LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar/ Vjen reagimi nga PD

10 Nëntor 2021, 20:25, Politikë CNA
Mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar/ Vjen reagimi nga PD

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, ka dalë në një prononcim për mediat, pas dorëzimit të 4200 firmave për mbledhejen e Kuvendit Kombëtar.

Bardhi tha se nuk do të ketë Kuvend, pasi sipas tij, Berisha ka luajtur bllof me demokratët dhe nuk ka mbledhur dot as ¼ e firmave.

“Pas 30 vitesh në PD Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat se si funksionin PD dhe sesi mblidhen organet e PD.  Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD nuk ka asnjë lidhje me funksionimin e PD, u provua qartësisht besoj që gjatë gjithë kësaj periudhe Berisha ka luajtur një bllof të madh me  demokratët. Ai nuk ka arritur dot të mbledhë 1 /4 e firmve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Nëse do kishte mbledhur 1/4 e firmave ai e di mjaft mirë ku dorëzohen dhe si është procesin për thirrjen e  Kuvendit. Ajo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët.

PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit. Është fyerje e rëndë të pretendohet se mbahen sekret anëtarët.

Nuk ka fyerje  më të madhe se ti thuash atyre që të dhënat janë sekret në institucionet legjitime të PD. Apeli im është i qartë cilido që kërkon funksionim e PD mbledhjen e forumeve rinore duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë. Berisha e di më mirë se asnjë demorkat i thjeshtë prandaj dhe nëse do kishte firmat e nuk do kishte luajtur bllofin gjatë kësaj periudhe. E keni dëgjuar kur ka thënë kemi mbledhur 80% pastaj 110 % tani deklaruan se kanë mbledhur 68% kjo tregon se ka qenë e gjitha një  bllof“, tha Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga