LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhri i ri, asnjë foto të nxënësve në rrjetet sociale/ Procedim disiplinor për drejtuesit që shkellin rregullat

15 Nëntor 2021, 14:17, Aktualitet CNA
Urdhri i ri, asnjë foto të nxënësve në rrjetet sociale/

Vitet e fundit është kthyer në trend publikimi në rrjetet sociale i aktiviteteve që kryhen në shkollë, pa marrë kurrfarë miratimi paraprak nga prindërit e nxënësve e madje as të vetë fëmijës.

Por një gjë e tillë nuk do të lejohet më. Drejtuesit e shkollave apo çdokush që menaxhon rrjetet sociale të institucioneve arsimore nuk do ta kenë të lehtë publikimin e aktiviteteve të shkollës në rrjete sociale.

Ata duhet të mendohen dy herë, nëse ajo që do ta shikojnë të gjithë në ?Facebook?, ?Instagram? a gjetkë bie ndesh me rregulloren ?Për administrimin dhe publikimin e materialeve në rrjetet sociale nga drejtuesit e institucioneve arsimore parauniversitare?.

Dokumenti i firmosur në 2 nëntor synon marrjen e masave për të parandaluar cenimin e privatësisë së fëmijës. Nuk janë të pakta rastet kur mësues e drejtues shkolle që përdorin fëmijët, nga ata të çerdhes deri në gjimnaz, për të promovuar institucionin.-shkruan gazeta Panorama.

Kufizimet

Fillimisht çdo shkollë që ka një llogari të sajën në rrjetet sociale duhet të zyrtarizohet, duke e specifikuar fill pas emrit që bart institucioni arsimor fjalën ?zyrtare?. Së dyti, duhet të jenë vetëm drejtuesit e shkollave ata që administrojnë rrjetin, jo një person çfarëdo, sipas dokumentit në fjalë. Dhe ajo që caktohet për t?u parë nga të gjithë duhet të jetë e mirëmenduar.

?Lejohet publikimi i aktivitetit që ka lidhje me procesin mësimor, veprimtaritë edukative të institucioneve dhe aktiviteteve të tjera të lidhura?, saktësohet në nenin 7 të rregullores (faksimile bashkëngjitur shkrimit) që flet për administrimin e rrjeteve sociale dhe që ndiqet nga neni 8, i cili numëron gjashtë ndalimet apo kufizimet.

E para ndalon rreptësisht publikimin e të dhënave si foto, filmime të fëmijëve pa miratimin e prindit apo personit që gëzon përgjegjësinë prindërore. Nëse ndodh, çdo foto a video duhet punuar duke sfumuar fytyrat e fëmijëve dhe pa vendosur emrin apo ndonjë të dhënë identifikuese.

Në këtë nen ngarkohen me përgjegjësi, përveç drejtuesit të shkollës, edhe stafi mësimor, për fotot e marra nën drejtimin e tyre apo të materialeve të tjera që publikohen. Materialet me karakter diskriminues gjithashtu bëjnë pjesë në listën e gjërave të ndaluara për publikim në rrjete sociale. Këtë rregullore duhet ta kenë parasysh të gjithë.

Mosnjohja e saj nuk mund të shërbejë si arsyetim për t?iu shmangur përgjegjësisë. Ndërsa mosrespektimi i saj është mjaftueshëm për të nisur procedim disiplinor, qoftë përdrejtuesin e shkollës apo mësuesit që shkelin rregulloren.

?Mosrespektimi i rregullores sipas parashikimeve të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë ngarkon me përgjegjësi civile dhe administrative institucionin arsimor përkatës. Të dëmtuarit i lind e drejta e kërkimit të një kompensimi financiar për dëmin e shkaktuar?, nënvizohet në dokumentin e firmosur nga drejtori i përgjithshëm i arsimit parauniversitar, Selman Hodaj.

Lajmet e fundit nga