LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prishja e banesave te “5 Maji”/ Banorët paralajmërojnë dhunë dhe gjak

1 Nëntor 2021, 09:44, Aktualitet CNA
Prishja e banesave te “5 Maji”/ Banorët

Banorët e lagjes ?5 Maji? në kryeqytet vijojnë të protestojnë kundër vendimit për prishjen e shtëpive të tyre.  Banorët shprehen të shqetësuar se nuk kanë ku të shkojnë sepse shumë prej tyre janë të papunë dhe qiratë janë tepër të larta në Tiranë.

?Edi Rama duhet të mendojë për popullin. Unë dua shtëpi, pse më nxjerrin. Ne presim vetëm të na futet Serbia të na futet në shtëpi. Ky është skandal i madh. Ta marrë vesh e gjithë bota. Kanë për t?u prishur 1500 shtëpi. Si prishen këto? Sot e kam datën unë, s?dal nga dera, do vdes aty brenda. Turku dhe Serbia bën kështu, asnjë tjetër?, u shpreh një nga banoret.

Nga ana tjetër, një banor bëri thirrje për bojkotimin e foltores së Parlamentit dhe se në rast se kjo nuk ndodh, paralajmëruan dhunë e gjak.

?Bojkotoni foltoren e parlamentit dhe ne do të jemi të gjithë aty. Ne kemi dalë për një qëllim kemi dalë. Deputetët demokratë ta bllokojnë foltoren dhe të gjithëve na kanë te parlamenti. Të gjithë do të jemi atje. Po s?u bllokua parlamenti, do të bëhet gjak, s?ka rrugë tjetër?, deklaruan banorët./CNA.al

Lajmet e fundit nga