web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përfolën për një romancë/ Irina Shayk flet për herë të parë për mardhënien e saj me Kanye West

17 Shtator 2021, 12:58, Lifestyle CNA

U përfol gjatë romanca midis Irina Shayk dhe Kayne West. Për herë të parë dyshja u pa në Paris dhe më pas janë shfaqur në Los Angelos. Fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit.

Por si duket romanca midis tyre nuk zgjati shumë dhe tani ata nuk janë më bashkë.

Irina Shayk, të cilës i është vënë shpesh në dukje lidhja me reperin ka lënë të kuptohet se preferon ta mbajë jetën e saj të dashurisë private, shkruan CNA.al .

Gjatë një interviste të fundit me moderatorin Highsnobiety, të publikuar të enjten, më 16 shtator, modelja 35-vjeçare është pergjigjur me shumë elegancë rreth një pyetje në lidhje me mardhënien e saj me reperin 44-vjeçar.

Nesër do të ketë një thashethem se po takohem me dikë tjetër,kjo është kthyer në dicka normale për mua . Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër dhe kështu me rradhë. Gjithmonë ka diçka atje, ka një pse dhe një sepse, unë thjesht dua ta mbaj për vete?, është shprehur Irina gjatë intervistës.

Modelja ruse u takua për herë të parë me West, ndërkohë që po punonte në videoklipin e tij “Power” në vitin 2010. Më shumë se një dekadë më vonë, ata ndezën thashethemet e romancës kur u panë së bashku në Francë gjatë qershorit.

?West gjithmonë mendonte se Irina ishte e bukur,” tha një burim ekskluzivisht për ?Us Weekly? në qershor, duke vënë në dukje në atë kohë se dyshja  ishin bashkë.

Sidoqoftë, romanca nuk zgjati shumë. Për këtë mbase kanë ndikuar edhe ulje ngritjet e mardhënies së Kim dhe Kanye. /CNA.al





Lajmet e fundit nga