LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komunikim “katunarshe”/ Bes Kallaku i del në "mbrojtje" deputetit të Lushnjes

18 Shtator 2021, 11:15, Lifestyle CNA
Komunikim “katunarshe”/ Bes Kallaku i del në

Bes Kallaku gjithmonë ka pranuar hapur origjinën e tij nga fshati. Shpesh, edhe nëpër intervisa ai nuk nguron të shprehet: ?Po, jam katunar?.

Së fundmi ai ka reaguar për fjalimin e deputetit të Lushnjes Sajmir Korreshi.

Në rrjedhën e komenteve pro dhe kundër lidhur me mënyrën e tij, e të shpehurit ?troç?, Besi ka vendosur t’i dalë në mbrojtje deputetit.

Me anën e një postimi në Instastory ai ka publikuar foton e deputetit nga Kuvendi dhe është shprehur se komunikimi në këtë lloj mënyre i pëlqen shumë.

?Personalisht, mua ky lloj komunikimi, drejt për drejt, ?katunarshe?, copë më pëlqen. Sajmir bravo?, shkruan Besi në postim.

Kujtojmë se fjalimi i deputetit është pasuar nga të qeshura në sallën e Kuvendit, prandaj edhe është komentuar gjatë në media./CNA.al

Lajmet e fundit nga