LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ka ndihmuar prej vitesh, ndaj Kina duhet të jetë përgjegjëse për krimet e talebanëve afganë

22 Gusht 2021, 07:54, Blog CNA
I ka ndihmuar prej vitesh, ndaj Kina duhet të jetë

Nga Gordon G.Chang ?Fox News?

Kina i ka furnizuar me armë dhe mbështetje logjistike talebanët për dekada të tëra. Megjithatë presidentët amerikanë i kanë injoruar lidhjet e Pekinit me grupimin ekstremist xhihadist, edhe kur këto armë janë përdorur kundër forcave amerikane dhe atyre të NATO-s.

Figura të larta të grupimit që ka strehuar në të kaluarën terroristët e A-Kaedës, përfshirë bashkë-themeluesin e lëvizjes Abdul Ghani Baradar, u takuan me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi në qytetin kinez Tianxhin më 28 korrik.

Zyrtarët e shërbimeve sekrete amerikane, besojnë se Pekini do ta njohë së shpejti Emiratin Islamik të Afganistanit, që është shpallur këto ditë nga lëvizje talebane. Por lidhjet e Kinës me talebanët janë të vjetra, dhe shkojnë edhe përtej sulmeve terroriste të11 Shtatorit kundër SHBA-së.

Më 18 shtator 2001, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës Zhu Bangzao deklaroi se ?Kina nuk ka asnjë lloj marrëdhënie,qoftë edhe formale me talebanët?. Lidhjet e Pekinit me grupin, tha ai, ishin në ?nivel pune?, teksa i etiketoi si ?thashetheme të pabazuara?raportet mediatike, se Kina po ndërtonte rrjete telekomunikacioni dhe diga për talebanët.

Huawei, prodhuesi nr.1 i pajisjeve të telekomunikacionit në Kinë, kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me talebanët. ?Electronic Engineering Times?raportoi në dhjetorin e vitit 2001 se zyrtarët indianë të inteligjencës, besonin se ?Huawei India? kishte furnizuar me pajisje mbikëqyrëse të komunikimit talebanët në Afganistan.

Huawei i hodhi poshtë këto akuza, dhe një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha se ato ishin ?gënjeshtra?. BBC dhe mediat të tjera kanë raportuar shpesh sesi Pekini i furnizoi talebanët me armë edhe pas sulmeve të11 Shtatorit 2001, si për shembull me raketa tokë-ajër, armë kundërajrore, mina tokësore, granata dhe pjesë për ndërtimin e bombave që shpërthejnë në rrugë, si dhe snajperë të kalibrit të madh, të shoqëruara me miliona fishekë dhe municione të tjera.

Edhe pse disa nga pajisjet u dërguan në Afganistan përmes palëve të treta me bazë në Iran dhe Pakistan, autoritetet qendrore kineze duhej ta dinin me siguri se çfarë po ndodhte, pasi këto armë prodhoheshin në fabrikat e saj shtetërore. Për më tepër Pekini atëherë, ashtu siç bën tani, drejtonte një shtet që mbikëqyrte thuajse çdo gjë.

Nuk ka pasur asnjëherë asnjë justifikim për këtë neglizhencë të qëllimshme. Udhëheqësit dhe politikë-bërësit amerikanë, as që e panë si të tillë. Kjo pasi në atë kohë, Uashingtoni shpresonte se mund ta integronte regjimin komunist të Kinës në sistemin ndërkombëtar, dhe se partia-shtet e Kinës do të bëhej një ?aktor i përgjegjshëm?, siç shprehej zëvendës/sekretari i Shtetit i atëhershëm Robert Zollik në një fjalim tashmë të famshëm të vitit 2005.

Tani, askush nuk ka luksin ta anashkalojë sjelljen e rrezikshme të Pekinit. Nëse talebanët do të lejojë edhe një herë që Afganistani të përdoret si një terren për organizimin e sulmeve terroriste, Uashingtoni do të duhet që t?i kërkojë llogari jo vetëm talebanëve, por edhe  sponsorëve të tyre. Kjo do të thotë, para së gjithash, mbështetëses së tyre më të rëndësishme, Republikës Popullore të Kinës.

Shënim:Gordon G.Chang, studiues dhe anëtar i ?Gatestone Institute?.Autor i disa librave, duke përfshirë librin e fundit?Rënia e ardhshme e Kinës?./CNA.al

Lajmet e fundit nga