LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti i vitit 2022/ Çuçi: Do të bëjmë transformimin që kemi vënë si qëllim

15 Nëntor 2021, 16:12, Aktualitet CNA
Buxheti i vitit 2022/ Çuçi: Do të bëjmë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se rreth 80% e parave janë të destinuara për Policinë e Shtetit.

Në fjalimin e tij në Kuvend, Çuçi tha se investimet në teknologji do të kenë vëmendjen më të madhe, ndërsa shtoi se për efektivët që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit do të ketë shpërblim.

Çuçi theksoi se lufta për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë do të ngrihet në një nivel tjetër.

Fjalimi i plotë i Bledi Çuçit

Të nderuar kolegë

VIZIONI PËR MODERNIZIMIN E POLICISË SË SHTETIT

Duhet thënë që në fillim të fjalës që buxheti që kemi sjell sot në Kuvend për miratim është më i larti që ka pas ndonjëherë Ministria e Brendshme. Janë plot 21.7 miliardë lekë në dispozicion të jetësimit të prioriteteve tona dhe përmbushjes së vizionit që ne kemi në fushën e sigurisë dhe 80% e këtyre parave janë të destinuara për Policinë e Shtetit.

Ne sigurisht ashtu siç e kemi paraqitur edhe në programin qeverisës synojmë të  modernizojmë Policinë e Shtetit përmes një kapërcimi cilësor duke adaptuar inovacionin dhe teknologjinë për të qenë gjithnjë e më shumë përpara atyre që shkelin ligjin. Luftën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë do ta ngremë në një nivel tjetër.

BUXHETI 2022

Rritja domethënëse e buxhetit të vitit 2022 rreth 4% më shumë se një vit më përpara, është shumë domethënëse duke marrë parasysh që vijmë pash goditjes së madhe financiare që na la tërmeti dhe pandemia, apo dhe ndikimit negativ që kriza energjetike në ekonominë tonë, ka krijuar sigurisht vështirësitë e veta. Por pikërisht rritja është treguesi i drejtpërdrejtë i vëmendjes së lartë që ne kemi për prioritetet tona në fushën e rendit dhe sigurisë.

Kështu pra kemi siguruar një rritje që në vitin e parë të mandatit tonë të tretë qeverisës, ndërkohë që as që nuk mund ta krahasojmë këtë buxhet me atë të 8 viteve më përpara, kur ndoshta është e përsëritur por na duhet që ta kujtojmë herë pas here. Kemi gjetur një polici me 70% të automjeteve të patrullave në gjendje të dobët ose shumë të dobët apo me 82% të automjeteve për transport policor krejtësisht jashtë standardeve. Sot flota është rinovuar dhe po modernizohet gjithmonë e më tepër. Pra ndryshimi të nderuar deputetë është si nata me ditën, por ne sfidën nuk e kemi me të kaluarën por gjithmonë me veten tonë. E për të bërë kapërcimin të madh e kemi nisur pikërisht me trajtimin e atyre që janë në front të parë, pra me punonjësit e policisë.

BONUSI PAGAVE

Dhe këtë vit ne kemi menduar që të bëjmë një rritje të rëndësishme të buxheteve të punonjësve të policisë dhe sidomos të atyre që punojnë jashtë vendbanimit të tyre. Trajtimi i mirë financiar është në themel dhe prioritet për ne, dhe prandaj duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë larg vendbanimit do të përfitojnë një shpërblim sipas distancës ku ato ushtrojnë detyrën që shkon një pagë deri në 150 % më shumë sesa ç?marrin sot.

E përfitues sipas një llogarie që kemi bërë, ? pasi ky numër mbetet gjithmonë i lëvizshëm për shkak të lëvizjeve që ka vetë brenda strukturave të Policisë së Shtetit, ? por sot që flasim përfitues janë rreth 1200 punonjës të policisë sipas kësaj skeme.

Shpërblimi për ta do të ketë impakt edhe në buxhetin e tyre familjar, por ne besojmë se do të ndikojë edhe në produktivitetin në punë.

INVESTIMET

Në lidhje me investimet Ministria e Brendshme në vitin 2022 parashikon të realizojë rreth 70% më shumë investime se viti që lamë më pas. Dhe çfarë është më kryesorja 45% e fondeve të destinuara për investime do të shkojnë për investime në teknologji dhe pa diskutim që është një shifër që as nuk krahasohet me jo vetëm 2013 po as me një vit më përpara. Me këto investime, me këto parashikime jemi dukshëm në një korsi tjetër shpejtësie për të përmbushur objektivat tanë për transformimin e madh teknologjik që duam të bëjmë në Policinë e Shtetit.

TEKNOLOGJIA NË POLICINË E SHTETIT

Thjeshtë për të pasur një ide, investimet në teknologji për 2022 do të jenë rreth 5 herë më shumë sasa 2021, pra se sa një vit më parë.

Vende të vogla e në zhvillim si Shqipëria, mendoj që mund të bëjnë kapërcime epokale në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve, vetëm përmes teknologjisë dhe modernizimit.

Kështu, për të kaluar në disa projekte konkrete mund t?ju përmend që është me shumë rëndësi që ne do të rinovojmë gjithë sistemin e transmetimit të të dhënave që quhet DATACOM, për të rritur jo vetëm cilësinë e transmetimit të të dhënave brenda strukturës së policisë, por edhe sigurinë e transmetimit të këtyre të dhënave. Gjithashtu do të blejmë pajisje për sistemin DATA CENTER, e cila është qendra e menaxhimit të të dhënave që prodhon Policia e Shtetit, me synimin për ta lidhur dhe për ta kryqëzuar edhe me regjistra të tjerë që janë në përdorim të shtetit shqiptar.

Numri i unifikuar i emergjencave, 112, do të mbulojë tashmë në bazë të një investimi që kemi planifikuar për 2022, të gjithë territorin e vendit, duke shtrirë në këtë mënyrë aksesin e qytetarëve në kohë reale për shërbimet e emergjencave. Siç e dini, deri tani ka qenë i kufizuar vetëm në rajonin e Tiranës.

Makinat inteligjente si ajo që tashmë kemi nisur të përdorim para rreth një muaji e që po rezulton në fakt shumë efektive në konstatimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, radarët dhe tabletat digjitale, do të jenë vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit, syri dhe veshi i përforcuar i efektivëve, për t?i bërë rrugët tona edhe më të sigurta.

Sigurisht që kaq shumë pajisje të teknologjisë në duar të punonjësve të policisë dhe në strukturën e policisë, minimizojnë mundësinë për abuzim me detyrën, si dhe frenojnë korrupsionin. Teknologjia, siç e dini, nuk njeh as mik e as shok dhe nuk të pranon ndërhyrje për t?i shpëtuar ligjit. Makina inteligjente që kemi marrë për të monitoruar lëvizjen nëpër rrugë po na e dëshmon çdo ditë e më tepër këtë që sapo thashë.

INVESTIMET NË INFRASTRUKTURE

Përveç investimeve në teknologji që ju thashë, këtë vit do të zënë dhe pjesën kryesore të investimeve në sektorin e Policisë së Shtetit, sigurisht që ne do të vazhdojmë edhe modernizimin dhe investimet në infrastrukturë.  Komisariatet vendore të policisë si ai i Elbasanit, Dibrës, Sarandës apo edhe Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, do të rikonstruktohen plotësisht për të qenë në nivelet bashkëkohore. Qytetarët meritojnë të marrin shërbime në hapësira dinjitoze, të cilat kanë impakt gjithashtu edhe në cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë.

GARDA E REPUBLIKËS

Në lidhje me Gardën e Republikës gjithashtu kemi një rritje me 10%, duke iu përgjigjur të gjitha ndryshimeve që kemi bërë për trajtimin e kësaj trupe, po aq të rëndësishme, në mënyrë që të gjitha ndryshimet të pasqyrohen në buxhetin e vitit 2022. Rreth 7% do të jetë rritja e pagës së këtij sektori, pra Garda e Republikës do të përfitojë për 2022 rreth 7% më shumë për sa i takon pagave.

GJENDJA CIVILE

Te programi ?Gjendja Civile? edhe këtu kemi rritje të investimeve, gati dyfish, pra duke shënuar një rritje 100% krahasuar me vitin 2021 që do të shkojnë për blerje të Softëare dhe Hardëare të rinj për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Regjistrin Kombëtar të Adresave duke rritur sigurinë dhe transmetimin e të dhënave, dy regjistra shumë të rëndësishëm.

BASHKËPUNIMI ME TË HUAJT

Gjithashtu ne do të vazhdojmë bashkëfinancimin me partnerët, edhe në vitin 2022 dhe kryesisht në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe Policisë Kriminale me mjete dhe teknologji bashkëkohore. Duke shfrytëzuar ekspertizën e tyre të lartë, synojmë profilizimin dhe rritjen e profesionalizmit të Policisë Kriminale, sidomos sektorëve të krimit ekonomik dhe të krimit kibernetik që sot është një problem botëror.

Të nderuar kolegë

Jam i vetëdijshëm se për të përmbushur të gjitha nevojat tona, do duhej mbase një buxhet edhe më i madh, sigurisht gjithmonë ka vend për buxhet edhe më të madh por duhet të jemi realistë dhe të vlerësojmë faktin se pavarësisht vështirësive me të cilat ndeshemi, kemi dukshëm shumë më shumë mundësi në dorë për të bërë transformimin e madh që i kemi vënë qëllim vetes. Çfarë shpenzojmë për sigurinë publike nuk janë asnjëherë para të çuara dëm. Vetëm duke garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike, mund të sigurojmë progres dhe zhvillim të vendit. Prandaj ju ftoj që ta votojmë këtë buxhet.

Lajmet e fundit nga