
Nuk gjen qetësi Turqia/ Një tjetër tërmet 5.7 ballë mëngjesin e sotëm
Turqia është goditur sërish sot nga një tërmet tjetër. Lë...
Turqia është goditur sërish sot nga një tërmet tjetër. Lë...
Fushata për zgjedhjet sjell të papritura: për herë të parë në sondazhe kryesojnë socialdemokratët.Por katër javë para zgjedhjeve është e hapur a do ta drejtojnë Gjermaninë konservatorët apo të majtët, shkruan Auron Dodi.
Rezultati i institutit demoskopik Forsa i ditëve të fundit erdhi papritur. Sipas tij socialdemokratët (SPD) kryesojnë në sondazhe, për herë të parë në 15 vitet e fundit. SPD kryeson me 23 përqind të votave, ndërsa CDU/CSU-ja merr 22 përqind. Të Gjelbrit kanë zbritur tashmë prej kohësh në vend të tretë, me 18%. Kryesimin e socialdemokratëve e ka konfirmuar edhe një sondazh i një instituti tjetër demoskopik, ndërsa një sondazh i institutit Allensbach sheh CDU/CSU-në përpara.
Është e ditur që sondazhet nuk janë rezultatet e zgjedhjeve. Sondazhet pasqyrojnë edhe emocione të momentit. Por që Partia Socialdemokrate Gjermane të dalë partia më e fortë në zgjedhje, kjo tani nuk përjashtohet. Shihet si një mundësi 50:50.
Pse ndryshoi opinioni në dobi të socialdemokratëve?
Në fakt, ngjitja socialdemokrate në sondazhe është vetëm tre përqind në krahasim me zgjedhjet e shkuara parlamentare. Dhe atëherë, në 2017-ën, rezultati u konsiderua historik i ulët për socialdemokratët. Forcimi i socialdemokratëve, në radhë të parë, është një dobësim i CDU/CSU-së.
CDU/CSU kanë rënë 20 përqind përballë socialdemokratëve, që nga janari i këtij viti. I largët duket fillimi i vitit, kur kjo parti pritej t’i fitonte me mbi 30 përqind zgjedhjet. Ndërsa që nga zgjedhjet e kaluara parlamentare partitë unioniste kanë rënë 10 përqind.
Rënia e CDU/CSU-së në sondazhe nisi me krizën e pandemisë. Vaksinimet ecën ngadalë, pasi vaksinat mungonin në Gjermani, ku u shpik vaksina BionTech/Pfizer; në kufizimet e forta të jetës publike njerëzit shpesh nuk dallonin një strategji të qartë; një aferë korrupsioni me maska e disa deputetëve të CDU/CSU-së i goditi më tej partitë unioniste; së fundi, fundi i paorganizuar mirë i angazhimit në Afganistan dhe mungesa e paralajmërimeve në përmbytjen e madhe në dy lande federale duket se e goditën tolerancën e njerëzve.
Me gjithë këto, shanset që kandidati i CDU/CSU-së për kancelar, Armin Laschet të bëhet pasardhës i Merkelit ende ekzistojnë. Lascheti është i aftë për surpriza, siç e tregoi edhe ndeshja televizive e së dielës (29.08.) me kandidatët për kancelarë të SPD-së dhe të Të Gjelbërve: në të ai i vuri qartë përpara socialdemokratit Scholz p.sh. qëndrimin e pavendosur të SPD-së për angazhimet ushtarake.
Performancën e Laschet-it e ndikuan megjithatë disa pakujdesi. Një buzëqeshje në sfond në televizion, kur po fliste presidenti i Gjermanisë për përmbytjen, u interpretua nga kundërshtarët si mungesë empatie. Pengues për Laschetin është edhe fakti që në CDU/CSU ka njerëz që ende e shohin kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, të përshtatshëm si kandidat për kancelar. Dhe sa më të dukshme bëhen krizat, aq më fort pyesin njerëzit kush duket më kompetent për t’i drejtuar më mirë.
Ngjitja e SPD-së lidhet edhe me kandidatin për kancelar
Është fakt, kandidatit socialdemokrat për kancelar, Olaf Scholz deri tani nuk i kanë shpëtuar gabime në fushatën elektorale. Scholz-i ka përvojë të gjatë drejtuese. Si ministër i Financave të Gjermanisë ai drejtoi ekonominë gjatë pandemisë duke shpërndarë shumë para e subvencione. Ai ka qenë ministër në dy qeveri të Merkelit: me përvojën drejtuese dhe me natyrën e qetë ai sugjeron kompetencë e vazhdimësi. Edhe në popull, socialdemokrati Scholz është kandidati më i preferuar për kancelar: për momentin atë e mbështesin 35 përqind e gjermanëve. Pasohet nga kandidatja e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock, me 15 përqind. Kurse kandidati i CDU/CSU, Laschet, për momentin merr 11 përqind. Njëkohësisht: 44 përqind e gjermanëve nuk mbështesin asnjërin nga kandidatët.
Sondazhet mund të ndryshojnë. Janë ende katër javë deri në zgjedhjet parlamentare në 26 shtator. Por edhe po nuk dolën të parët, socialdemokratët duket se vendin e dytë e kanë të sigurtë.
Për herë të parë prej 1949 një qeveri me tri parti
Njëkohësisht, emëruesi i përbashkët i të gjitha sondazheve të deritashme sugjeron se CDU/CSU ka shanse të dalë partia më e fortë nga zgjedhjet. Dhe që mandatin për të formuar qeverinë do ta marrin unionistët. E sigurtë megjithatë kjo nuk është.
Më të sigurtë që do të jenë pjesë e çfarëdo koalicioni qeveritar janë të Gjelbrit. Ata janë tani në vend të tretë, me 18 përqind. Të Gjelbrit janë të vetmit që e kanë dyfishuar mbështetjen që nga zgjedhjet e kaluara parlamentare. Mbështetja për Të Gjelbrit deri në mes të majit përkohësisht qe më e madhe edhe se mbështetja për CDU/CSU-në. Veç pandemisë, ndryshimi i klimës është tema tjetër që i preokupon më fort gjermanët.
Por edhe liberalët e FDP-së, aktualisht me 12 përqind duket se do të luajnë rol vendimtar, në çdo qeveri koalicioni. Ultra të djathtët e AfD-së, me 10 përqind, nuk i dëshiron njeri si partnerë. Kurse partia E Majta nuk arrin më shumë se 6%.
Përndryshe për momentin duket krejt e hapur se cili koalicion qeveritar do të drejtojë Gjermaninë pas 26 shtatorit.
Shifrat sugjerojnë se Gjermania do të ketë një qeveri me tri parti pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo është e re për Gjermaninë dhe mund ta ngadalësojë formimin e qeverisë. Do të ishte hera e parë, prej vitit 1949 që Gjermaninë do ta drejtonin tri parti.
Me gjasa për të formuar qeverinë aktualisht shihet një koalicion CDU – Të Gjelbrit – liberalët e FDP-së. Por gjasa ka po ashtu edhe një koalicion i dominuar nga të majtët: pra midis Socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së. Edhe një koalicion SPD-E Majta-Të Gjelbrit nuk përjashtohet si mundësi matematikore.
CDU-ja u druhet fort koalicioneve të tilla, ajo flet për rrezikun e një koalicioni të majtësh në pushtet. Prandaj tani i ka shpallur socialdemokratët dhe Scholzi-n si kundërshtarët kryesorë në fushatë. Më pak i preferuar, sepse shihet mjaft i konsumuar me dy partitë kryesore, do të ishte një koalicion mes CDU-së, SPD-së dhe liberalëve të FDP-së./DW
“The EconomistNë pranverën e vitit 2004, Antonina Presnjakov...
Teksa po vëzhgoja ngjarjet e javëve të fundit – dhe po refle...
Nga Saad Mohseni “Financial Times”Kur forcat amerikane dhe f...
“Strofulla e i Ujkut” ose Wolfsschanze, është sot e rrënuar,...
Nga Jeremy Cliffe “Newstatesman”Për dekada të tëra Franca ka...
Nga Alex Orlando “Discover Magazine”Në fund të librit “Repub...
Nga David N.Bossie “Fox News”Presidentët supozohet që t’i zg...
Në fillim të muajit maj, kur vendet evropiane po prisnin një...
Presidenti Xho Bajden e menaxhoi shumë keq tërheqjen nga Afg...
Tridhjetë vjet më parë, një grup ekstremistësh komunistë vun...
Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha...
Nga Julian Hayes “The Spectator”Lajmi i arrestimit javën e k...
Nga Gordon G.Chang “Fox News”Kina i ka furnizuar me armë dhe...
Nga Kimiya Shokoohi “BBC”Qyteti Jazd në shkretëtirën e Irani...
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të inf...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë nj...
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan BelloNjë nga personalitetet më të njohura të Lëviz...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Gjatë natës, në lagjen "Çlirim", Çorovodë, ka rënë zj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Turqia është goditur sërish sot nga një tërmet tjetër. Lë...
Gjatë vitit 2022 trafiku global i udhëtimeve ajrore u rrit...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po vazhdojnë të m...
Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar g...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...