, duke ?thumbuar? Bashën.

Në zgjedhjet e 25 prillit Shehaj ishte një nga më të votuarit e Partisë Demokratike në Tiranë. Ai arriti të siguronte 13862 vota preferenciale, kundrejt 16208 votave të kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha./CNA.al

16:07 Politikë

Meta, metë…

“Asgjë e re nga fronti i lindjes” qe shprehur disa javë më p...

Lajmet e fundit nga