LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kundërshton hetimet e SPAK

1 Nëntor 2021, 10:32, Aktualitet CNA
Dosja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu kundërshton hetimet e SPAK

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kundërshtuar hetimet e nisura nga SPAK për çështjen e Gërdecit.

Avokati i tij, Ardian Visha ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.

Sipas avokatit, vendimi i Apelit të GJKKO-së cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga