LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallen 50 vende të lira për punonjës në Gardën e Republikës/ Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët

1 Nëntor 2021, 17:21, Aktualitet CNA
Shpallen 50 vende të lira për punonjës në Gardën e

Garda e Republikës ka njfotuar hapjen e konkurimit për vende të lira pune për punonjës të nivelit bazë.

Aplikimet janë të hapura deri në 20 Nëntor të vitit 2021. Gjithashtu në njoftim do të gjeni edhe kriteret që duhet të përmbushni për të qenë punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Kandidatët aplikues që të kualifikohen, duhet që në testimin fizik bazë të arrijnë rezultatin minimal 50 pikë. Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas rendit zbritës të pikëve.

Njoftimi i plotë

SHPALLEN 50 VENDE TË LIRA PËR PUNONJËS TË NIVELIT BAZË NË GARDËN  E REPUBLIKËS – Aplikimet e hapura deri në 20 Nëntor 2021

Kandidatët për punësim në Gardën e Republikës do të ndjekin  kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në  Akademinë e Sigurisë.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

a) të jetë shtetas shqiptar;

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;

ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

d) të jetë i moshës 19-30 vjeç; të jetë me gjatësi trupore jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 170 cm për femrat;

dh) të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer shërbim në struktura që, sipas ligjit, lejohet të mbajnë armë;

e) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;

ë) të mos jetë në ndjekje penale;

f) të mos jetë përjashtuar ose larguar nga puna për shkelje ligjore apo disiplinore;

g) të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Aplikanti që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e mësipërme, nuk kualifikohet dhe nuk duhet të vazhdojë aplikimin.

DOKUMENTAT QË DUHET TË PARAQESIN KANDIDATËT:

Aplikantët duhet të paraqesin në fazën e parë të konkurrimit  dokumentet e mëposhtëm:

1) Kërkesë dhe Formularin e aplikimit që e shkarkoni online

2) CV (Kurikulum vitae)

3) Kopje të kartës së identitetit

4) Dëftesën e shkollës së  mesme  ose  listë notash,  të  cikluar  në  Drejtorinë Arsimore të Rrethit, të fotokopjuar dhe të noterizuar.

5) Vërtetim nga Gjykata

6) Vërtetim nga Prokuroria

7) Raport i aftësisë në punë (sipas shtojcës V, të VKM nr. 596, datë 04.09.2019), nga mjeku i familjes.

8 ) Dëshmi për kualifikimet e kryera (nëqoftëse ka)

9) Deklaratë personale mbi pastërtinë e figurës (Plotësohet kur aplikanti paraqitet për testim)

10) Dy foto (9 X 12) me këmishë dhe kollare.

Dokumentet do të dërgohen me postë në adresën: “Garda e  Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë”, brenda datës 20.11.2021.

III. SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT  DHE PROCESI I ANKIMIMIT

– Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 3 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

– Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet. – Aplikanti ka të drejtën e ankimit brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Komisioni i apelimit shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës me telefon ose adresë e-mail.

TESTIMI I KANDIDATËVE

Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit të dokumentave, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 23.11.2021, në adresën: “Qendra e Formimit dhe Kualifikimit Profesional, të Gardës së Republikës, Mullet, Tiranë”.

Kandidatët do t?i nënshtrohen testimit në tre faza:

– Vlerësim i aftësive shëndetësore

– Intervista dhe testi psikologjik

– Testim i aftësive fizike

Aplikanti skualifikohet në rastet e mëposhtme:

a) nuk kalon kontrollin shëndetësor;

b) nuk kalon testin psikologjik;

c) nuk kalon testimin e aftësive fizike;

d) nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët aplikues që të kualifikohen, duhet që në testimin fizik bazë të arrijnë rezultatin minimal 50 pikë. Renditja e kandidatëve do të bëhet sipas rendit zbritës të pikëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga