Tre leksione që Evropa duhet të mësojë nga rënia e Afganistanit
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Nga Kimiya Shokoohi ?BBC?
Qyteti Jazd në shkretëtirën e Iranit Qendror ka qenë prej kohësh një nga zonat kryesore për risitë teknologjike. Ai është shtëpia e një sistemi të mrekullive të lashta inxhinierike, që përfshin një strukturë nëntokësore të ftohjes të quajtur ?y akh?l?, një sistem nëntokësor të ujitjes të quajtur ?qanats?, dhe madje edhe një rrjet korrierësh të quajtur ?pirradazi??, që i paraprijnë me më shumë se 2000 vjet shërbimit postar në SHBA.
Ndër teknologjitë e lashta të Jazd është edhe ?kapësi i erës? ose në persisht ?bâdgir?. Këto struktura të jashtëzakonshme, janë një panoramë e zakonshme mbi çatitë e shtëpive në Jazd. Ato janë shpesh kulla drejtkëndore, por që shfaqen edhe në forma rrethore, katrore, tetëkëndore si dhe forma të tjera të zbukuruara.
Megjithëse shumë nga këto struktura kanë dalë aktualisht jashtë përdorimit, ato po tërheqin studiues, arkitektë dhe inxhinierë, që po shqyrtojnë se çfarë roli mund të luajnë ato për të garantuar freskinë tonë në një botë që nxehet me shpejtësi.
Meqenëse një ?kapës i erës? nuk kërkon energji elektrike për ta vënë në punë, ajo është një formë ftohjeje me kosto efektive dhe e pastër nga pikëpamja e mbrojtjes së mjedisit. Në kushtet kur ajri i kondicionuar konsumon tashmë një të pestën e konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në nivel global, alternativat e lashta si ?kapësi i erës? po bëhen një opsion gjithnjë e më tërheqës .
Janë dy forcat kryesore që e çojnë ajrin nga lart poshtë nëpër këtë strukturë:era që vjen nga jashtë, dhe ndryshimi rrymave brenda në varësi të temperaturës, ku ajri më i ngrohtë tenton të ngrihet mbi ajrin më të ftohtë dhe më të dendur.
Në fillim, pasi ajri kapet në krye të strukturës, ai futet në pjesën e poshtme, duke depozituar në këmbët e kullës çdo sasi rërë apo mbetje që gjendet në ajër. Pastaj ajri lëviz në të gjithë brendinë e ndërtesës, ndonjëherë mbi pishina nëntokësore me ujë për ftohje të mëtejshme.
Në fund, ajri i ngrohtë do të ngrihet larg dhe do të largohet nga ndërtesa përmes një kulle, apo një hapjeje tjetër, i ndihmuar nga presioni brenda ndërtesës. Forma e kullës, bashkë me faktorët e tjerë si struktura e shtëpisë, drejtimi në të cilin është ngritur kulla, sa të çara ka, si janë pozicionuar kanalet dhe lartësia e tyre për të përmirësuar aftësinë e kullës për të tërhequr erën në banesat që ndodhen poshtë.
Godinat kishin mure të trasha dhe me pak dritare përballë diellit. Ato kishin të çara për të marrë ajër në anën ku frynin më shumë erërat. Por disa studiues argumentojnë se vendlindja e kapësve të erës ishte vetë Irani. Pavarësisht se cila është e vërteta, fakt është që kapësit e erës u përhapën masivisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Variacionet e kapësve të erës në Iran mund të gjenden në ?barjeelët? e Katarit dhe Bahreinit, në ?malqafi?-it e Egjiptit, mungh e Pakistanit dhe shumë vende të tjera, thotë Fatemeh Xhomehzadeh nga Universiteti i Teknologjisë në Malajzi dhe kolegët e tij.
Qytetërimi persian ka krijuar ndryshime strukturore për të mundësuar një ftohje më të mirë. Në klimën e nxehtë dhe të thatë të Jazdit, këto struktura rezultuan jashtëzakonisht të njohura, derisa qyteti u bë qendra e kullave të stolisura që synonin të mblidhnin erën e shkretëtirës. Qyteti historik Jazd u njoh si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2017, pjesërisht për shkak të këtyre strukturave.
Përveç freskimit të shtëpive, kullat kishin gjithashtu një rëndësi të madhe kulturore. Në Jazd, kapësit e erës janë po aq pjesë e horizontit sa Tempulli Zoroastrian dhe Kulla e Heshtjes. Midis tyre gjendet kapësi i erës në Kopshtet Dulatabad Abad, që thuhet se është më i larti në botë me 33 metra, dhe një nga të paktët që është ende funksional.
I vendosur në një ndërtesë tetëkëndore, ai ndodhet mbi një shatërvan që shtrihet në rreshtat e pishave. Efikasiteti i ftohjes së tyre pa emetime që ndotin atmosferën, i nxit disa studiues të argumentojnë se ato do të ringjallen. Parham Keirkah Sangdeh, ka studiuar aplikimin shkencor dhe kulturën e kapësve të erës në arkitekturën bashkëkohore në Universitetin Ilam në Iran.
Ai thotë se shqetësimet si insektet që depërtojnë në grykën e strukturës dhe grumbullimi i pluhurit dhe mbeturinave të shkretëtirës, kanë bërë që shumë njerëz t?i braktisin këto mënyra të freskimit të shtëpive. Në vend të tyre përdoren sistemet mekanike të ftohjes, si njësitë konvencionale të ajrit të kondicionuar.
Shpesh, këto funksionojnë përmes karburanteve fosile që emetojnë gazra të fuqishëm serë kur lëshohen në atmosferë. Mbërritja e teknologjive moderne të ftohjes, është fajësuar prej kohësh për përkeqësimin e metodave tradicionale të freskimit në Iran, shkroi në vitin 1977 historiania e arkitekturës iraniane Elizabeth Bizli.
Pa një mirëmbajtje të vazhdueshme, klima e ashpër e Rrafshnaltës Iraniane ka shkatërruar shumë struktura të tilla. Keirkah Sangdeh e sheh distancimin e popullatës prej tyre, si pjesë e tendencës së publikut për të përdorur teknologjitë e krijuara nga Perëndimi.
Në Britani, rreth 7.000 variacione të kapësve iranianë të erës, janë instaluar në godinat publike midis viteve 1979-1994. Ato mund të shihen në ndërtesa të tilla si spitali ?Royal Chelsea? në Londër, deri tek disa supermarkete në Mançester.
Këto struktura moderne, nuk kanë shumë ngjashmëri me strukturat e lashta të Iranit. Në një godinë 3-katëshe në një rrugë të populluar në veri të Londrës, kullat e vogla të ventilimit lejojnë një ventilim pasiv të ajrit të nxehtë. Edhe SHBA-ja ka nisur të ndërtojë modele të ngjashme.
Kërkimet për një zgjidhje të qëndrueshme ndaj problemit të mbinxehjes së planetit tonë vazhdojnë. Në Palermo në ishullin italian të Siçilisë, studiuesit kanë zbuluar se klima dhe kushtet mbizotëruese të erës, e bëjnë atë vendin e duhur për strukturat që kapin erën dhe e përdorin si një lloj kondicioneri natyral./CNA.al
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të inf...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë nj...
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan BelloNjë nga personalitetet më të njohura të Lëviz...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Nga New York TimesTalebanët kanë marrë nën kontroll më shumë...
Nga Julia Hollingsworth, CNNKa kaluar një vit e gjysmë që ku...
The ConversationOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë t...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një ven...
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fik...
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; j...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Pasi u përurua në detyrë në ...
Nga Nancy Qian “Project Syndicate”Përveçse u shtynë me 1 vit...
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...