
Reshje dëbore në Juglindje/ Borëpastrueset në aksion për kriposjen e akseve
Këtë mbrëmje Juglindja është pushtuar nga reshjet e dë...
Këtë mbrëmje Juglindja është pushtuar nga reshjet e dë...
Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021.
Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ditë pas kësaj periudhe, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në formularin e raportimit të vdekjes së tij, përmendet edhe sëmundja COVID-19, por sipas familjarit që nuk deshi të identifikohet, vdekja e tij u përcaktua si post-COVID.
Kjo vdekje, sipas këtij familjari, nuk u llogarit si vdekje nga sëmundja COVID-19.
Pacienti, sipas raportit, vuante edhe nga sëmundje shoqëruese, përkatësisht sëmundje kardiake, hipertension dhe diabet.
Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, në mars të vitit 2020, institucionet shëndetësore kanë regjistruar edhe vdekjet e personave me COVID-19.
Gjatë muajve të parë të pandemisë, në njoftimet e rregullta të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, zakonisht njoftohej nëse të vdekurit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Me rritjen e rasteve të këtyre vdekjeve, detaje të ngjashme nuk jepen më publikisht, derisa bëhet i ditur vetëm numri i përgjithshëm i atyre që konsiderohen të vdekur nga COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Kosovë për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për definimin e rasteve të vdekura nga COVID-19, apo shkaktarë të tjerë, përdoren udhëzuesit e Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ?bazuar në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve?.
Udhëzuesi, të cilit Ministria e Shëndetësisë i referohet, u publikua më 16 prill 2020.
Në këtë udhëzues thuhet se ?një vdekje, si pasojë e COVID-19, definohet për qëllime të mbikëqyrjes si një vdekje nga një sëmundje klinikisht e përputhshme në një rast eventual ose të konfirmuar me COVID-19″.
?Përveç nëse ka një shkaktar alternativ të vdekjes, që nuk mund të lidhet me sëmundjen e COVID-19 ( si p.sh. trauma)?, thuhet në këtë udhëzues.
MSH: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar
Në mënyrë që një vdekje të përcaktohet se është shkaktuar si pasojë e COVID-19, sipas OBSH-së, nuk mund të ketë një periudhë të shërimit të plotë nga COVID-19 dhe vdekjes së pacientit.
?Një vdekje si pasojë e COVID-19, nuk mund t?i atribuohet një sëmundjeje tjetër (p.sh. kancerit) dhe duhet të numërohet pavarësisht gjendjeve ekzistuese që dyshohet se kanë nxitur përkeqësim të COVID-19?, thuhet në raport.
Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi formën se si një vdekje hyn në mesin e numrave të vdekjeve ditore nga COVID-19.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Radion Evropa e Lirë se ?kjo çështje është strikt procedurë e klinicistit që merret me rastin?.
Në Kosovë në muajt e fundit ka pasur një rritje të rasteve të vdekjeve me COVID-19.
Vetëm nga e hëna më 13 shtator deri të dielën më 19 shtator janë shënuar 104 raste të vdekjeve nga COVID-19.
Profesionistë shëndetësorë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se vonesat e paraqitjes me kohë te mjeku, mosvaksinimi kundër COVID-19 dhe mungesa e stafit shëndetësor në spitale, janë disa prej arsyeve pse po vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve në Kosovë nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë që për rastet e të vdekurve nga COVID-19, duhet të ndiqen udhëzimet ligjore sa i përket procedurave të varrimit.
Udhëzimet ligjore sipas MSH-së janë të përpiluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që përcjellin edhe rregullat e OBSH-së.
Sipas kësaj rregullative, personi i vdekur nga COVID-19, duhet të futet në qese speciale të mbyllura hermetikisht nga punëtorët shëndetësorë, të cilët janë të trajnuar për menaxhimin e personave që vdesin nga sëmundjet ngjitëse.
?Pastaj kufoma të vendoset në arkivol metali, i cili duhet të mbyllet hermetikisht dhe pastaj arkivoli i metalit në arkivol të drurit, pas së cilit hap të procedurës është e obliguar të kryhet masa sanitare e dezinfektimit të hapësirës, mjeteve të punës, vendit, asgjësimin të uniformave të punëtorëve shëndetësorë që kanë menaxhuar rastin?, thuhet në raport.
Personat të cilët kanë vdekur nga COVID-19, nuk lejohet të lahen apo të vishen sipas riteve fetare.
Ministria e Shëndetësisë megjithatë nuk është përgjigjur në pyetjen nëse personat e vdekur nga COVID-19, por që në momentin e vdekjes nuk kanë pasur test pozitiv për koronavirus, i nënshtrohen kësaj procedure të varrimit.
Kosova, që prej muajit gusht, është përballur me rritje të rasteve me koronavirus dhe të vdekjeve. Aktualisht raste aktive janë mbi 9 mijë./rel
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPAntitrupat...
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar histor...
Sikedi, një djalë 29 vjeç ka rrëfyer historinë e jetës së ti...
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Sikedi ka ftuar bash...
Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një video në rrjete s...
Ish konkurrenti i Përputhen, Eri Aga ka shpërthyer kundër em...
Një nga moderatoret më të komentuara të momentit, Marina Vjo...
Një panel këshillimor federal me influencë refuzoi me shumic...
Trejsi Sejdini është një nga modelet më seksi dhe të përfolu...
Këngëtarja Era Istrefi arriti të bëhej e famshme në të gjith...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Luana Vjollca është një nga moderatoret më seksi dhe të kome...
Bes Kallaku gjithmonë ka pranuar hapur origjinën e tij nga f...
Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë çifti i vetëm që u krijua ...
Arilena Ara është një prej artisteve më të preferuara të pub...
Buzëkuqët e lëngshëm historikisht kanë qënë të preferuarit e...
Sindi Loci u kthye në emrin më të përfolur gjatë pjesëmarrje...
Mevlan Shaba , ish konkurrenti i edicionin të tretë të “Përp...
Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta ka elek...
Skanuesi i venave është një pajisje mjekësore e cila me anë ...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza n...
Në 15 nëntor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonc...
Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje dhe biseda mes njerëzve të botës së kr...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Fie...
Një mjet tip "Mercedes Benz" duke udhëtuar nga Korça n...
Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr mes dy të miturv...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve...
Finlanda ka kryesuar Raportin Botëror të Lumturisë 202...
Hiperseksualizimi tek fëmijët, ka qenë tema e emisioni...
Edhe këtë të enjte, Izraeli vijoi sulmet ndaj militant...
Gazetari Labinot Lepashtica ka treguar detaje nga dosja e ...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të enjten në mbrëmje nj...
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosl...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...