KLSH kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të AKU-së
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK drejtorin ...
Kompania TiBO ka reaguar ditën e sotme sa i takon prishjes së kontratës së njëanshme nga ana e Digitalb.
Përmes një njoftimi, teksa ka nxjerrë gjithë kronologjinë e datave të bashkëpunimit dhe prishjes së kontratës, TiBO shprehet se Digitalb përmes Top Channel po shantazhon AMA-n, ndërsa shton se çështja mes dy kompanive është në gjykim.
TiBO thekson se padi ndaj Digitalb është bërë pas dëmit të madh financiar që u shkaktua nga prishja e njëanshme e kontratës.
Postimi i plotë i TiBO:
TIBO shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit sa i përket çështjes së bashkëpunimit me Digitalb.
Opinioni publik e di se në muajin maj Digitalb prishi, pa shkak e në mënyrë të njëanshme, kontratën e bashkëpunimit me TIBO-n duke shkelur edhe të gjitha klauzolat për periudhat e parapaguara. Për ndalimin e ndërprerjes së sinjalit për klientët, dëmin e shkaktuar, fitimin e munguar dhe penalitetin prej ?2 milionë të parashikuar në kontratë, TIBO ka paditur Digitalb në Gjykatën e Tiranës.
Por teksa çështja është në gjykim, shqetësimi kryesor për kompaninë TIBO është kthyer veprimtaria e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), e cila ka qenë e njëanshme. Ajo nuk ka vepruar dhe as shqyrtuar ankesat e TIBO-s për ndërprerje të sinjalit nga Digitalb për abonentët që e kishin parapaguar shërbimin.
AMA ka treguar se vepron nën trysninë e Digitalb duke lejuar që përmes televizionit kombëtar Top-Channel të shantazhojë tregun për të imponuar marrëveshje të pabarabarta.
Kjo vijon prej disa kohësh me kronikat e porositura, mbetje të gjeneratës së shkuar të tregut gjobëvënës mediatik, por TIBO ka maturinë e duhur ta sqarojë opinionin me detaje dhe rend kronologjik rreth çështjes që ka nxjerrë nga binarët Digitalb-in nga frika për të paguar dëmet që ka shkaktuar keq-menaxhimi i tyre.
Përgjigja e TIBO-s në lidhje me qasjen e Digitalb-it, (Top-Channel-it etj.) është detyrim për abonentët dhe partnerët e saj, të cilët kanë të drejtën të dinë të vërtetën.
Kronologjia e çështjes TIBO-Digitalb:
20 janar 2020 ? TIBO dhe Digitalb nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi (deri në dhjetor 2029). TIBO parapaguan shërbimet që do të marrë nga Digitalb-i deri në qershor 2022.
22 prill 2021 ? Në paranojë nga një humbje e mundshme e tenderit të Serie-A, Digitalb ngre pretendime dashakeqe ndaj TIBO-s duke kërcënuar me ndërprerje sinjali.
22 maj 2021 (e shtunë) ? Digitalb i ndërpret pa shkak sinjalin TIBO-s. Ndërprerja bëhet pa lidhur komunikim me platformën, e cila pëson ?black-out?. Për të rikthyer sinjalin TIBO vë në punë kartat ?back-up? të autorizuara nga marrëveshja me Digitalb.
24 maj 2021 ? TIBO i drejtohet AMA-s dhe Autoritetit të Konkurrencës (AK) për ndërprerjen e sinjalit nga Digitalb në shkelje të kontratës.
25 maj 2021 ? Digitalb i kërkon TIBO-s takim për të negociuar të drejtat e Serie-A. TIBO përgjigjet duke theksuar se nuk i gëzon ato pasi nuk ka marrë pjesë në tender. TIBO kërkon gjithashtu që në takim të flitet për mundësitë për të rregulluar bashkëpunimin pas dëmit të shkaktuar me ndërprerjen e sinjalit më 22 maj.
31 maj 2021 ? Digitalb njofton prishjen e njëanshme të kontratës së bashkëpunimit me TIBO-n. Prishja bëhet në anashkalim të klauzolave kontraktuale. Më vonë Digitalb shkëput edhe sinjalin e transmetimit.
1 qershor 2021 ? TIBO i thekson Digitalb-it klauzolat kontraktuale, hyrjen në fazën tranzitore të garantimit të shërbimit për klientët që kanë parapaguar, si dhe penalitetin prej ?2 milionë të parashikuar për prishje të njëanshme.
8 qershor 2021 ? AMA i thotë TIBO-s se nuk ka kompetencë të vendosë për mos-marrëveshje kontraktuale dhe se për këto çështje vendos vetëm gjykata.
16 qershor 2021 ? TIBO padit Digitalb-in në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar sigurimin e sinjalit për periudhën tranzitore, dëmshpërblimin për prishjen e njëanshme të kontratës dhe fitimin e munguar.
11 gusht 2021 ? TIBO i kërkon AMA-s, AK-së, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) garantimin e sinjalit sipas kushteve të kontratës (deri në një vendim të gjykatës).
12 gusht 2021 ? TIBO i përcjell AMA-s, AK-së, AMF-së dhe AKEP-it kontratën me Digitalb-in së bashku me ankesat përkatëse për çështjen. Në të dy rastet TIBO nuk merr përgjigje nga këto autoritete.
16 gusht 2021 ? AMA nis hetim ndaj TIBO-s mbi pretendimet e Digitalb-it se ?piraton kanalet e saj?. Me këtë hetim AMA shpërfill ligjin që thotë se asnjë institucion nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mos-marrëveshje që është duke u shqyrtuar në gjykatë.
19 gusht 2021 ? TIBO i përcjell sërish AMA-s klauzolat kontraktuale dhe një seri dokumentesh që parashikojnë fazën tranzitore të transmetimit/ritransmetimit.
23 gusht 2021 ? TIBO i shpreh AMA-s shqetësimin për trajtim të pabarabartë për çështjen.
30 gusht 2021 ? TIBO përcjell të tjera dokumente dhe materiale faktike për dëmin e shkaktuar nga Digitalb me ndërprerjen e njëanshme të kontratës.
31 gusht 2021 ? AMA i thotë TIBO-s se nuk ka kompetenca të shqyrtojë ankesa apo pretendime mbi çështjet kontraktuale dhe se këto çështje i shqyrtojnë gjykatat. Sidoqoftë ajo i kërkon TIBO-s të ndërpresë transmetimin e kanaleve të Digitalb në platformën e saj, pavarësisht se ato parashikohen në kontratën e janarit 2020 që ka kaluar në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.
13 shtator 2021 ? TIBO i tregon sërish AMA-s si qëndron çështja me Digitalb dhe i shpreh gatishmërinë për një zgjidhje tjetër të ndërmjetësuar prej saj nëse AMA e detyron Digitalbin të respektojë detyrimet e kontratës.
20 shtator 2021 ? AMA i thotë TIBO-s se po e heton për llogari të Digitalb-it për të verifikuar nëse transmetimet në TIBO në respektim të të drejtave televizive, por ajo nuk citon detyrimet kontraktore që ka Digitalb-i ndaj TIBO-s.
27 shtator 2021 ? TIBO i rikujton AMA-s klauzolat kontraktuale me Digitalb-in. Ajo i citon ligjin se nuk ka kompetenca të shqyrtojë apo vendosë mbi çështje që janë në gjykatë dhe se, sipas detyrimeve të kontratës, në platformë i ka njoftuar abonentët që pas datës 1 qershor 2022 nuk do të kenë mundësi t?i aksesojnë kanalet e Digitalb-it.
27 shtator 2021 ? AMA gjobit TIBO-n me 1 milionë lekë pa marrë në konsideratë pretendimet kontraktuale, shkresat e mëparshme dhe faktin se është në shkelje të kompetencave.
6 tetor 2021 ? TIBO ankimon gjobën e AMA-s dhe kërkon sërish që Digitalb t?i garantojë sinjalin për transmetimin e kanaleve deri në qershor 2022.
30 shtator 2021 ? AMA nis hetim për TIBO-n pas ankesës së Tv Klan, e shtyre nga Digitalb, rreth transmetimit të eventeve sportive.
5 tetor 2021 ? TIBO përgjigjet duke cituar kontratën me Digitalb dhe klauzolën për periudhë tranzitore në rast të prishjes së saj.
11 tetor 2021 ? AMA gjobit TIBO-n me 2 milionë lekë duke anashkaluar faktin se kanalet sportive ishin pjesë e kontratës me Digitalb.
12 tetor 2021 ? AMA nis hetim për TIBO-n pas ankesës së Top-Channel, e shtyrë nga Digitalb, rreth transmetimit të kanaleve Top-Channel, Top-News dhe Melody TV.
15 tetor 2021 ? TIBO përgjigjet me shqetësim se hetimet dhe gjobat në seri të AMA-s po bëhen në lidhje me të njëjtën çështje mos-marrëveshjeje, kontratën TIBO-Digitalb, prishja e së cilës është në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.
18 tetor 2021 ? AMA nis hetim për TIBO-n pas pretendimit të Digitalb se ?TIBO piraton kanalet Big Brother?.
25 tetor 2021 ? TIBO përgjigjet se është e pamundur të aksesohen nga abonentët e platformës së saj kanalet ?Big Brother?.
29 tetor 2021 ? AMA thërret për seancë dëgjimore përfaqësuesit e TIBO-s. Gjatë seancës konstatohet se gjatë monitorimit të platformës TIBO, AMA ka përdorur aplikacione të kundërligjshme që thyejnë sistemin. Drejtori i Drejtorisë së Mbikëqyrjes, Ervin Çelaj, refuzon të mbajë procesverbal për takimin.
29 tetor 2021 ? TIBO i paraqet AMA-s një regjistrim monitorues certifikuar nga një zyrë noteriale ku tregohet se kanalet ?Big Brother? nuk aksesohen në platformën e saj.
1 nëntor 2021 ? AMA gjobit TIBO-n me 2 milionë lekë duke anashkaluar të gjitha pretendimet dhe ankesat e kompanisë për mënyrën e kundërligjshme të monitorimit.
Me shpresën se AMA dhe autoritetet e tjera përgjegjëse do të dinë si t?i bëjnë ballë trysnisë së Digitalbit, TIBO ka besim se çështja do të marrë zgjidhjen e duhur në rrugë ligjore.
Të zgjedhësh TIBO-n është zgjedhja e duhur!/CNA.al
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK drejtorin ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar me auditimin në instit...
Ish-zëvendëskryeministrja, Senida Mesi ka ndarë me ndjekësit...
Gjatë muajit Tetor, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësis...
Revista pretigjioze Monitor ka publikuar klasifikimin e komp...
Prej disa ditësh, banorët e qytetit të Lezhës shprehen të fr...
Shqyrtimi i çështjes së parashikuar nga Këshilli i Lartë Gjy...
Psikologia Arjana Muça ka treguar gjithcka që duhet të dini ...
Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon punonjës, agjentë në te...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dh...
Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriat...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë i...
Skandalet me deputetët e Lulzim Bashës, nuk kanë të mbaruar....
Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Ar...
Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjeken Elon...
SPAK ka sekuestruar rreth 190 mijë metra katrorë tokë në Gji...
Kompania Tibo u është përgjigjur ditën e sotme akuzave të dr...
Vendi ynë gjatë paradites së nesërme do të jetë me kthjellim...
Kur e gjithë ekonomia botërore vuante për shkak të rregullav...
Pas arrestimeve në Vlorë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...