LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në PD/ Ish-ministri: Lexoni statutin, tani është koha e anëtarëve të Kuvendit

11 Nëntor 2021, 08:15, Politikë CNA
Situata në PD/ Ish-ministri: Lexoni statutin, tani është koha e

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën në PD dhe debatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se përgjigja për të gjithë ata që kundërshtojnë mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar gjendet në statutin e PD.

Sipas Manjanit, në asnjë pikë të statutit të PD nuk ka opsion për mosmbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

?Për të sqaruar të gjithë recitimet me statut dhe dërrdërrllëqet e rastit, në faqen zyrtare të internetit PD.AL, gjendet statuti i partisë.

Kush ka dëshirë të sqarohet dhe të kuptojë se kush e ka shkelur kolegjialitetin dhe hierarkinë në vendimmarrje duhe ta lexojë këtë statut që në nenet e para.

Unë përzgjodha të ndaj këtu vetëm nenin 43. Nenin që flet për Kuvendin Kombëtar, si organin suprem më të lartë vendimmarrës.

Në paragrafin 2, flitet për mënyrën e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të thirrjes së tij. Zakonisht mblidhet çdo katë vjet. Jashtëzakonisht mblidhet kur ka nevojë. E mbledhin forumet ose vetë anëtarët e tij( 1/4 pra). Nuk ka opsion mosmbledhje!!!

Lexojeni dhe dërrdërrllëqet shpjegohen shumë thjeshtë.

Ky është ligji suprem që demokratët kanë vendosur të vetrregullojnë bashkjetesën e tyre vullnetare në atë parti. Nuk ka ligj tjetër që vepron!

Ky ligj nuk zbatohet me polic por vetëm nga vullneti i anëtarësisë aty.

Tani është koha e tyre (anëtarëve të Kuvendit pra).?-shkruan Manjani.

Më poshtë, neni 43 i statutit të PD.

Kuvendi Kombëtar i Partisë: 

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga:

a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesive të degëve, përfshirë anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të Degës;

c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

ç) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;

d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

dh) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, dhe këshilltarët vendorë, anëtarë të PDSH-së;

e) koordinatorët tematikë apo koordinatorët e procesit zgjedhor në Degët e Partisë Demokratike, si dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike;

ë) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë jo më shumë se 5 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

2. Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.

3. Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për:

a) miratimin e Statutit të PDSH dhe ndryshimin e tij;

b) miratimin e programit të Partisë dhe linjave kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;

c) zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

ç) shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

d) zgjedhjen e Kryetarëve të Nderit të PDSH, të cilët janë anëtarë me të drejtë vote në organet qendrore të PDSH-së për gjithë jetën;

dh) shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;

4. Të drejtën për t?i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij, përveç rasteve kur ky Statut përcakton ndryshe, e kanë Kryetari i Partisë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH-së, ose jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga