I ka ndihmuar prej vitesh, ndaj Kina duhet të jetë përgjegjëse për krimet e talebanëve afganë
Nga Gordon G.Chang “Fox News”Kina i ka furnizuar me armë dhe...
Nga Julian Hayes ?The Spectator?
Lajmi i arrestimit javën e kaluar i një roje të sigurisë të punësuar në ambasadën britanike në Berlin, me dyshimin e spiunimit për llogari të Rusisë, shërben si një kujtesë e fortë se Britania e Madhe dhe aleatët e saj janë në pragun e një Lufte të re të Ftohtë.
Me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shembjes pasuese të regjimeve komuniste, u duk sikur konfliktit Lindje-Perëndimi kishte ardhur fundi. Aleatët e NATO-s morën frymë të lehtësuar dhe hodhën shikimin drejt horizonteve të reja.
Ata besonin se objektivi i tyre kryesor ishte arritur, dhe se ditët e Rusisë si një superfuqi botërore i përkisnin tashmë së shkuarës dhe librave të historisë. Por gjatë 30 viteve të fundit, pas vështirësive fillestare të viteve 1990 dhe zgjedhjes së Putinit president, Rusia ka tentuar që të rifitojë statusin e saj në skenën botërore.
Kam pak dyshime se një Luftë e Ftohtë e dytë ka depërtuar në botën tonë, kryesisht pa dijeninë tonë. Dhe kjo nuk është vetëm luftë teknologjike. Në fakt taktikat më të vjetra të spiunazhit dhe të njerëzve në terren janë gjithashtu në aktivizim të plotë.
Helmimet e Alekandër Litvinenkos dhe Sergei dhe Julia Skripal, shërbejnë si një kujtesë se mënyrat e vjetra të Luftës së Ftohtë janë akoma gjallë. Këto helmime të kujtonin vrasjen e disidentit bullgar Georgi Markov në vitin 1978, i cili u godit me një ombrellë me majë që përmbante një dozë vdekjeprurëse të ricinës, teksa po priste metronë në një stacion në Londër në kulmin e Luftës së Parë të Ftohtë.
Përkundër të gjitha zhvillimeve në spiunazhin e teknologjisë së lartë, metodat e vjetra të mbledhjes së informacionit përmes kontakteve, informatorëve dhe agjentëve duket se mbizotërojnë ende. Drama më e fundit në Berlin, e dëshmon më së miri këtë gjë.
Kur po kërkoja për shkrimin e librin tim?Stounhauz:Ministri i kabinetit, mashtruesi, spiuni? mbi ministrin laburist Xhon Stounhauz dhe spiunazhin brenda qeverisë britanike në kulmin e Luftës së Ftohtë, ishte e qartë se StB, shërbimi sekret çekosllovak,i trajnuar nga KGB-ja bëri përpjekje të mëdha për rekrutimin e bashkëpunëtorëve në radhët e sindikatave, personelit ushtarak dhe të sigurisë si dhe politikanëve britanikë.
Synimi i tij nuk ishte thjesht të grumbullonte informacione me rëndësi, por të mblidhte mbështetje dhe ndikim në krye të qeverisë britanike. Stounhauz dhe politikanët e tjerë të asaj kohe u paguan nga çekët dhe sovjetikët për të vënë në dyshim politikën e qeverisë në Dhomën e Komuneve, dhe u përpoqën që të ndikonin në ndryshimin e qasjes ndaj Lindjes, për të përfituar ata që ishin pas Perdes së Hekurt.
Vitet e fundit ata kanë pasur në shënjestër NATO-n dhe sidomos të Bashkimit Evropian. Dokumentet e zbuluara kohët e fundit, kanë zbuluar pikëpamjen pozitive të Rusisë mbi Trump dhe skepticizmin e tij të hapur ndaj një numri aleancash ndërkombëtare, përfshirë NATO -n, gjë që çoi në manipulimin e mëvonshëm të rusëve në mediat sociale përmes gënjeshtrave dhe dezinformatave në favor të Trump përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.
Ndërkohë ekziston një dyshim i arsyeshëm se vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimit Evropian, mund të jetë ndikuar nga një formë e ndërhyrjes ruse. Bashkojeni atë me punësimin e blogerëve nga Rusia për të përhapur informacione të rreme në lidhje me vaksinën AstraZeneca, dhe jeni tërësisht të justifikuar nëse besoni tek një ringjallje e një konflikti Lindje-Perëndim.
Edhe Britania nuk ka qenë imune ndaj kësaj tendence, me debatet e muajve të fundit mbi kontratën me kompaninë kineze Huauei për ndërtimin e rrjetit 5G. Fakti që çekët dhe sovjetikët munden të rekrutojnë agjentë brenda sistemit tonë politik, tregoi jo vetëm këmbënguljen dhe dinakërinë e tyre të konsiderueshme, por edhe dobësitë brenda demokracisë sonë.
Politikanët kishin çmimin e tyre. Fakti që ata ishin aq të korruptueshëm gjatë Luftës së Ftohtë, nuk është një gjë e mirë për shpurën aktuale të politikanëve tanë aktualë, të cilët janë të zhytur në akuza për korrupsion. Nga ana tjetër fakti që politikanët tanë dhe ata që punojnë ngushtë me ta vazhdojnë të jenë të ndjeshëm ndaj rekrutimit nga fuqitë e huaja apo korporatat e mëdha nuk duhet të në habisë.
Kush e mori vendimin fillestar? Cilat ishin arsyet? A është diktuar ky vendim nga ndonjë ndikim i jashtëm? Ne të gjithë duhet të qëndrojmë vigjilentë, të pyesim mbi gjithçka dhe të sigurohemi që të mos ecim përgjumësh drejt një kurthi të ri të Luftës së Ftohtë./CNA.al
Nga Gordon G.Chang “Fox News”Kina i ka furnizuar me armë dhe...
Nga Kimiya Shokoohi “BBC”Qyteti Jazd në shkretëtirën e Irani...
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të inf...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë nj...
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Nga New York TimesTalebanët kanë marrë nën kontroll më shumë...
Nga Julia Hollingsworth, CNNKa kaluar një vit e gjysmë që ku...
The ConversationOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë t...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një ven...
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fik...
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; j...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Pasi u përurua në detyrë në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...