Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore/Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore.
Gjatë javës që lamë pas: 64 drejtues mjetesh të arrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe 1978 masa të tjera për tejkalim shpejtësie, të evidentuar nga makina inteligjente, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Në vijim të kontrolleve të shtuara në të gjithë vendin, në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, përgjatë javës që lamë pas kanë evidentuar një numër të madh të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtues mjetesh që qarkullojnë deri në dyfishin e shpejtësisë së lejuar nga tabela, drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo më keq akoma që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente, e cila gjatë javës që lamë pas, është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t?u shkojë masa administrative në banesë.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar edhe një numër të madh shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, në afërsi të shkollave dhe rrugëkalimet e nxënësve, duke mos respektuar vijat e bardha, dhënien e përparësisë këmbësorëve apo duke qarkulluar mbi normat e lejuara, shkelje këto që janë burim aksidenti dhe rrezik potencial për jetën e nxënësve.
Në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Janë pezulluar 341 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 65 shtetas, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Pavarësisht kontrolleve intensive nga shërbimet policore, përgjatë javës që lamë pas janë evidentuar 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.
Nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit.
Për sa më sipër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi në çdo aks rrugor, së fundmi edhe në rrugët urbane, ka prezencë të radarëve dhe të makinës inteligjente, prezencë të kamerave, dronëve, patrullave të Policisë Rrugore në lëvizje me makina të paloguara. Të gjitha këto jo për të shtuar sasinë e masave administrative, por për një qëllim madhor, sigurinë e jetës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
MosUbejStatistikë
RregullKujdesDurimDestinacion
NeJemiAtyPërSigurinëTuaj
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur shkarkimin nga...
Vitet e fundit është kthyer në trend publikimi në rrjetet so...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të nenit 221, pika...
Ku ka lindur Koço Devole?!-Në Kuçovë apo Çarçovë?--Alo…Koço!...
DPSHTRR ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjitha ata...
Gazetari Milaim Zeka ka folur sot në lidhje me zgjedhjet në ...
Ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare, Marsel Skëndo, nj...
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hën...
Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kape...
Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencav...
Një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e rrethi...
Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bash...
Edhe pse është ngritur disa herë si shqetësim, lokalet, rest...
GJKKO la sot në fuqi vendimin për masën e sigurisë me burg p...
Në meshën e së dielës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën...
Poeti Bardhyl Londo, ka reaguar në lidhje me asfaltimin e nj...
Ditën e sotme ka nisur puna për ndertimin e tunelit te Lloga...
Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se punimet në kantier...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në b...
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehin shqetësi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...