Connect with Us

“Mashtrues pervers”/ Kryemadhi akuza të forta Bashës

Politikë

“Mashtrues pervers”/ Kryemadhi akuza të forta Bashës

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të PD-së në detyrë, Lulzim Basha.

Ajo e ka akuzuar Bashën për mashtrim pervers, në rastin e djegieve të mandateve.

Sipas saj mashtrimi i Bashës i kalon çdo limit njerëzor dhe i shërben vetëm Edi Ramës.

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerezor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, shkruan Kryemadhi në rrjete sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“20 të ndaluar nga policia”/ Noka: I prishën terezinë pengut të Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për mediat është shprehur se janë ndaluar 20 persona nga protesta e ditës së sotme, demokratë të cilët protestuan për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Noka tha se mbi ta rëndojnë 6 akuza vetëm për asryen se i kanë prishur terezinë pengut të Ramës, duke iu referuar kështu kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.



Ndër të tjera Noka shtoi se banditët ndodhen brenda selisë ndërsa demokratët e lirë janë nëpër komisariate.

Edi Rama sot tregoi se është kryetar i opozitës. Janë rreth 20 të ndaluar nga dita e sotme sepse hapën dyert e selisë. Dyer dhe dritaret që i kishin mbyllur dhe  i hapën. I bëj thirrje të ndalojmë këto lojëra. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Do të ketë një opozitë që duhet të përfaqësojë demokratët. Pengun Rama ta marrë në Surrel. Sot ata demokratë që janë të mbyllur atje brenda kanë 6 akuza mbi kurriz. Pse? Se i prishën terezinë pengut të Ramës. Kemi parë gjyqe e arrestime të vrasësve por kurrsesi 6 akuza. Ku e katandisi PD-në pengu i Ramës. Regjimi sot tregoi fytyrën e tij. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun dhe gardistët. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk arreston bandat brenda selisë? Nuk do t’ia dalin. Të jenë të sigurtë që asgjë nuk do ta ndalë për të kthyer nga bunker në shtëpi lirie”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rama, edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës”/ Noka: Të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve

Publikuar

-

Nga

Një grup deputetësh të Rithemelimit kanë folur për mediat, para Komisariatit numër 1 në Tiranë, ku edhe janë shoqëruar një numër i madh protestuesish.

 

Deputeti Flamur Noka u shpreh se nuk kishte gjë më të dhimshme për demokratët, sesa të shihnin shtëpinë e tyre të kthyer në një bunker. Sipas tij, Rama sot tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.



 

“Edi Rama bëri gjithçka, dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbatjur aty i burgosur në bunker. Demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë sipas tij. Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që janë mbrapa hekurave, kur kanë parë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithcka për të hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk ka regjim Ramë apo peng të tij që të mund të ndalojë demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Rama sot me veprimin kriminal që bëri tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.
I bëj thirrje të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve”, tha Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia i përgjigjet Gaz Bardhit: Dëgjuam me keqardhje deklaratat e tij…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit i është përgjigjur deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha se efektivët po terrorizojnë demokratët.

 

Policia thotë se ajo po bën detyrën dhe personat e shoqëruar nga selia e PD është vetëm për t’u marrë në pyetje për të dëshmuar mbi dhunën në protestë.

 



Në reagimin e policisë theksohet se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

LEXO EDHE:  Video-Terror te Bregu i Lumit/ Banorët nxirren me forcë nga banesat, iu sekuestrohen telefonat

LEXO EDHE:  Patozi lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD, por me disa kushte

 

“Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit garanton qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë”, thuhet më tej në njoftim.

LEXO TE PLOTE